Kush kërkon ta sulmojë Shqipërinë? 40 dosje terrorizmi për 2018-2019

J L

Institucionet në Shqipëri kanë nën hetim shumë dosje për akte terroriste, të cilat kanë mbetur në kufijtë e tentativës, por që ligjërisht regjistrohen si vepra penale.

Janë jo pak, por plot 40 dosje terrorizmi që po hetohen nga Prokuroria, Policia dhe Shërbimi Informativ Shtetëror.

Sipas burimeve zyrtare të Policisë, procedimet penale për të cilat është duke u hetuar i përkasin periudhës kohore të vitit 2018 dhe 2019, ku janë të implikuar shqiptarë dhe joshqiptarë.

Në dosjet që ndodhen në njësinë antiterror të Ministrisë së Brendshme, e plotësuar edhe me informacione nga Shërbimi Informativ Shtetëror ka të dhëna për shumë persona, një pjesë e të cilëve mbahen nën vëzhgim jo vetëm brenda territorit shqiptar, por edhe në lëvizjet e tyre jashtë vendit.

Kuptohet atje, ku policia shqiptare ka oficerë ndërlidhës, si në Francë, Gjermani, Austri, Itali e deri në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Procedimet penale në numër më të madh, sipas burimeve zyrtare të Policisë i përkasin periudhës gusht-mars 2018, ku përfshihen dy akte terroriste të mbetura në tentativë.

E para në 7 shtator, në ndeshjen mes Shqipërisë dhe Izraelit e planifikuar për në stadiumin “Loro Boriçi”, por një ditë përpara se të luhej u zhvendos për në “Elbasan Arena” për shkak të kërcënimit serioz të një akti terrorist, që më vonë u provua se ishte real dhe që fatmirësisht mbeti në tentativë.

Rasti i dytë që u bë publik nga vetë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ishte ai i 22 marsit të vitit të kaluar, kur ishte planifikuar një akt terrorist në ditën e Sulltan Novruzit. Madje, ky akt terrorist ishte tejet i detajuar, por shkëmbimi i informacioneve në kohë, bëri që të shmangej.

Disa prej emrave të proceduar në Shqipëri për akte terroriste dhe rekrutime për në Siri, si pjesë të ISIS shumë persona janë Genci (Abdurrahim) Balla, Bujar Hysa, përkatësisht imamë të vetëshpallur të xhamisë së Unazës së Re dhe asaj të Mëzezit, si dhe Gert Pashja, Edmond Balla, Zeqir Imeri, Verdi Morava, Fadil Muslimani. Astrit Tola e Orion Reçi që u akuzuan për krime që lidheshin me terrorizmin dhe kanë marrë tashmë dënimin.

Ndërsa emrat e të huajve të deklaruar zyrtarisht nga Policia shqiptare që kanë tentuar akte terroriste në Shqipëri janë Peyman (nuk jepen të dhëna të tjera), Abdolkhalegh Malek Zadeh, që njihet si “Ferhat”, Erwin Aram, njihet si “Alireza Naghashzadeh” dhe Abdulselam Turgut.

Shqipëria ka qenë vazhdimisht pjesë e përpjekjeve rajonale dhe ndërkombëtare për të parandaluar dhe për t’iu kundërvënë kërcënimeve terroriste. Janë miratuar ligje të reja në përputhje me rezolutat e njohura të Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, të cilat adresojnë rrezikun e luftëtarëve të huaj terroristë dhe ekstremizmit të dhunshëm.

j.l./ dita

Share This Article
6 Comments
  • Shqiperia eshte sulmuar nga brenda, nga Varferia. Ato teorite e armiqve te jashtem me rrethime imperialisto-revizioniste jane per estrade.

  • Ca pyetje kam unë.

    Ky sulmi terrorist nga Iranianët a do planifikohej të ndodhte nëse qeveria nuk do lejonte ngritjen e kampit të Muxhahedinëve?!

    Sigurisht që jo!

    Atëhere pse duhej ai kamp?! Kush e mori atë vendim?! A i pyetën Shqiptarët për këtë gjë?! Me çfarë kostosh dhe mbi të gjitha me çfarë rrisqesh mbahet këtu ai Kamp?!

    Me këto pyetje, pa përgjigje bindëse kudo në BE dhe Ballkan qeveria do kishte rënë dhe do ishte harruar.

    Ndaj edhe kjo ngjarja ku policia kapi një grup terrorist, flet veç kundër qeverisë. Ulëret madje kundër qeverisë së papërgjegjshme para popullit të vet.

    Le pastaj ti hyjmë arsyetimit se si i kapi Policia. Kam bindjen se ajo thjesht ka ekzekutuar thjesht “porositë” nga shërbimet përkatëse, që gjenden me shumicë në Shqipëri…

    Prandaj shoku Kryeministër nuk e shmang dot vemendjen nga kërkesa për largimin e tik nga një detyrë që nuk e la fituar me vota dhe e mban, për të mos e ushtruar sipas interesit publik, me dhunë.

    Pas largimit të Tij, mund të ketë ndonjë zgjidhje…

  • Armikut I jashtem dhe I brendshem I Shqiperise ka qene dhe eshte Saliu qe pasi e rrafshoi vendin, I hyri edhe me kazme per te kthyer “plisat permbys”.

  • Ne e i fusim vete terroristat eshte mbush shqiperis me turq dhe arab ca pritni ju nga kto te ne sjellin kulture kto qe nuk kame kulture kto bine vetem islamin rradikal dhe terrorizem

  • Terroristat bejne plane per sulm dhe ne trembemi dhe i shpallim ne kerkim kurse saliu me shpellaret e tij sulmon vret vjedh shkatrron dhe nuk ngopet duke bere thirrje per lufte dhe ketu nuk e rrun njeri qe ta shpalli non grata…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *