Pak ditë më parë Mario Baloteli u nda nga e dashura e tij më e fundit, Fani Neguesha, romanca me të cilën zgjati për 5 muaj me radhë. Para saj, Baloteli i dha fund lidhjes 2-vjeçare me Rafaela Ficon, të cilën e akuzoi për tradhti. Frut i kësaj marrëdhënieje ishte vajza Pia, për të cilën kujdeset e vetme tashmë Rafaela.
Këto dy lidhje kanë qenë të fundit për Balotelin, por jo të parat. Sigurisht fama ia “ka lehtësuar mundin” super Marios për të pasur krah tij bukuroshe të ndryshme.
Por cilat kanë qenë ish-et e Baloteli-t? Media gossip në Itali rendisin gjashtë me të cilat Mario ka kaluar minimumi 3 muaj romancë.
E para është Barbara Guerra, show-girl që Baloteli e njohu në dhjetor të 2009-s. Romanca mes tyre shuhet pas katër muajsh. Më pas Melisa Kastanjoli, gjysmëfinaliste në konkursin për përzgjedhjen e velinave në Itali. Ajo u njoh me futbollistin në qershor të vitit 2010 nëpërmjet “Facebook” dhe u nda gjashtë muaj më vonë.


Në korrik të 2011, Mario dhe Rafaela nisin lidhjen e tyre, më jetëgjata për futbollistin.Çifti zhvendoset së bashku në Angli, kur sulmuesi iu bashkua Mançester Sitit, ndërsa rikthimi në Itali do t’i gjente të ndarë.

Sara Galimberti, atlete dhe bukuroshe që Baloteli e njohu në 2011. Lidhja e tyre zgjati 3 muaj. Për të mbërritur tek e fundit, Fani Neguesha, lidhja me të cilën zgjati 5 muaj.

Cfare te komentosh pune kurvash, Mario s’di te shkruaj e te lexoj, i rrofte emri, po te rrije me gorille e shemton.