Vargje të nënshkruara
Kapo Labi, Vlorë
Ditë moj e zgjuar
ka ndodhë ndonjë herë
që një komunist
shtyllat hedh në erë?
Ne nuk e besojmë
po me vete themi,
kush linjat i prek
është mik Bin Ladeni
Ky u bë zakon
i ndonjë padroni
që përdor terrorin
kur bie nga froni
Nuk do zgjasi shumë
ky zakon i vjetër
hienat e natës
do kapen patjetër.
Vit i mbarë e i gëzuar, Kapo Labi Vlorë.
