Kush ka qenë Mehmet Aliu i Misirit?

anazapta

Mehmet Aliu  (1769 – 1849) ka qenë qeveritar i përmendur i Egjiptit (Misirit) më 1804 – 1849, me kombësi shqiptare.

Porta e Lartë e dërgoi në Egjipt me trupa shqiptarësh për të luftuar kundër Napoleon Bonapartit.

Pas largimit të ushtrisë franceze mori pushtetin (1804) dhe u njoh prej qeverisë osmane si mëkëmbës i sulltanit.

Filloi luftën kundër feudalëve mamëlykë vendas dhe asgjësoi ushtrinë e tyre (1811).

Në historinë e Egjiptit njihet si themelues e shtetit modern egjiptian.

Më 1839 u ngrit edhe kundër vetë Perandorisë Osmane dhe rrezikoi drejtpërdrejt Stambollin.

Mbi bazën e interesave të përbashkëta u lidh me krerët e lëvizjes antiosmane në Shqipëri si me Mustafa Pashë Bushatin, me Zylyftar Podën dhe Tafil Buzin dhe i përkrahu ata.

n.s./dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *