Kush janë ‘analistët me fëmijë të shthurur’ për të cilët flet Vasjari?! (VIDEO)

redaktor

“…Shumë nga këta analistë, më kanë kërkuar mua t’u kaloj djalin dhe vajzën e tyre! Shumë prej tyre! Më kanë futur mua miq! Kanë qenë kaq biologjikë ndaj fëmijës së tyre,  për një provim… Mos t’i marr me emra, se nuk është një, janë shumë të tillë…Atakonin znj.Xhuvani me të njëjtin arsyetim, ndërkohë që këta analistë nuk i kanë kërkuar ndonjëherë llogari prindërve të tyre për atë çfarë mund të kenë bërë në kohë të tjera…”

 

************

 

Opinionisti dhe pedagogu i UET Arjan Vasjari ka bërë një deklaratë vërtet interesante në emisionin Tonight Ilva Tare duke folur për mënyrën se si është trajtuar nga disa analistë rasti Xhuvani:

Vasjari tha shprehimisht:

“Ajo që mua më ka bërë përshtypje në gjithë këtë dramë, gjithë këtë tragjedi madje, është një komponent hipokrit i shoqërisë shqiptare dhe jo vetëm i shoqërisë, por edhe i medias; politikës po e po. Po të shikoje në rrjetet sociale, pjesën dërrmuese të analistëve të medias etj. etj, ndoshta me të drejtë, madje me të drejtë, nuk u ngopën me dorëheqjen si politikane të znj.Xhuvani, por shkuan më tej, kërkuan edhe dorëheqjen e saj si nënë…

Arrijnë deri aty sa t’i thoshin që përse ti nuk e denoncove djalin tënd në periudhën kur ai bëri krimin apo në vitet më pas, ndërkohë që shumë nga këta analistë, më kanë kërkuar mua t’u kaloj djalin dhe vajzën e tyre! Shumë prej tyre! Më kanë futur mua miq! Kanë qenë kaq biologjikë ndaj fëmijës së tyre, sa kur ka qënë puna për një provim, më kanë marrë miq, më kanë zënë miq mua, mos t’i marr me emra, se nuk është një, janë shumë të tillë, por mos fol për politikën nga ana tjetër.

Edhe sot ka pasur analiza që e atakonin znj.Xhuvani me të njëjtin arsyetim, ndërkohë që këta analistë nuk i kanë kërkuar ndonjëherë llogari prindërve të tyre për atë çfarë mund të kenë bërë në kohë të tjera, sepse nuk dua të…Ose analistë që përpiqeshin të ndërtonin një paralele mes 21 Janarit, që është një makabritet shtetëror – se ky nuk ishte një makabritet shtetëror i 21 Janarit – dhe ndërtonin gjithmonë një paralele për të retushuar këtë duke i shkarkuar gjithë përgjegjësinë Sali Berishës dhe duke harruar paradoksalisht se shkaku i 21 Janarit është ai me të cilin Qeveria sot ka bërë aleancën, por atë nuk e kujtojnë. Pra, në të gjitha rastet po të shikojmë është një hipokrizi endemike e sistemit.”

Disa pyetje lindin:

Me cilët analistë e ka Arjan Vasjari kur ka bërë këtë deklaratë në emisionin e gazetares Ilva Tare? Kush janë ata që kërkojnë të blejnë provimet për fëmijët e tyre?

Si guxojnë ata të kërkojnë ndere kaq të vogla për fëmijët duke ju dhënë diploma false? A është e mundur që këta burra të mençur që bëjnë opinionin dhe pretendojnë se brumosin shqiptarët me të vërtetën janë familjarët më të devotshëm për bashkëshortet e tyre të lumtura dhe fëmijët e mbarë?

A është e mundur që të jenë po ata analistë që anatemuan Luiza Xhuvanin si nënë? A kemi në analistë me dy fytyra që thonë bëj si them unë, por mos bëj si bëj unë?

A i njohim ne fëmijët e analistëve, politikanëve dhe artistëve të tjerë? A thua vallë të jetë e vërtetë që një pjesë e tyre kanë vetë probleme serioze me edukimin dhe rritjen?

