Leon Hezej (Leon Heuzey) është arkeolog francez që vizitoi Shqipërinë më 1861 për të studiuar terrenin ilir e maqedon, të përshkuar nga Cezari në luftë me Pompein.
Zbuloi i pari gërmadhat e Orikut dhe planimetrinë e parë të mureve rrethuese të Apolonisë. Kopjoi të gjitha mbishkrimet greke, latine e bizantine që ndeshi në këtë udhëtim dhe paraqiti në vizatime një tok pjesësh arkitektonike e skulpturash nga Pojani e Durrësi.
Monumentet më me vlerë historike e artistike, ndër to mbishkrimin e fshatit Arapaj që bën fjalë për ujësjellësin e Dyrrahut (shek.II) i nisi për në muzeun e Luvrit.
Botoi bashkë me arkitektin H.Dame dy vëllime me titullin Mision arkeologjik në Maqedoni (Mission Archeologique de Macedoine, 1876).
Vepra tjetër Veprimet ushtarake të Jul Cezarit (Les Operations militaires de Julis Cesar, Paris 1886) në pjesën më të madhe zhvilluar në truallin ilir, ka edhe interes gjeografik e folklorik për gjendjen në shek. XIX.
n.s. / dita