Vargje të nënshkruara Kapo Labi, Tërbaç, Vlorë.
Ç’ke ke moj Jozefinë
që je kaq e prekur
Kush kapi kolltukun
e mbi të ka vdekur ?
Ne thamë ke ndryshuar
nga ajo e para
Po ti çdo seancë
e nis me të shara
Në krah të Saliut
qëndron si përherë
një mendim nuk dhe,
vetëm ke vjell vrer
Po si nuk u ngope,
moj e babëzitur
prap’ kërkon pushtet,
veç për të grabitur?
Po nuk të pëlqeu,
të bësh opozitë
hajd’ puno tek unë
të kullosim dhitë
Po deshe që shpirtin
ta zbardhesh si drita
shko dhe abonohu
te gazeta DITA.

te lumte dora
Bravo ,poezi e goditur .
I madh
Urime.Shume e bukur dhe me kuptim poezia.
Shume e bukur o Kapo Labi,
Te lumte Mendja edhe Dora <3