SMS në DITA
Në 0689073730
Përshëndetje gazeta Dita. Jeni të mrekullueshëm. Unë jam një familjare e re, punoj shumë orë në ditë, pasi kam punën time private, sa që s’kam kohë as të pi një kafe e qetë. Nuk më intereson se kush është në pushtet, rëndësi për mua si individ, si shqiptare, ka që të ecim përpara, të jemi një Shqipëri europiane. S’e kuptoj për çfarë bën thirrje ky njeri i babëzitur për protestë. Kush kujton se është, që ka shkatërruar mijëra jetë shqiptarësh? Ah, të kisha forcë që njerëzve që heshtin, t’u thosha: “ngrihuni në këmbë, mos heshtni, ta dëbojmë më 20 Shkurt, të mbyllet në strofullën e vet e mos t’ia shohim sytë, mizerja!” Larg o Zot nga ky njeri i tërbuar që na ra për pjesë. Me respekt! K.M., Gramsh.
Jam shume dakort, shqiptaret duhet qe me 20 shkurt te ngrihen dhe te zvarrisin diktatorin e fundit komunist Sali Berishen.