Cilët janë anëtarët e qeverisë së re, e cila do të marrë detyrën në shtator? Të dhënat më poshtë ju njohin me CV-në e kryeministrit të ardhshëm Rama, zv.kryeministrit Niko Peleshi dhe 19 ministrave.
Edi Rama, kryeministër
E ka nisur karrierën politike që në 1990 me krijimin e Partisë Demokratike. Pas largimit u rikthye në 1998 në ekzekutiv si Ministër i Kulturës, post të cilin e mbajti deri në vitin 2000, kur u zgjodh për herë të parë kryetar i Bashkisë së Tiranës. Në postin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Edi Rama qëndroi për 3 mandate deri në vitin 2011. Që prej vitit 2005, Edi Rama është kryetar i Partisë Socialiste.
Niko Peleshi, zv.kryeministër
Drejtues i vjetër lokal i Partisë Socialiste, prej vitit 2007, Niko Peleshi mban postin e kryetarit të Bashkisë së Korçës, të cilin tashmë është i detyruar ta lërë.
Shkëlqim Cani, ministër i Financave
Prej vitesh në forumet drejtuese të Partisë Socialiste, gjatë vititeve 1997-2004, Shkëlqim Cani ka mbajtur postin e guvernatorit të Bankës së Shqipërisë. Në zgjedhjet e vitit 2013, Cani u zgjodh deputet i qarkut të Dibrës.
Saimir Tahiri, ministër i Brendshëm
Eshtë zgjedhur deputet i Kuvendit të Shqipërisë në vitin 2009 si përfaqësues i qarkut të Tiranës. Saimir Tahiri mban postin e kryetarit të Partisë Socialiste për Tiranën.
Mimi Kodheli, ministre e Mbrojtjes
Ka mbajtur postin e nënkryetares së Bashkisë së Tiranës në periudhën 2002-2005, ndërsa prej vitit 2009 është deputete e Kuvendit të Shqipërisë.
Ditmir Bushati, ministër i Jashtëm
Në vitet 2007-2009, Ditimir Bushati ka qenë anëtar i Këshillit Bashkiak të Tiranës, post të cilin e ka lënë në vitin 2009 ku u zgjodh deputet i qarkut të Tiranës.
Klajda Gjosha, ministrie e Integrimit Europian
Zgjidhet deputete për herë të parë në 23 qershor, ndërsa nga janari mbajti vetëm për tre muaj postin e zëvendësministres së Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta. Gjithashtu, Gjosha është nënkryetare e Lëvizjes Socialiste për Integrim.
Nacip Naço, ministër i Drejtësisë
Prokuror me përvojë të gjatë prej 1992-2008, në vitin 2009 Nasip Naço u zgjodh deputet i qarkut të Beratit si përfaqësues i Lëvizjes Socialiste për Integrim. Gjatë viteve 2009-2013, Nasip Naço ka shërbyer si nënkryetar i Kuvendit dhe ministër i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës.
Arben Ahmetaj, ministër i Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes
Ish-drejtor i Tatimeve në qeverinë Nano 1, gjatë viteve 2003-2005 Arben Ahmetaj ka mbajtur postin e zv.ministrit të Energjitikës dhe Industrisë dhe zv.ministrit të Integrimit Europian. Prej vitit 2009 Arben Ahmetaj është deputeti i Kuvendit të Shqipërisë.
Damian Gjiknuri, ministër i Energjisë dhe Industrisë
Ka shërbyer në administratat e mëparshme socialiste në poste teknike në Ministrinë e Rendit Publik dhe atë të Mbrojtjes. Prej vitit 2009 është zgjedhur deputet në Kuvendin e Shqipërisë.
Eglantina Gjermeni, ministre e Zhvillimit Urban dhe Turizmit
Në vitin 2009 zgjidhet për herë të parë deputete e Kuvendit të Shqipërisë, pas një angazhimi të gjatë në shoqërinë civile.
Edmond Haxhinasto, ministër i Transportit dhe Infrastrukturës
Prej tetorit 2009 deri në shtator 2010 ka shërbyer si zv.ministër i Transportit dhe Punëve Publike. Më pas është emëruar ministër i Punëve të Jashtme, post të cilin e ka mbajtur deri në vitin 2012, ndërsa prej 2011 Haxhinasto ka mbajtur dhe postin e zv.kryeministrit.
Edmond Panariti, ministër i Bujqësisë, Zhvillimit Rural e Ujërave
Edmond Panariti ka mbajtur postin e nënkryetarit të Bashkisë së Tiranës prej vitit 2011 deri në vitin 2012, kur dhe u emërua si ministër i Punëve të Jashtme.
Ilir Beqja, ministër i Shëndetësisë
Ilir Beqja ka mbqajtur postin e drejtorit të Instituteteve të Sigurimeve Shqoërore. Në vitin 2009, Ilir Beqja u zgjodh deputet i Kuvendit të Shqipërisë, por mandati i tij ju hoq pas një vendimi të Gjykatës Kushteteuese.
Lindita Nikolli, ministre e Arsimit dhe Sportit
Prej dy mandatesh, Lindita Nikolli ka mbajtur detyrën e kryetares së Njësisë Bashkiake numër 1, detyrë të cilën e la në vitin 2013, pasi u zgjodh deputete e Kuvendit të Shqipërisë.
Erion Veliaj, ministër i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë
Themelues në vitin 2003 i lëvizjes MJAFT, një organizatë që e drejtoi deri në vitin 2007. Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2009 ai ishte kandidat për në Kuvendin e Shqipërisë përmes listës civile G99. Në vitin 2011 Veliaj iu bashkua kryesisë së Partisë Socialiste të Shqipërisë si sekretar për rininë dhe emigracionin.
Mirela Kumbaro, ministre e Kulturës
Mirela Kumbaro njihet si pedagoge, përkthyese dhe publisicte. Nuk ka patur detyra të mëparshme politike.
Lefter Koka, ministër i Mjedisit
Në vitet 2000-2003 anëtar i Këshillit Bashkiak të Durrësit. Prej vitit 2003 deri në 2007, Lefter Koka ka mbajtur detyrën e kryetarit të Bashkisë së Durrësit. Në vitin 2009, ai është zgjedhur deutet i qarkut të Durrësit si përfaqësues i Lëvizjes Socialiste për Integrim.
Milena Harito, ministre për Inovacionin e Administratën Publike
E diplomuar me rezultate të shkëlqyera në degën e Informatikës, në Fakultetin e Shkencave Tiranë, Milena Harito ka kryer studimet pasuniversitare në Francë, në Universitetin Paris VI, “Pierre et Marie Curie”, ku u diplomua në master dhe më pas titullin Doktore e Shkencave në Teknologjitë e Informacionit dhe Komunikimeve Elektronike.
Blend Çuçi, ministër për Çështjet Vendore
Blend Çuçi ka mbajtur postin e nënsekretarit për çështjet zgjedhore në Partinë Socialiste.
Ilirjan Celibashi, ministër për Marrëdhëniet me Parlamentin
Në shkurt të vitit 2001, Ilirjan Celibashi u zgjodh anëtar i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve nga Këshilli i Lartë i Drejtësis. Po në shkurt të atij viti ai i zgjodh kryetar i KQZ-së. Qëndroi në këtë detyrë deri në përfundim të mandatit, në prill të vitit 2006. Në vitin 2013 u zgjodh deputet si përfaqësues i qarkut të Fierit.
************
Ne daljen e tij ne konferencen per shtyp dje ne oren 11:00, Rama tha se “Qeveria e re do jetë mishërim i pushtetit strategjik të aleancës sonë ASHE, vizionit tonë të përbashkët politik për t’i dhënë më shumë hapësirë grave dhe të rinjve, përfshirje shoqërise civile, për të ecur më shpejt në rrugën e Rilindjes Kombëtare”, tha Rama në nisje te konferences. Ndarja e posteve ministrore dhe strukturimit të qeverisë së re, sipas Ramës është fryt i një bashkëpunimi me aleatin e tij strategjik, Ilir Meta. Qeveria e re, sic tha më tej Rama, do jetë një tryezë pune me njerëz të palodhur.
“Qeveria do jetë mishërim i përgjegjësisë për ndarjen sa më të mirë të detyrave brenda shumicës qeverisëse, është fryt i një dialogu strategjik me partnerin e LSI Ilir Meta. Do punojmë bashkë, me durim si një skuadër.
Ajo që bie në sy është se postet ministrore që do të mbajë PS janë me njerëz të rinj në moshë dhe që marrin për herë të parë detyrë ministrore. Ndërkaq mungojnë emra të deputetëve socialistë që kanë mbajtur para 8 vitesh emra të posteve ministrore.
