Edhe pse mund ta kenë tërësisht gabim, sidomos nga ana fetare, ata shqiptarë që kanë shkuar duke luftuar në Siri, ngjajnë më simpatikë se ligjvënësit tanë, përfshirë dhe ata kosovarë, të cilët kanë vendosur të ndërhyjnë në Kodin Penal, për të ndëshkuar ligjërisht ata bij shqipesh që luftojnë jashtë vendit, përveç rasteve kur janë pjesë e formacioneve ushtarake. Eshtë një preçedent që nuk ka të ngjashëm në historinë e njerëzimit, ndërkohë që e gjithë kjo histori është përplot raste të të tilla, ku dikush vendos të luftojë në krah të dikujt, duke zgjedhur universalen mbi nacionalen. Eshtë një hap që nuk e kanë ndërmarë as vende të tjera, shtetas të të cilëve kanë shkuar në Siri a gjetkë, sepse është ligj që nuk mbështetet mbi asnjë logjikë sociale, ligjësi jetësore, natyrë dhe etikë njerëzore. Sepse janë bash këto katër prerogrativa që çojnë në praktika të tilla, siç është ato kur trupa të vendeve të ndryshme të inkuadruara në aleanca ushtarake si NATO, ndërhyjnë e ndërmarrin aksione në emër të universiales mbi nacionalen.
Se ja, të hamendësojmë të kundërtën, ku qoftë larg, kaplohemi ne nga ndonjë konflikt, e dikush nga një cep i botës, në emër të një kuaze krejt njerëzore, por që tejkalon kufijtë nacionalë, vendos të na bëhet krah. A nuk do na ngjante absurde vendimi i ligjvënësve të atij vendi për t`i vënë prangat shtetasit të tyre, pa llogaritur që mund të jetë një qytetar model e se mund të luftojë për një kuazë të drejtë ?! Se askush deri më tani, nuk ka marrë në llogari se ata që kanë marrë rrugën e Sirisë, ç`lloj shtetasish kanë qenë në vendin e tyre: kanë shkelur ligjin ndonjëherë?! Mos përfliten për hajdutë e prishës rendi?! Mos kanë qenë problematikë për fqinjët?! Mos vidhnin energji e nuk paguanin taksa?! Mos dhunonin familjarët e tyre pasi bëheshin tapë në alkol e luanin lloto?! Se do ja vlente një biografi me këto të dhëna për ata që janë vrarë e ata që lufojnë në tokën, e ashtëquajtur të Shamit. Pastaj, a ka prej atyre që kanë shkuar e janë atje për shpëtuar jetë njerëzish, grash e fëmijësh; për të ushqyer të pangrënë, strehuar të pastrehë, veshur të zhveshur, se lufta ka disa përmasa, nëse i referohemi filmit “Dimri i fundit”, ku gratë luftonin duke bërë me lesh të tjerrur rroba e çorape për partizanët. Eshtë një debat aq i gjërë ky, sa, nga pamundësia për ta rrokur në thelbin e vet, por ngushtuar brenda një logjike prej provincialësh të frustruar, po e zgjidhin me një ndërhyrje ligjore, që më së pakku i bën qesharakë; më së shumti, i bën më pak të dinjitetshëm se ata që kanë marrë rruëgn drejt Sirisë, pavarsisht shkallës së “budallallëkut” që i ka çuar në atë truall të përflakur.
P.S. Ligjvënësit tanë do ishin krejt të justifikuar po të ndërmerrnin hapa për ndryshime ligjore që ndëshkojnë ashpërsisht çdo shtetas shqiptar që inkuadrohet në formacione, të faktuara e të provuara se ushtrojnë terror mbi njerëz të pafajshëm, në emër të kauzave johumane. Dhe kjo vlen si për ata shqiptarë brenda vendit e si për ata jashtë. E. H.

mire e keni ju po ja supozojme se nje dite do te nisen xhihadiste shqiptare qe do te luftojne kunder ndonje ushtrie pjesetare te NATOS te dislokuar ne Azi apo afrike apo gjetke…si ma zgjidhni ju kete situate…keto lloj fenomenesh duhet te parandalohen sa me shpejt dhe te goditen qe ne embrion dhe rrenje
O zoti Hoxha, leri idiotesirat, kur nuk ke asnje haber nga shkenca juridike pse futesh ne valle? Eshte e drejta jote te jesh edhe islamist i bindur por mos u merr me prerogativat e ligjevenesit kur nuk njeh mekanizmat dhe nuk ke asnje dijeni per analogjite me sistemet tjera ligjore.
Ore z.Postier meqe paske haber nga shkencat juridike ,na e shpjego pak pse vende me demokraci me te zhvilluar se Shqiperia si Gjermania e te tj nuk kane marre asnje lloj mase ndaj shtetaseve te tyre qe bejne te njejten gje ,ose kete tjetren pse e lejon ligji ta dorezosh shtetesine apo ta abrogosh ate ,apo punen e juridiksionit ose te drejtat e njeriut per nje procesi i rregullt ligjor qe do i ofrohej ketyre personave kur eshte e pamundur te provohet ajo qe thote ligji,apo ti denojme pse udhetojne apo ndihmojne ne nje krize humanitare etj etj ,apo ska gje ne ti kthehemi komunizmit ku ndalohej dhe denohej me ligj dalja jashte vendit dhe te shkojme dhe te vizitojme vetem ato vende qe do ligjvendesi ?Keto jane kinezerira juridike qe kane sjell eksperienca shume te hidhura ne vende te tj pasi qellimi eshte shume i mire po lene vend shume per abuzim(e ka shpjeguar dikush sh bukur me poshte).
cfare shkruan o i marre!! ku i di ti kauzat a jane te drejta e humane apo jo!! apo mos ke hulumtuar per kete ceshtje!!
keta skane pse te quhen shqiptare. le te lene pasaportat dhe shtetesine e te bejne cte duan ne emer te besimeve te tyre, por nuk pse shfaqen me emrin shqiptar sepse nuk e perfaqesojne.
S’na the gje sot…
Ah more E.H. shume te dhimben keta xhihadistet. Duket se horizonti yt ligjor eshte teper i cunguar. Para 2 muajsh u denua nje ne Amerike sepse kishte luftuar ne kraf te Talibanit.
Xhihadistet e Shqiperise kane vajtur per tu bere mercenare ne nje konflikt te huaj. Eshte e drejta e parlamentit shqiptar per te vendosur ne se kjo eshte apo jo e ligjshme.
Do te ishte mire qe ky parlament te na nxirrte edhe nga ajo konferenca islamike sa me pare.
@@@@@@@@@@@@@@@@@@@@@@@@@@@@@@@@@@@@@
Z.Rama,
Mobilizo policine, SHISH-in, ushtrine …. populli pret eliminimin e Kriminelit Sali Bisha.
Cete-Verioreve PD, Maloket dhe shtresa me injorante veriore po perdor skemen “Mish per Top” kete shtrese injorante per nje 97-te tjeter.
Z.Rama, urgjent arresto kriminelin historik verior Sali Bisha qe te shmanget nje 97-te tjeter.
@@@@@@@@@@@@@@@@@@@@@@@@@@@@@@@@@@@@@
” Te jesh legjvenes eshte forma me e sterholluar e tiranise “. Nice (Nietzsche)
Nje kujtese te shpejte per cdo ligj qe ka lidhje me terrorizmin; jeni vigjilente me ato qe do kalohen ne kuvend. Lexoni, analizoni, debatoni e mos i lini te kalojne pa kundershtime. Shume ligje te tilla ndertohen ne forme te-pafajshme, per ti dhene me shume fuqi prokurorise dhe policise sepse keto jane “ceshtje speciale”, e ne fund perfundojne per qellime te tjera.
Cdo gje qe i shton te drejtat e Shtetin ne raport me Ndalimin, Kontrollin e para-Burgimin (ne kohe-zgjatje) duhet ta frikesojne qytetarin e thjeshte. Ne 100% te raste fuqite qe shteti/politika shtojne ndaj vetes, nen pretekstin e nje “ceshtje te madhe” te rrezikshme dhe imediate, krejt per te miren-dhe-nen-emrin-tuja; nje dite do perdoren kunder jush.
Keshtu ndodhi me “Terrorism Act” ne Britani, ka probleme ne SHBA e vende te tjera. Ketu ka dallim, ne Arrest dhe Akuze. Me pare nuk mbaheshe dot me shume se 24 ore ne arrest (dhe pa akuze) e kurre me teper se 4 dite (nen akuze) ne raste perdhunimi, vrasje, prlagosje, perdorim armesh. Shteti debaton per kete qe ne vitin 2000, pas bombave te vitit 2005 debati u be me i prehte.