Ndoshta Vasjari gabohet kur lëshon një deklaratë e cila vë në dyshim imazhin e vërtetë të analistëve shqiptarë?

[vsw id=”LaJyqpvcPQo” source=”youtube” width=”640″ height=”344″ autoplay=”no”]

 

 

 

Share This Article
52 Comments
    • Luiza i ka dale ne krah djalit te saj kriminel kur djali i saj vrau nje djale te ri ne mes te tiranes para tre vjetesh nderhyri ne gjykate e prokurori dhe e la te lire djalin e saj kriminel dhe vrases. Gjithashtu djali i saj kriminel akuzohet dhe per nje ngjarje tjeter te rende, per nje vrasje te trefishte te mbetur ne tentative, ne qytetin e Gjirokastres. Dhe per te gjitha keto ajo eshte pergjegjese po aq sa i biri i saj kriminel per kater vrasjet e ndodhura dy dite me pare ne qender te Tiranes. Ajo luiza xhuvani eshte shume dinake, ajo don tju hedhe hi syve shqipetareve dhe don te punoje fshehurazi qe ta ndihmoje djalin e saj kriminel qe dhe kesaj rradhe te dale nga burgu. Ajo eshte nje tinzare dhe dinake pasi ajo tani kur e pa qe policia i mblodhi te gjitha provat dhe kishte dhe deshmitare te plote dhe te sakte per ngjarjen dhe kur e pa se e arrestuan kriminelin e saj si lepur ne flagrance doli e tha se jap doreheqjen dhe tha drejtesia te veproje. Kush eshte ajo qe i jep urdher drejtesise. Nga vete kjo fjale tregon se ajo e ka penguar deri tani drejtesine. Ngjarja ka tronditur opinionin pasi jane vrare nga dora e djalit kriminel te saj kater persona, ajo eshte njelloj fajtore dhe duhet te mbaje pergjegjesi si djali i saj kriminel.

      • boll ore ti me pseudonimin adri se na cate trapin
        kaq zhurme nuk keni bere as per 21 janarin qe eshte krim i urdheruar nga posaqia kryeminister.
        flisni per nje mender vrasje mejhanesh kot me kot nga ato qe kishte me thase kur qeveriste pisi i Beogradit
        shkoni ore beni shurren andej, sijkur nuk e dime ne qe jeni nje tufe legenash te futur nga PD per t ekomentuar ketu, keni 4 dite qe keni marer urdher per te mbush forumet me qimen tuaj te bere tra.
        loqe te marre fund

        • O vasjar kto qe thua ti jane krejt faje te lehta.
          A po din qe ka analista qe kane falsifiku harta pronash dhe dyshohen per perzirje ne atentate me telekomande mbi rival gjykatsa?
          Po analista qe blejne vila nga 1 milion euro a po din qe ka?
          Po analista qe jane krejt me biznese e si munden keta me perfaqesu interesin publik a ma thua ti?
          Ai analisti i univeristettit tand psh? Po ai analisti tjeter krejt i zi spiun dyleksh i komunizmit qe ka edhe ai universitet privat?
          Kta qfar shembull japin??

        • Adri,ju mundeni me na thane Böll me sa te doni,mundeni edhe me imponuar heshtje ne médiat,mundeni edhe me blé gjyqetare e opinioniste po prape se prape kjo nuk do ndryshoje perceptimin e shume shqiptareve se ky vra prape 4 njereze se nuk u ndeshkuar here e pare!e nuk u ndeshkuar fale nderhyrjes se nénés artistpolitikane,pra nena e tij eshte po aq mos ma shume fajtore per Krim in e djallit!
          Mundoheni gjithe dit en,eshte kot se askkush nuk mundet me mbrojte nje Krim 4 fish per Pike te qefit!

  • lUIZA XHUVANI DUHEJ JO VETEM TE ANATEMOHEJ NGA SHOQERIA CIVILE, POR DUHEJ TE NDESHKOHEJ ME GJOBA DHE SANKSIONE TE RENDA NGA SHTETI LIGJOR.