“Skuader me 90% te njerezve qe ulen per here te pare dhe me shume gra se ckane pasur qeverite e vendit ne 20 vjet. Keto jane shprehja kuptimplote e diktatit te revolucionit te votes ne 23 qershor. Do te shihni gra ne vende qe ne nje shekull shtet kane qene me tapi vetem per burra. Gjithcka eshte e menduar me kujdesin me te madh per te pasur ministra qe t’i sherbejne popullit dhe do te punojne dite nate me axhenden e qeverise se re per te ecuar me shpejt ne rrugen e rilindjes shqiptare”- shpjegoi Rama perberjen e qeverise se re.
Qeverisja do të mishërojë vlerat e punës në skuadër, tha më tej Rama. “Nga dita e parë nuk na votuan për të ndërruar një kryeministër dhe një qeveri me një tjetër, na votuan për të ndryshuar rrënjësisht Shqipërinë”, tha ai.
Sic sqaroi Rama, nje pjese e kabinetit perbehet nga ministra qe kane lene mandatin e deputetit kurse nje pjese do e gezojne dhe postin ministror dhe mandatin e deputetit. “Qeveria e re do te kete vetem nje pjese pa mandat deputeti, ndersa pjesen tjeter me mandatin e 23 qershorit ne Kuvend. Ajo eshte fryt i nje dialogu intensiv me partnerin strategjik, kreun e LSI qe dua ta falenderoj per frymen konstruktive per formimin e kabinetit te ri qeveritar”- tha Rama gjate nje konference per shtyp. Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp, Rama më pas u pyet nga gazetarët mbi cështje të ndryshme që kishin të bënin me qeverisjen e ardhshme.
Cfarë niveli përgjegjësie do ketë avokat Spartak Ngjela?
Avokati Ngjela e ka marrë përgjegjësinë kohë më përpara dhe ajo është një përgjegjësi e patjetërsueshme dhe pse me keqardhje them se nuk kemi rënë dakort për pozicionin.
Ju keni deklaruar se keni një marrëveshje me të.
Kemi pasur marrëveshje, dhe ne ia kemi propozuar dhe ai e ka refuzuar me lartësinë që e karakterizon.
A mund ta dimë se cfarë posti i keni propozuar?
Të mos kalojmë në kuadër të thashethemeve kalojmë tek pyetja tjetër.
Po ju nuk e krijuat një ministri Emigracioni ashtu sic e premtuat?
Nuk kam bërë premtim për ministri Emigracioni mbase e ngatërroni me partinë came.
Cili do jetë kriteri themelor i qeverisjes suaj? Mos keni shpërfillur aleatët?
Kriteri themelor do të jetë ai që thashë me nder e duar të pastra në nder të popullit shqiptar. Dua t’ju siguroj se me Vangjel Dulen kemi në sintoni për të vazhduar bashkëpunimin dhe PBDNJ do jetë partner në mirëqeverisje.
Kemi çmuar se barra e mandatit të 23 qershorit është një barrë që ia ka dhënë PS dhe LSI për ta cuar së bashku dhe për ta cuar së bashku në drejtim të BE. Nuk është shpërfillje ndaj aleateve por dhe përgjegjësi e imja si kryetar i kësaj mazhorance.
Kreu i ri i PD ka kërkuar transparencë për zgjedhjet. Si i përgjigjeni?
Ne kur ishim në opozitë kemi bërë një luftë madhore ti sigurojmë opozitës sot atë që opozita e djeshme nuk e pati dje. Hap kutitë ka qene deviza e luftës sonë dhe u hapën përmes atij institucioni të KQZ-së që ne na e privoi. Por ne nuk do ia privojmë asnjë të drejtë opozitës.
Kryeministri ende në detyrë poston shpesh në Facebook, ku dhe mund ta lexoni, dhe kohët e fundit publikoi një listë me premtime tuaja të pambajtura
Unë nuk e lexoj kryeministrin në detyrë që të jem i sinqertë me ju, por dëgjoj se ka një listë me premtime të pambajtura nga qeveria që nuk ka marrë ende detyrën.
Kjo e ka një shpjegim. Ata nuk kanë marrë ende veten nga humbja ndërsa ne ende nuk kemi marrë detyrën. Nuk tërhiqemi nga premtimet që kemi dhënë.