Shteti shumicen e kohes eshte reaktiv ndaj eventeve, rralle pro-aktiv. Per vete strukturen e interesat e politikes qe ka… “long-term” nuk ekziston secili do Vota/ rezultate e per zgjdhjet qe vijne. Duke shfrytezuar panikun ne popullate, histerine ne media, e “provat” qe policia e sherbimet sekrete sjellin; do te shtoje fuqine e tij. U kerkua 90 dite “detention” (kufizim lirie) nga 14 dite qe kishin prure Aktet e viteve 2000-2003; por Publiku, Media dhe Shoqatat per te Drejtat e Lirite e Individit; e luftuan kete dhembe-per-dhembe; si rezultat perfundoi ne 28 dite.
Argumenti i Shtetit – nje nder kryesoret ishte kompleksiteti i terrorizmit global, provat nga Pakistani a Cecenia nuk gjinden/mblidheshin per 3-4 dite.
Argumenti Kunder – kushtdo ka te drejte te kete nje Akuzeejo para-burgim “pa fund”, shteti gjithmone e keq-perdor fuqine. Nje dite dicka e tille (si keqkuptim) mund ti ndodhe kujtdo, duke na lene te hapur ndaj abuzimeve, e pa mbrotje te plote ligjore.
Sipas jush artikull shkrues , ne rast se shqiperia do kthehet ne arene perplasjesh te forcave te ndryshme islamike ose kristiane si kunder veprim per shkak te pjesmarjes se nje pakice vullnetaresh ne problemet e brendeshme te nje vendi dhe cdo dite do kemi nga nje plasje tritoli per perkatesit fetare Ju do ndjeheshit I kenaqur…?? Te gjitha familjet tona ne pergjithesi jane te shkartisura me perkatesi fetare te ndryshme sipas jush duhet te fillojme te stimulojm fanatizmin..??? Le te qajme hallin tone perpara pastaj qajm hallet e te tjerve…Mentaliteti jon fetar eshte shum larg ekstremizmit dhe ky do jete deri sa disa persona qe nxjerrin perfitime te mos behen amplifikatore te organizatave te ndryshme…
E keqja dhe te keqinjte duhen ndaluar me ligj. I gjithe shkrimi eshte nje stisje e paster me pseudo-argumente dhe ngjan me sofizma te vjetra dhe asgje tjeter. Para ca muajsh nje nxenes me pyeti se cilin krah perkrah ne luften ne Siri dhe une iu pergjigja se isha pro luftetareve qe luftonin kunder Asadit, por kunder vajtjes si luftetar nga djemte shqiptare. Kete e argumentova me grupet e ndryshme qe perfshiheshin dhe sidomos grupi ekstremist me qellim Xhihadin, tw finanacuar e nxitur nga Al-Kaeda. Diskutimi “u nxeh” , sepse nxenesi ne fjale ishte ca si shume i indoktrinuar nga nje tarikat islam. Pas debatit shtova: “Per dergimin e “vullnetareve” ne luften e Sirise, derdhen pare nga segmente te caktuara, madje ata qe i benin keto hordheqe, mbanin per vete pjesen e luanit!”
Maturanti mungoi disa dite dhe, kur erdhi, me kerkoi ndjese dhe me dha te drejte per tonin e ngritur te debatit te asaj dite dhe me tha: “Faleminderit! Ishte e vertete thenia juaj se luhej parja dhe gjysmen e pareve i mbanin organizatoret e dergimit per ne luften e Sirise. Pa fjalen tuaj, une do te kisha shkuar derr ne thes!”
Bravo per kete shkrim Ermir.
ata nuk jane bij shqipesh,por bij……………….po le gjithsecilin ta mendoje sipas qejfit,edhe pse menermethane ligjvenesit tane jane trushkulur dhe batakqinj,ketu kane te drejte,keta trimat po luftojne per lek e asgje me shume,sepse te dyja palet kane te njejten fe jane muslimane(,e lene grate vetem ne shtepi,)gjithsecili perpiqet te fitoje sipas menyres se tij dhe mundesisht sa me shum,por te pakten mos na u perpiq te na i besh burra te mire,se atje ka vetem lufte interesash(lek me shumice)
Thika me e madhe ne kurriz te Shqiperise jane ata qe fryjne pjesmarrjen ne Siri te ketyre dordoleceve. Se ne Evrope nuk do njeri te degjoje e te shohe talabane me sy. Keshtu duan te na paraqesin serbet ne si islamike terroriste, e keta ne Siri i japin material.