    Sepse ka rritur me perkedhelite e saj dhe ka mbrojtur me autoritetin e saj te pushtetit mafioz nje monster DEMON-VRASTAR qe i merr jeten njeriut sikur te ishte zog pule. Nuk ka asnje justifikim prinderor qe te justifikoje lotet e krokodilit te Luiza Xhuvanit qe i leshon keto lote pa dogane si nje aktore teatri sa here qe djali i saj vret pa teklif nje njeri te rastit. Prandaj pyetja ketu per Visarin e Mallengjyer jo nga analistet qe duan t’i japin rryshfete per femijet e tyre dembele dhe te perkedhelur dru me pre, por nga nastradini qe gjithe rinine e tij e kaloi ne burgun e Enver Hoxhes:

    FAJIN NUK E KA LUIZA POR EDVINI QE QAU DHE VAJTOI KOSTANDININ BASHKE ME DEPUTETEN E TIJ FAQEZEZE.

    • Parenthood nuk eshte aq lehte sa thua ti. Eshte nje nga problemet me te medha qe ka shoqeria shqiptare.Arjan vasjari ka nje te drejte sepse kete analiste vertet jane jo analiste por pseudoanalist-kujtojne se i edukojne mire femijet e tyre duke paguar per provimet e diplomat e tyre. Rasti Xhuvani eshte rast i vecante -eshte kur i themi mos te mbifte e mos te ndodhte se nuk ke cfare bene.Jam dakord me te gjitha -qe edukata jepet ne familje jepet qe ne vogeli, femija duhet mbajtur nen kontroll, duhet pare me cile shoqerohet ne shkolle apo ne lagje , duhett pare nese pi alkol, vjedh merr drohge etje tjet. Po ja gje keto gjera nganjehere ndodh qe nuk mjaftojne- nuk eshte kollaj te fajesosh vetem prinderit.

      • Edhe ne Bibel shkruhet se Zoti ka thene:

        “FEMIJET DO TE VUAJNE MEKATET E PRINDERVE DERI NE BREZIN E SHTATE”

        Te tjerat jane lote dhe qurre alla enveriste sa per t’ja hedhur situates, sic ja hodhi kjo zonja artiste Xhuvani e Realizmit Socialist edhe heren e pare kur vajtoi para Edvinit tone te mallengjyer.

    • Nastadin Bej ! ke shkruar fjale me vend , greket e lashte thoshin : mekatet e gjysh-stergjyshit mundojne brezat qe vijne me pas .

  • kam pare njehere ne aeroport nje nga keta analistet e famshem kete …DELETED …. qe bleu nje liber italisht “Si ta trajtojme nje femije te droguar”

  • Shume i sinqerte me duket komenti. Si mund ti kerkosh nje nene te jape doreheqjen si nene. Duhet ti japim kurajo se ajo eshte me e demtuara ne kete rast jo per faj te saj.

    • me te demtuarat jane ato nenat qe konstadini u vrau djemte se luiza ne burg e ka djalin dhe po e mori malli vete dhe e takon po cte bejne ato te tjerat qe ia futi ne balte ky krimineli

    • Fatqesia per konstandinin e per ne eshte se qe moti nena e konstandini ka dhane doreheqje si néné! Vetem se nuk e kishe shpall kete tek kryeministria per tu bindur edhe Vete!

  • Po e dine te gjithe ne media per ke e ka fjalen.
    Per ate mjekroshin e Klanit qe ngjan si iraken obez, Arban Shkullaku apo si e ka emrin.
    Djali i tij eshte i tmerrshem, shkoni pysni ke shkolla

  • Ky Vasjari jam kurioz ke godet larg e larg, nje fenomen, disa analiste apo nje popull te tere. Ka nje objektiv me shume sesa fenomeni apo analistet. Ka nje detyre me duket qe emebel embel si njeri “i kulturuar” te percmoje nje popull te tere. Po po ne detyre

  • Sepse cfare kerkon te thote, ku kerkon te dale dhe me c’objektiv Vasjari kur thote: “Ajo që mua më ka bërë përshtypje në gjithë këtë dramë, gjithë këtë tragjedi madje, është një komponent hipokrit i shoqërisë shqiptare dhe jo vetëm i shoqërisë, por edhe i medias; politikës po e po.”