Po ngjenen ce beri??
qeveri e adilit ,,jo rilindas ,,,,,rilindas ishte mul noka ,,ferdi xhaferi ,,,aldo i papare ,,,,,po luli yll yll fare ,,,,vetem qesh ,,,,,,,,hahhhhaaa tani asht ba serioz dhe po trash zanin se kujton se ai asht kryetari pd ,,,,,
URIME PER NJE RILIDJE TE RINJ DHE TE ZOTE
hahahaha si do te vendoset drejtesia e 21 janarit duke vendosur
Nacip Naço, ministër i Drejtësisë te LSI-s.
Po lefter Koken kush ja sugjeroi Nar Koka me qe beri ndermjetes
ne bashkimin Meta-Rama.
Ilirjan Celibashi kunati i Fatmir Mediut ministri i mbrojtjes i akuzuar per
Gerdecin, pyetja qe lind a do te kete nepotizem ne kete rast?????
@ EDI RAMEN
Dy fjale per kabinetin e ri qeveritar te Kryeministrit te ardheshem Edi Rama
E para per aq sa mora njohuri per ministrat e zgjedhur nepermjet faqeve te internetit arrita ne nje konkluzjon jo dhe aq te mire per dy-tre prej tyre.
Saimir Tahiri ne postin e rendesishem te Ministrit te Brendeshem eshte solucjoni me i diskutueshem per vete faktin e konflikteve te tij me tere strukturat e kesaj ministrije ne te kaluaren, per te atin e tij te arrestuar ne flagrance te nje akti kriminal, per vete karakterin e tij agresiv e shpirtin e tij hakmarres te deklaruar nga vete ai.
Niko Peleshi i Korçes – tere rruget te çojne ne Korçe – ishte leitmotivi i tij ne festat e birres, qe me le te kuptoj nje fondamentalizem provincjal te rrezikshem per tere shqiptaret qe jetojne ne zonat e tjera te Shqiperise. Kuptohet nuk eshte vetem ky sllogan qe me krijon dyshime, por edhe deklaratat e tij per grumbullimin e diferencuar te plehrave ne nje kotekst absurd e fiktiv. Po ashtu persa i perket finanzimeve per Korçen qe ai ja kontribuon subjekteve te panjohur qe gjithnje sipas tij, jane dhene falas si fonde te pa kthyeshme, te humbura.
Ndera per Naçon konfliktin e debatet e tij ne parlament me Tahirin e te tjere kane bere histori ne keto vitet e fundit.
Se dyti nuk pashe edhe nje minister verior, nuk e di se ishte nje zgjedhje e qellimte apo mungojne persona te afte per te perbushur detyrimet e nje ministri ne kete qeveri te ardheshme?
Se treti qe eshte edhe me e rendesishmja eshte ajo qe Edi Rama ka harruar te marre ne konsiderate “partine” me te fuqishme qe ekziston sot ate te emigranteve. Errore fatale. Do t’a ilustroj ne ndonje koment te ardheshem perse!
Lindita Nikollen e ke veriore 100%. Cfare te xhelozon tek fakti qe te gjitha rruget zhkojne ne korce kur eshte per te bere promocion? Aludimet per Peleshin duket se vetem ti I kupton se Jo cfare shkruan eshte turbullire pa fillim e mbarim. Ku e shikon mungesen e partise se emigranteve se ste kuptoj??? Shume pa lidhje Shkodra
Ministrja e ardheshme e arsimit dhe sporteve eshte e zgjedhur ne qarkun e Tiranes dhe perfaqeson banoret e saj. Eshte e vertete se sot ben shume nxehte dhe shoh qe ka lene pasoje ne arsyetimin tend. Ndersa zgjedhja e Peleshit si zv kryeminister nga ajo qe kam gjetur ne internet me dha pershtypjen e nje fryresi tollombacesh deri ne shperthim. Dua te te kujtoj Korçen qe kemi njohur nga nje jete ate te molleve “star king”, te konjakut mendjemarres (mbase ke pire pak ndersa shkruaje komentin) e te rrepkave te sheqerit. Do jete i afte te kryeje me suksesh kete detyre – koha do ta tregoje. Dhe se fundi per te ashtuquajturen jo ekzistuese “de juro” por e superfuqishme “de facto” PARTIA E EMIGRANTEVE ekziston dhe perbehet nga me shume se dy milione shqiptare te sparsur ne te kater anet e globit per nevoje e jo per qejf. Eshte kjo “parti” qe mban ne kembe Shqiperine, qe me remitanzat e saj beri te mundur qe Berisha e kompani te pasurohen duke vjedhur e plaçkitur te tere e gjithçka, eshte kjo parti qe sot ne zgjedhjen e diskutueshme te kabinetit te Rames nuk ndjehet e perfaqesuar. Ne Shqiperi kane ngelur vetem femijet, 5914 mije pensionistet dhe ti E ADHURUARA KLARA ne emer por jo ne ide.
@ EDI RAMEN
Dy fjale per kabinetin e ri qeveritar te Kryeministrit te ardheshem Edi Rama
E para per aq sa mora njohuri per ministrat e zgjedhur nepermjet faqeve te internetit arrita ne nje konkluzjon jo dhe aq te mire per dy-tre prej tyre.
Saimir Tahiri ne postin e rendesishem te Ministrit te Brendeshem eshte solucjoni me i diskutueshem per vete faktin e konflikteve te tij me tere strukturat e kesaj ministrije ne te kaluaren, per te atin e tij te arrestuar ne flagrance te nje akti kriminal, per vete karakterin e tij agresiv e shpirtin e tij hakmarres te deklaruar nga vete ai.
Niko Peleshi i Korçes – tere rruget te çojne ne Korçe – ishte leitmotivi i tij ne festat e birres, qe me le te kuptoj nje fondamentalizem provincjal te rrezikshem per tere shqiptaret qe jetojne ne zonat e tjera te Shqiperise. Kuptohet nuk eshte vetem ky sllogan qe me krijon dyshime, por edhe deklaratat e tij per grumbullimin e diferencuar te plehrave ne nje kotekst absurd e fiktiv. Po ashtu persa i perket finanzimeve per Korçen qe ai ja kontribuon subjekteve te panjohur qe gjithnje sipas tij, jane dhene falas si fonde te pa kthyeshme, te humbura.
Ndersa per Naçon konflikti e debatet e tij ne parlament me Tahirin e te tjere kane bere histori ne keto vitet e fundit.
Se dyti nuk pashe edhe nje minister verior, nuk e di se ishte nje zgjedhje e qellimte apo mungojne persona te afte per te permbushur detyrimet e nje ministri ne kete qeveri te ardheshme?
Se treti qe eshte edhe me e rendesishmja eshte ajo qe Edi Rama ka harruar te marre ne konsiderate “partine” me te fuqishme qe ekziston sot ate te emigranteve. Errore fatale. Do t’a ilustroj ne ndonje koment te ardheshem perse!
per redaksine – gaboni qe nuk e publikoni
Te pakten mos i quani CV keto qe keni vendosur ne kete faqe. Keto mund ti quaj abstrakt i angazhimit politik. Shumica e ministrave lene per te deshiruar. Per te miren e Shqiperise uroj qe Rama t’ia dal me kete ekip (edhe pse pseronalisht e dyshoj forttttttttttttt!!!!)
shprehsoj te behet me e mira ne fushen e Bujqesise dhe mjedisit ku per mendimin tim kane caluar fort ne keto vite te tejzgjatura te tranzicionit ku eshte importuar bar dhe miser shterpe ku 46% e popullsise gjoja te vetepunesuar punojne token e fragmentarizuar me krahe e gomare
Ju urojme suksese Drejtueseve te ketyre dy ministrive
Qeverise se re i uroj suksese.Asgje nuk mund te jete perfekte,por une shpresoj dhe kam deshire si shume te tjere te besoj qe tek ky ekip,duke patur Edi Ramen ne krye (me cfare shpalosi ne fjalen e tij) do te beje me te miren ne fazat e tij.Keemi pare Tiranen dhe jemi bindur.
Cdo gje do t`ja leme kohes.Ketu jemi,duroni.V.M.
nuk ka vendim ne bote qe s’eshte i disktutueshem.Iu dha Rames vota,le te vendose vete,se keshtu i bie ta besh tjetrin prift dhe t’i rruash mjekrren.Pashe qe ka persona qe nuk duan te behen ministra dhe thone qe Rama ka nje jkave ne bulevard duke i propozuar kalimtareve.Po qe kaq keq puna,te me therrase mua,jam pa CV,por do ndonje mençuri te madhe te besh ministrin?
Edi Rama e ka nisur karrieren me themelimin e Partise Demokratike??? Lapsus apo jo?,,,
Vetem CV nuk jane keto.
keto lloj CV nuk bejne as per roje
ti gimmuuuuu duhet te kesh disa diploma
te fundit e ke marre per profesor “per rruajtjen e bidonave te kosit”
Urime qeverise se re ,por doja te dija me shume per arsimimin e tyre se cfar shkollash kan mbarue me respekt per gazeten dita