Deputetja demokrate, Mesila Doda, thotë se spiunët janë shqetësuar për hapjen e dosjeve të Sigurimit të Shtetit. Sipas saj, ata bëjnë shumë të mirë të shqetësohen, pasi shprehet e bindur që nisma e ndërmarrë për hapjen e dosjeve, këtë radhë do të bëhet realitet.
“Janë shqetësuar fuksat old and new age??? Shumë mirë bëjnë… Nuk do ketë kryetar partie a shef mediash t’i ndihmojë në hallin që i ka zënë….kot rreken të frustrojnë ndokënd. Kjo është fushatë e dekomunistizimit të vendit, e betejës me gënjeshtrën dhe krimin e ri e të vjetër në vend…është Nisma e Re për çlirimin e shoqërisë shqiptare nga të vërtetat e patreguara dhe të vetmit aleatë që kërkojmë, janë qytetarët shqiptarë që mendojnë se krimi i vjetër e i ri po na mban peng dhe që kundërshtojnë sistemin e hipokrizisë që po na mbyt prej çerek shekulli. Jam e bindur se e vërteta na bën mirë të gjithëve, edhe për këtë dosjet duhet të hapen, dhe të inkriminuarit duhet të dalin jashtë vendimmarrjes shtetërore e institucionale…”, shkruan deputetja demokrate.
Ajo që vihet re në këtë reagim të ashpër të deputetes është fakti se ka një fushatë të egër ndaj Mesilës dhe për më tepër, sipas saj, paska dhe botues mediash në tavë. Kush të jenë vallë. Fol hapur Mesila, fol me emra, se e vërteta na bën mirë të gjithëve.

Kujt i drejtohet kjo partise ne te cilen ben pjese, se fuksat aty jane te gjithe me gjithe kryefuksin?
Ruhu Mesila nga kryefuksi nga Vicidoli se s’be shaka ai , i ka groposur disa dhjetra, he shpirt.