  • Vasiari ka te drejte sepse shumica e analisteve tane jane maskarenj qe kthejne faqen nga fryn era, qe po nuhaten se peshorja kalon ketytej, menjehere fillojne elozhet. jane vet te paedukate dhe kane edhe femije te paedukate. Jane te c eket dhe shpesh cinike qe nga njefare Bushati apo kapo, nipi i Hysniut sikurse Rama nipi i Kolekes, por qe ky bushati nuk atakohet nga Saliu qe kur i thur lavde,se para nja tete vjetesh Sala e kercenoi duke i thene : Ty te merrte perdore ne kopesht Enver hoxha dhe ti i recitoje vjersha! Kaq u desh dhe Andi i mbushi breket. Nuk
    guxon ta zere me ne goje Saliun dhe krimet e tij te shumta. Gazetar pis!

  • Hera e pare qe Arjan Vasjari me pelqen, se thote nje te vertete te madhe, Nderhyrjet e prinderve me pushtet, per femijet e tyre.
    Semundja e te qenurit nene, eshte e vertete, jo vetem per zonjen Xhuvani, qe i qelloi te jetoje gjemen, por te gjitha nenat, jane te prirura, te presin, deri ne pafundesi, se ishalla femija i tyre, ndryshon.
    Cdo nene kerkon te mbuloje dobesite e femijes se vet edhe kur ky mbulim, ka nje kosto te larte, se prandaj quhet NENE.
    Kush paragjykon zonjen Xhuvani, eshte thjesht nje kriminel, qe ka frike te beje krime, por qe ne shpirt, vret cdo dite shpirtra te trazuar.
    Shume prinder, sidomos me pushtet, kane mbuluar shume pislleqe te femijeve te tyre, disa ne forme thashethemesh, kane dale ne publik, disa sjane marre vesh.
    Prandaj sic thote nje fjale popullore qe: Kjo mos i ndodhte edhe armikut.
    Mos paragjykoni zonjen Xhuvani, se edhe ajo si cdo nene, priste qe i biri i saj, nje dite do te ndryshonte.
    Ju siguroj se dhimbja e saj, eshte sa dhimbja e marre se bashku e kater nenave qe ju vrane djemte e tyre, se zonja Xhuvani, ka edhe dhimbjen e percmimit, qe eshte me e rende se vdekja e femijes, qe gjithashtu e ka humbur.
    Gjykoni fenomenin, jo thjesht nje familje, pse erdhi kjo gjeme, pse kaq shume varre ne mosha te reja, jane neper varreza, gjykoni sistemin e kaosit, qe mbollen politikanet kriminele dhe hajdute, keta jane fajtoret dhe qe te ndalim katrahuren e krimit, duhet te shporrim, keta ndyresira,qe mbjellin vec dhimbje dhe varferi.

  • Vasjari nuk gabohet fare, po fare ama. Ne i ndjekim te gjithe analistet dhe i dime se c’thone nje here e cthone heren tjeter. Komplet hipokrite jane ne analizat e tyre. Por per familjet nuk i njoh,…. por mendja, pa dashje, shkon tek ajo qe edhe ne familje te tille jane. Kur nuk kane turp para popullit te gjihte , e si do kene turp para nje gruaje dhe 2 femijeve te vet.
    Them te drejten, ai Minxhozi me pelqen jashte mase sepse e kam pare qe gjithmone ben biseda me logjike dhe eshte parimor, duket njeriu. ….. dhe askush te mos besoje se populli eshte nje bageti qe nuk e kupton dredheine dhe dinakrine e atyre “oratoreve” qe u prishen fytyrat dhe u derdhet gjaku ne te gjihthe kapilaret e turinjve pothuajse ne te gjitha emisionet televizive, aq se na krijojne nje nje pendim te rende qe jemi ulur para televizorit!.

  • Mendoj si nje komentues me lart. Zonjes Xhuvani t I ka rene gjema, me plot kuptimin efjales…. eshtee tmerrshme pesha e madhe e dhimbjes me te cilen do ti duhet te jetoje…, dhimbje per humbjet e jeteve, dhimbje per humbjen edjalit…Luiza Xhuvani eshte nje Zonje , nje artiste shume e dashur per te gjithe ne….por qe I ra fati I zi te jetoje kete tragjedi….sa per komentuesen me pseudoimin persekutuar=denuar…..denimi e paska lene me pasoja te pariprueshme.. Te vesh nedyshim lotet, dhimbjen, rrenimin e Luiza Xhuvanit…do te thote te mos jesh njeri….