Drishti@ mos mbaj dertin e Europes se ata nuk duan te dijne fare per soj hajduti,prostitute e shites te motrave,se sju han palla atyre per ate se kush shkon ne Siri se ata vete kane 10 here me shum vullnetar atje.Po ti je fare i fiksuar me propaganden kunder islamit per momentin,sepse beson gjithe reklamat e nuk meresh me te studjuar pak.
Gjera te tilla ka pase(lufta e Spanjes) dhe thonin se ishin heronje,tani qenkan talebane e teroriste si qe thote ve Asadi.Dmth. marim ane,pse?Nese ata duan me jetet e tyre te vihen ne nje ane per te cilen besojne se eshte e drejte car ka ketu ligjevenesi?Budallallek ne katror eshte kjo e ligjevenesve.Me rendesi ketu mos bejne dem.Pse nuk ben ligj per ata qe shesin nenat,grate,motrat, e bashkekombaset per para jashte,shesin droge,bejne vrasje te paguara dhe ate te verifikuar me gjygjet nga jashte,kurse duheshka ligj per denim per ato qe vene jeten e tyre ne rrezik per ideal.Cmenduri fare.
Nuk e di ne je nga shkupi apo jo por ne rast se po ,mendo per nje cast qe ne shkup te vinin forca exstremiste serbe per te ndihmuar qeverine kunder shqiptareve se nuk I pelqen maqedonesve te jetojn me shqiptaret dhe ca te tjere nga agimi I arte me pretendimin se teritori I perket Greqise nga maqedonia e vjeter dhe te plasi nje lufte qe ata qe do humbin gjithshka te jene populli I shkret …
RRONI- Europa ka shume problem terrorizmin islamiko-talaban per aktet qe kryen. Jo myslimanin normal por islamikun me xhybe e callme dhe gruan e tij si sorre e zeze me perce. Kjo kategori aziatike e aspak europiane qe rron si para 1500 vjetesh, nuk ka pse te identifikohet me Shqiperine. Terrorizmi i tyre dihet e nuk e mohon dot njeri prandaj nuk na duhet.
Te lumte Ermir. Kjo fobi anti myslimane po fryhet qellimisht nga qarqe serbe. Dikur mjafte shqiptare shkuan ne Spanje per te luftuar kunder Franko fashistit (por edhe mjafte intelektuale me ze ne bote). Ashtu menduan ato shqiptare se rradhiteshin ne forcat kunder te keqes. Kurkush ne ate kohe nuk nxorri ndonje ligj (as ne shqiperi as ne bote) per ti denuar ato individe qe shkuan ne Spanje. Ato qe dhane edhe jeten per kauzen e tyre (kundra Franko fashistit) u nderuan nga popujt e tyre dhe shpesh u shpallen edhe deshmore.
Keto ligjvenesit tone jane si majmunet. Le te nxjerrin ligje per te denuar grabitesist (me e pa kollare) vrasesit (me e pa kollare) ushtruesit e prostitucionit etj mostra qe po demtojne shqiptaret deri ne kocke. Kush shqiptar te doje te vritet per kauzat e te tjereve (te mencur apo budallej qofshin) udha e mbare ju qofte! Ligji i nxjerre nga ligjvenesit tone gjasme per te ndaluar keto tipa, eshte verra me e madhe ne uje qe bejne keto palo ligjvenes. Ato qe kane nda mendjen ta harxhojne jeten e tyre, per kauzat qe ju duken te drejta do shkojne pas kauzes se tyre dhe nuk cajne bythen per ligje pacavuret e ketyre palo ligjvenesve.
Lexoj ketu ne komente se krahasohen vullnetaret e Spanjes me vullnetaret e Al Kaedes qe luftojne ne Siri. Si gjithmone nje pjese e shqiptareve (jane pak a shume te njejtet) dje dhe sot, ben te vetat kauzat me vdekjeprurese te njerezimit.
Une mendoj se artikull shkruesi eshte organizator per te cuar islamik ne ndihme te xhihadit a si e ka emrin.Une mendoj se bejn gabim ti ndalojn,te pastrohet Shqiperia nga kta dhoj njerzish qe fatkeqsisht flasin shqip.