Kush kërcen naplonin
Sot në opozitë?
Sala me Ristonin
që hëngri kutitë
Thonë se kryetar
Ata paskan Bashën
Pse t’i djegësh duart
Kur e ke bler’mashën?
Sa hapet ekrani
E mbaron Paloka
Fap ia jep Ristani
Sikur mbin nga toka
Me “shpatën e ligjit”
Përkrah opozitës
(nuk ia bëjnë nder,
e ka “prej meritës)
E mbani mend Riston?
Nuk “merrej me llafe”
Ecte porsi ujku
Me kutitë për qafe.
Ecte porsi ujku
Me kokën përpara
Prapa armë e krimit
Në kutitë e çara
Të shkretat kuti
Gjynah tek allahu
Në to futej dora
Edhe parakrahu.
Lojë kungulleshkash
Pro edhe kundër
Nuse na u bënë
Kutitë në Lundër
I thonë transparencë
asaj moj amani
Kutitë e çaplyme
Numëroi Ristani.
Sot Ristua mbron ligjin
Që në mes këputi
Thot; “të kapet gjallë”
i poshtri, hajduti.
Bashkohet PD-ja
Me Ristot në valle
Ka nis ta kuptojë
Pak gjëmën e madhe?
E kupton tani
Se sa shum’ ësht’ tkurrur
Se i pati rreshtat
Me pushtetin thurrur.