  • NJE HISTORI SHQYPTARE PER TE MALLENGJYER VASJARIN E PIKELLUAR

    Ishte nje familje tjeter famoze komunistesh te Kohes se Qepes te Enver Hoxhes me emerin Altin Rrapo nga Gjyrokastra qe mbas 90-s emigruan ne SHBA dhe djali i tyre i perkedhelur si Kostadinet, Fullanet, Rucet dhe Dadot e Shqypnise u bashkua me nje bande vrastare veriore laciane apo kuksiane qe trafikonin groge dhe kryen disa vrasje ne kete vend. Kur u zbuluan nga antikrimi amerikan Rrapoja Yne ja mbathi me vrap dhe u kthye ne Shqypni per t’u fshehur thoni ju o milet budalla? JO more JO, sepse e morri Like Floriri menjehere ne preherin dhe mbrojtjen e tij dhe e beri sekretar te vetin kur ishte Minister i Jashtem i Saliut. Altini i Rrapojve mendoi se ja kishte hedhur krimit qe kishte bere, por policia amerikane nuk eshte si policia albaneze e Likes, Saliut apo si e Edvinit dhe sapo Altini i Rrapojve shkoi ne ambasaden amerikane me pasaporte te re per te kerkuar vize e prangosen dhe e arrestuan fet e fet pa buje dhe pa zhurme. Like Floriri me Saliun dhe Presidentin protestuan por amerikanet i i thane:

    RINI URTE SE JU PRANGOSIM EDHE JU SE BANDILLI KA VRARE NJE SHTETAS AMERIKAN!

    dhe te gjithe trimat e pushtetit mafioz shqyptar u zbythen. C’ndodhi me tej? Altini Yne u morr ne pyetje nga FBI-ja e cila i propozoi bashkepunim me policine per te prangosur banden e rrezikshme tropojane shqyptare qe kishte vite qe punonte me drogen ne teritorin e Bronksit (Bronx County) ne ne Nju Jork dhe Altini Yne ose Altini i Likes pranoi keshtu qe amerikanet arriten te prangosin gjithe banden per nje kohe te shkurter. Po Altini? Ai po vuan denimin e shkurtuar me identit te ri dhe do Zoti te mos lidhet me bandite tropojane as me politikane si Like Floriri dhe Sali Berisha.

  • Une do te doja te beja nje koment tjeter! Ilva Tare ,per mua eshte nje gazetare e nivelit te ulet ,pavaresisht nga “make up” qe ben. Si mund te besh nje emision televiziv, vetem me “analiste” tip Vasjari apo Dervishi dhe nje gazetar tjeter, te gjithe “analiste” ! Analiste per te qene psikologe, juriste kushtetues apo “you name it”! Dhe, drejtimi I pyetjeve nga Z.Ilva Tare, na I spieguan shume mire, situaten ne Shqiperi, te krimit, te kriminelit apo te nenes se tij apo prinderve te te vrareve. Nje deshtim I vertete,nje mediokritet qe vetem ne Shqiperi mund te ndodhe dhe me Ilven! Ilva Tare te mjaftohet me thenien e Rames qe I tha -mezi pres te te them “naten e mire”.

  • BRAVOOOOO Vasjari le te dali ndonje ka ky popull qe nuk ka futur mik apo nuk ka dhene leke per te ndihmuar ne cdo lloj menyre femijet vete .Hipokrizia ne maksimum rastet jane ne infinit qe nga punsimet e deri tek mburrjet qe e kam mik familjar pranaj do i jap gjysmen e Shqiperise

  • Mos gjykoni.
    Me Kostandin Xhuvanin do te meret policia,gjykata apo prokuroria
    e mbas disa javesh, sic ndodh gati gjithmone, do ta perpije rutina
    e do te harrohet nga mendjet e njerezve.
    Ndryshe ndodh me “Fenomenin Xhuvani”. Ky eshte problemi.
    Plaga me e madhe qe ka sot Shqiperia eshte pikerishte ky fenomen.
    Nje fete e mire e te rinjve sot,lindur pak para apo pas “shpikjes se
    demokracise” jane potenciale te mundshem te krimit.
    Fara e mbjelle nga politika Berisha-Nano-Berisha po jep frutat e saje.
    Sot, kostatoje me keqardhje, se ato fruta jane ne maksimumun e
    shkelqimit te tyre.
    I takon politikes, dhe vetem politikes te okupohet serjozishte per kete
    fenomen pafundesishte te veshtire por jo te pazgjdhshem.
    Ne mesin e nje ngjarje tragjike qe tronditi opinionin shqiptar, nje shenje
    pozitive vjen pikerishte nga nena e “heroit” me dorheqjen nga parlamenti.
    Hera e pare ne historine demokratike Shiptare.
    Hap i madh civilizimi. Virtyt ky, qe ne venin tone ka pak intimitet.

    Une mendoje se ne raste te tilla duhet reflektuar.
    Jo gjykuar.

  • Per mendimin tim,fajin per rreshqitjen ne kriminalitet e ka nena dhe babai i tij sepse;me filmin PORNOGRAFIK qe bene,e damkosen krenarine e djalit te tyre perpara shoqerise.Vepra filmike PORNO ishte e parakoheshme per mentalitetin e shoqerise tone,keshtuqe talljet dhe rromuzet e “shokeve” e kane c’ekuilibruar trurin e adoleshentit,i cili me vone e dora- dores shkau ne krim.

  • Filloj gjuetja e shtrigave? Tash duhet me radhes ne per émission et e TV shqiptare me’ biografine e master’,,,
    Ah ah,shyqyr Zotit!
    Apo mos eshte nje Kthim ne identitet ( table ta me intuiten e can shkruati Krim,ah ah ah)…
    Mos e keni pasur baben a nenen spiune te Partise,zotni?

  • Konstandini tha ‘ma fiket jeten’ policeve. Po aj Vete e fiku jeten e tij. E fiku se nuk kishte asnje perceptim te cka eshte e mira e cka eshte e keqja…Asskush nuk e kishe mesuar se nuk duhet me pasuar arme me veti,se nuk duhet me rrjet déri ne 4 te Nates jashte neper klube kurvave,askush nuk e kishe mesuar se ne jete duhet te jesh pergjegjes i vetevetes….
    Nuk kishte kush me mesuar ne fakt,se kishte prindere te ‘ngritur’ e te ngarkuar me pergjegjesi per Artin e per fatin e Kombit!….
    Ka nje dallim ndermjet te rritish femije e te edukojsh femije:konstandini eshte ditur nga cifti xhuvani ,po nuk eshte edukuar nga to …Se nje femije i mireedukuar nuk vepron kur keshtu!..
    Edhe ky femije, kur prinderit nuk i lane vend per me existuar se Jane ne hale per me existuar vetem ata,ky femije behet ‘intéressant’ per prinderite e terheqe vemendjen e tyre me mbrapeshtite e tij ..
    Shoqeria shqiptare nuk eshte llumpen-elita e Pareve qe eshte ngritur ne tiranen,e qe eshte ngritur mbi pizlleke poshtersite pabesite:mendoni se vertet femijet e mediut apo berishes apo na nos e metes munden me qene femije qe nuk ju vjen turp per prinderet e tyre,ne inkonshience? Paret nuk Jane cdo gje ne jeté: baba ime kishte nje fjale:2 gjyshta nder i ke ne balle,bijo !
    E duhet cdo dite,duhet me menduar si mos me demtuar keto 2 gjyshta!
    Po kur prindereve iu ka plaçur cipa,mjere ato femije…
    Shoqeria shqiptare nuk eshte llumpen élit à e tiranes,qe per te pas ur ate stand art jeté se pa punuar hiç i duhet me u bashkuar e bashkpunuar me llumpen éliten e krimit drogues e prostitucionit!
    Mos e perzini shoqerine shqiptare me kete llumpenbote qe mrrekullohet me vetevetin ne rrethin vicioze ku eshte!

  • Analiste.Nuk arij te kuptoje cfare ndodh keshtu.Ka mbire kjo lloj gazetaie ne cdo TV dhe nate per nate.Perse vall u dashka ko forme e te berit poliike de oponnence a opozite.Llafe dhe zhurme.Eshte kthyer ne mani!

