Kush kërkon të ndajë Ramën me Metën?

redaktor

Një grup biznesmenësh apo superparellinjsh po i bëjnë presion kryeministrit Rama që të prishet me Ilir Metën.

Kështu shkruante dje Artur Zheji në një editorial te Mapo. Sipas Zhejit, ky grup biznesmenësh kërkon ta shndërrojë kryeministrin në një kukull apo instrument të interesave të tyre.

Pra, që kryeministri të mbështetet tek ata dhe tek asetet e tyre dhe jo te një koalicion politik, si edhe është realisht koalicioni i sotshëm Rama-Meta.

Më tej në shkrim ai ngre pyetjen nëse për Ramën do të ishte më e favorshme të kishte partner këta biznesmenë apo Ilir Metën:

Më konkretisht, çështja shtrohet: Është më mirë që Kryeministri Rama të kushtëzohet nga aleati politik Ilir Meta (me gjithë sikletin që të kesh aleat Ilir Metën, dikur ish-shef, ish-mik, ish-armik dhe me rekordet e veta ambicioze), apo të kesh aleat një grupim biznesesh, të cilët me kalimin e kohës e klasifikojnë dhe do e kushtëzojnë kryeministrin, që të shndërrohet, herët a vonë, në një kryemenaxher të sipërmarrjeve të tyre?”– pyet Zheji.

Share This Article
5 Comments
  • Ky A ZHeji ka probleme me njohjen e shtetit ligjor dhe kur komenton duket sheshit se mundohet te tregohet debili Metes.Puna me e lehte ne Shqiperi eshte te jesh prokuror pasi vetem ne Shqiperi ndodh qe hajdutet te dorezohen vete,ose te kapen me pak mund nga shteti,pra si perfundim shteti nuk do ti kapi dhe ne kete pacavure ndihmojne dhe tipa si ky ZHeji. Ne Shqiperi ndodh te shikosh milionere pa nje dite pune dhe bij milioneresh pa punuar asnje dite..Gallata me e madhe eshte kur shikon opinionin e Fevziut kur diskutohet per kete teme,Fevzo tallet me Shqiptaret dhe ben si i pa anshem kur te gjithe e dine se kush eshte.

  • Rama dhe Meta jane pjese te pandashme te turpit qe mund te quhet edhe trup i politikes kriminale te kohes per shqiptaret

  • Rama dhe Metà nuk duhet te ndahen ,pasi kjo qeveri eshte e forte dhe ka detyra shume te rendesishme per te bere.Ky shtet qe te behet shtet ,do force dhe vendosmeri qe te eci perpara.Te bashkuar do bejne gjera te mrekullushme per vendin dhe popullin.Ky eshte missioni i tyre! Te tjerat ti lene menjane osé ti hedhin prapa kraheve!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *