I nderuar lexues! Ali Pashë Gucia ka qenë veprimtar i lëvizjes antiosmane të gjysmës së dytë të shek.XIX dhe veçanërisht i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Pronar çifligar, pinjoll i familjes Shabanagaj nga Gucia. Mori pjesë në kryengritjet që shpërthyen malësorët e veriut kundër politikës tanzimatiste gjatë viteve ‘60 të shek.XIX. Ishte kundërshtar tepër aktiv i synimeve serbe dhe malazeze ndaj tokave shqiptare. Një ndër nismëtarët e themelimit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe një nga figurat e dalluara të Këshillit Kombëtar të saj. Për vendosmërinë e tij luftarake, kryesia e Lidhjes Shqiptare e zgjodhi kryetar të Shtabit Ushtarak për mbrojtjen e Plavës dhe Gucisë. Pas shtypjes së Lidhjes Shqiptare, sulltani e kurseu Ali Pashë Gucinë, madje e emëroi mytesarif të Pejës.