  • Qe te gjykosh nje bene per gabimet ose fajet e femijes(djale apo vajze) eshte shume e lehte per ne shqipetaret.
    Qe te kuptosh nje nene si do ajo te sillen dhe te jene femijte e saj eshte e lehte(se duan te jete i edukuar dhe i mesuar etj etj)
    Qe te fajesosh nje nene per cfardo bene femija i saje per ne eshte normale(se nena i mbron gjithnje femijet)
    Por qe te ndeshkosh nje nene per sto qe ben femija e saj(djal a vajze qofte) duhet menduar shume here, shume thelle, derisa mendja te kthjellohet dhe te mos kete as me te voglin paragjykim ,urrejtje apo percmim se keshtu nuk do gabonim por do ishim te pergjegjshem per sto qe do nxirrnim nga goja ne drejtim te dikujt
    Nena eshte dhe mbetet nene ne cfaredo rrethane gjendet femija i saj
    Sa per ne shqipetaret— harrojme se dikur( jo shume kohe perpara) prindrit te martonin me te ri ne moshe se djali i nenes qe po flitet aq shume dhe keshtu krijoje familje dhe beheshe i pergjegjshem dhe mendoje per familjen
    Kjo nena ketu ka shume halle dhe probleme
    1-problemin se djali i ra ne burg per vrasje e 3+2(3direkt+2indirekt)
    2-problemin se djali i la dhe vdekjen e ketyre mbi shatulla dhe ne shpirt se eshte nene dhe e kupton dhimbjen e nenave te viktimave
    3-problemi se i la dhe hasmeri(3+2)
    4-probleml dhe me punen. dhe detyren qe bente si deputete(dha doreheqjen)
    Pra problemet e saj si nene nuk kane te sosur dhe nukdo kene sosur per gjithe jeten prandaj duhet qe para se te flasim apo shkruajme 2 rrjeshta ne opinine apo komente te mendohemi dhe te rrime shtrember por te flasim drejt se nuk i vrau ajo qe po e kryqezojme dhe djali i saj eshte 26 vjec dhe jo 18 vjec

  • Kush janë ‘analistët me fëmijë të shthurur’ për të cilët flet Vasjari?

    Po he pra kush jane? Pse ngrini pikepyetje pa dhene pergjigje kur MUND TE SHKONI NE UET DHE TE MERRNI TE DHENA MBI FEMIJET E ANALISTEVE QE JANE SHKOLLUAR ATY VITET E FUNDIT.
    GAZETARE DEMBELE

  • un jam i mendimit qe keta analistat dhe deputetet tju bejn analizat femijeve iken burri ne oren es8 dhe vjen ne oren 2 te nates ca do bej gruaja tha mir ai ben tola per grat e deputeteve

  • Vasjari eshte sh.objektiv dhe une e vleresoj. Po pse mos valle analistet jane burra me te mire se politikanet? Jane te korruptuar mos dhe me shume. Ne media mund te jene tre kater analiste qe meritojne respekt kurse te tjeret jane sahanlepiresa te pushtetit ose te opozites sipas rastit.
    Respekte Vasjari.

  • Po te ishin analistat me te ndryshem edhe politikanet nuk do ishin keshtu. sheh rrushi rrushin e piqet thote populli. Nje LIKE te fort per Vasjarin dhe qendrimin e tij

  • Si mendoni , te kthehemi ne kohen e diktatures, kur per gjyshin qe kishte qene 4 muaj me ballin denohej gjithe fisi deri tek sternipi?……A nuk mendoni qe çdo individ mbi 18 vjeç eshte i pavarur ne mendimet e veprimet e tij dhe nuk detyrohet nga kerkush. Saliu donte ta ulte kete moshe deri ne 16 vjeç?……Edhe kur JEZUSI u kryqezua ne kryq per “Krimin” qe kishte bere, te jemen MARIAN nuk ja ngacmoi kerkush, paçka se ndodhi 2000 vjet perpara. Qetesoni gjakrat e pastroni arsyen dhe ndergjegjen…….sepse po te vashdohet me keto arsyetime i bie qe ne Shqiperi duhet te vrasin veten mbi 5000 nena e baballare te “BIJVE” te tyre vrases qe jane tashme ne burg ose ne arrati. duhet te ngreme zerin per rivendosjen e ligjit me vdekje dhe keshtu mbyllen te gjitha. Te lutemi qe keto ngjarje te dhimshme mos te ngjajne ne familjet tona…..sepse eshte kohe e poshter dhe te gjithe jemi ne VALLE.

  • Nje analist qe flet hapur per hipokrizine qe egziston mes atyre qe bejne opinion dhe jane me keq se politika. Nuk i kuptoj disa nga komentusit e shkrimit te Vasjarit qe ne vend te kuptojne te verteten merren me gjera qe nuk kane vlere. Edhe sikur te mos e thoshte Vasjari e dinim se ka shume analiste qe bejne si prifti (i vleresoj prifterinjte ne misionin e tyre),beni si them une mos beni si bej une.

  • Vetem per analistet mos me flisni,keta jane eunuket e politikes amorale te vendit.Ata pikesepari nuk kane sinqeritet me veten e tyre,prandaj edhe familjet e tyre kane dale dore ,mos tju genjeje mendja..Si mund te jene te sinqerte me popullin kur mesazhet ju kercasin en celular si plumba nga shefat e politikes?”Fol ate qe te thashe por loce!”Shikoni analistin A.Zheji,gjithe kohen e drekes e kalon ne Kazino aty tek Tirane e Re.Pastaj vjen ketu tek redaksia i fryre ne boshllek,i renduar ne fizionomi,tek “Mapo” dhe shkruan ndonje pacavure..Zog nate,shtepia e shikon ne te gdhira…Hajdut ne karakter dhe sahanlepires ne veprime ndaj cdo pushtetari ,mjafton kush ti hedhe kocken…

  • I biri ideputetes Xhuvani nga veprime e deritasnishme konludon te jete skicofren.Ai duhet te vuaje nga personaliteti i shumefishte..Ndofat vetja i duket si personazh filmi aksion,qe nuk fal,ndofta si Toni Montana,apo ndonje personazh tjeter drogaxhi qe ai imiton..Ne kete ka ndikuar edhe “xhamadani antiplumb “qe ka e jema Xhuvani…Mos kujtoni se do denohet aq sa e merriton.Doreheqja e Hhuvanit ka qene e paramenduar qe te ndikoje ne ulejen e denimit apo thjesht ne gejtjen e mbrojtes se birit te saj duke i prere nje bilete per jashte..Mbas tre diteve vemedja e medias do te bejere,sepse do merren me ngjarje te tjera…Dhe Nino do perfitoje nga kjo per te care ferren si thote populli,sepse Xhuvanet e dine dhe e njohin mire hakmarrjen shqiptare…

  • Ngushellime familjeve te viktimave.Ndofta ka ardhur momenti qe drejtesia te beje drejtesi dhe mos ndikohet nga politikat e shtrembera qe deformojne ligjet per interesat e tyre te vockla…
    Zonja Xhuvani ,cuditerisht nuk me dhimbset!

  • I biri ideputetes Xhuvani nga veprime e deritanishme konludon te jete skicofren.Ai duhet te vuaje nga personaliteti i shumefishte..Ndofta vetja i duket si personazh filmi aksion,qe nuk fal,ndofta si Toni Montana,apo ndonje personazh tjeter drogaxhi qe ai imiton..Ne kete ka ndikuar edhe “xhamadani antiplumb “qe ka e jema Xhuvani…Mos kujtoni se do denohet aq sa e merriton.Doreheqja e Xhuvanit ka qene e paramenduar qe te ndikoje ne uljen e denimit apo thjesht ne gjetjen e mbrojtes se birit te saj duke i prere nje bilete per jashte..Mbas tre diteve vemedja e medias do te bjere,sepse do merren me ngjarje te tjera…Dhe Nino do perfitoje nga kjo per te care ferren si thote populli,sepse Xhuvanet e dine dhe e njohin mire hakmarrjen shqiptare…Ndofa eshte person qe eshte perdorur edhe nga policia..Rastet ne bote jane te shumta….

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *