Nga Ahmet Ҫollaku
Përpara dyerve të hapura, vjedhësi kalon pa u ndalur./Seneka
Prokurori i krimeve të rënda, Xhevat Hana i cili u helmua nga mafia shqiptare para pesë viteve, ishte nipi im. Ai lindi në Skënderbe të Rrajcës apo Katunplak, siç i themi ne të fshatit… Aty pranë ndodhet edhe Shkalla e Skënderbeut, apo ‘Harku i Triumfit’, siç e thërrasin ndonjë dorë këtej rrotull. Këtë hark, nuk ka për ta për ta kaluar kurrë më nipi im.
Gazetari Kristo Mërtiri, ato ditë të kobshme shkruan se prokuror Xhevat Hana nuk kërkoi kurrë “këmishë antiplumb” e eskortë policore, as kredi të butë a të njomë për të dalë nga apartamenti parafabrikat; as privilegje… Më thoni, cili prokuror e gjyqtar është nderuar e përcjellë në atë botë nga aq qytetarë të vendit tim? Asnjë përfaqësues i Qeverisë së këtij shteti demokratik nuk begenisi të vinte për njeriun që tërë jetën mbrojti akuzën e shtetit amë (?!)
Nipi im u bë kurban për një Shqipëri tjetër, me një qeveri të ndershme. Xhevati e bënte luftën kundër përbindshave qeveritarë përforcuar nga disa “shokë dhe kolegë” të cilët e ngarkuan atë me proceset më të mëdha të kohës, duke zgërdhitur zgëqeve se “mban fshatari zbritur nga Librazhdi”!
Ne kishim shumë vite pa u parë. Ai, lëvizte lart e poshtë për të zgjidhur hallet e Shqipërisë, kurse unë syrgjynosur përtej oqeaneve për të rritur pensionin demokratik. Kur bisedoja në telefon me të, nuk di çfarë shtysë më cyste t’i thosha, kujdes…Dhe si për ironi, këtë ia thosha unë që nuk dija të mbrohesha në ndërmarrjen time nga disa muçollarë dhe liparë, brumbuj, ndërkohë që ai kishte të bënte me një repart armiqsh, që nga ish K/Sali Berisha, e me radhë…Po kthehem nga shërbimi, jam në makinë me disa shokë, më fliste në kohën që kthehej për Tiranë…
Unë me nënën e Xhevatit, kemi lindur në një shtëpi të madhe, pranë shkëmbenjve, ku gjelbërojnë dushqet, zabelat, panjat, frashëri, lajthitë, ahu, pishat, bredhat… Në atë tempull mbrojtur nga Zoti, u rrita bashkë me Gurijen, nënën e Xhevatit. Përtej kurrizit tonë, kishim serbin i cili e dogji tri herë Rrajcën, por nuk na helmoi kështu siç bëri kjo demokraci shqiptare…
Gurija, në çupëri punonte shumë dhe nuk ndihej, kësisoj ajo i ngjante nënës së saj Xexes, e cila gjithë kohën që jetoi, tha vetëm njëzet fjalë, ndërsa kokën e mbajti pështjellë me shami dhe nuk e ngriti më shumë se dhjetë hërë. Sikur kishte frikë se e treste dielli… Këtë gjak kishte në trup Xhevat Hana.
Nipi im, prokurori i disa çështjeve madhore, ecte në këmbë, pa frikë, me dosjet nën sqetull, pa bodiguardë e pa eskortë të veçantë, ndërsa të akuzuarit vinin krekosur me fuoristradat. Hej Shqipëri, çfarë mban brenda teje!
Gjithnjë i thosha nipit, ki kujdes, po ai, nuk më dëgjojë. Vallë, nga kishte ngjarë nipi im? Edhe ai si puna ime!
Nipi im bënte luftë me një armatë të madhe, disa fshehur në Kalin e Trojës Shqiptare. Ishin dhjetëra dosje me mijra faqe, ku lakoheshin emra të tillë si Arben Sefgjini, SHIK, Gazidede, Avni Koldashi, Budjon Meçe, Ilir Kumbaro, Astrit Sula, targa TR 2648 C, Benet Frashëri, Riza Shehu, Sali Berisha, ca fshehur nëpër zyrat e qeverisë, disa nëpër botë, në Angli apo edhe më larg, deri në Kinën e largët.
Matrica ishte (është) llogaritur mirë nga ata që posedojnë miliona dollarë… I pata thënë nipit tim disa herë, kujdes, kujdes!.. Po ai nuk më dëgjoi…
Me Xhevatin, për herë të fundit u takuam në Tiranë në vjeshtën e vitit 2011, kur unë u ktheva nga jashtë. U pamë ato ditë të panairit të librit aty në Pallatin e Kongreseve. Ishim gati përballë. Xhevati të befasonte me atë prezencë ekstra. Përsëri më verboi vështrimi e tij, ai vështrim sikur donte të më thoshte, “mos dysho, jam unë”.
Kishim vite pa u parë. Ai kishtet ngelur topolak, statujë lëvizëse që zhbironte me sy çdo gjë rreth tij, edhe mirësinë edhe ligësinë. Edhe atë ditë ishte veshur solemn, me një kostum gri, ku spikaste një gravatë e gjatë gri, lëshuar në atë këmishë të pastër.
Para se të transferohej nga Prokuroria e Përgjithshme në fund të vitit 2007, nipi im ishte përfaqësuesi i akuzës shqiptare për dosjen korruptive të rrugës Durrës-Kukës, që mendohej se shkonte të paktën 220 milionë Euro…
E prezantova nipin me kolegun tim, gjeologun Genci Melonashi, i cili u ndodh në atë panair. Biseduam plot gjëra, Xhevati dinte të tregonte, të gozhdonte në karrige dhe, si gjithmonë nuk të linte të paguaje… Ishte kavalier i madh nipi im!.. Dhe i pata thënë nipit tim disa herë, kujdes, kujdes!.. Po ai nuk më dëgjoi…
Gjyshin e Xhevatit, Pasho Ҫollaku, xhaxhai im më i madh, në shtëpi e thërrisnim Dede. Dedja, ishte i egër dhe i sertë, po dinte ta administronte ekonominë e shtëpisë, menaxhonte pesëdhjetë frymë(!). Ishte i ndershëm. I gjatë, ai ngjante si një qarr i lartë. Ishte shumë e vështirë t’i kapje një buzëqeshje sado të lehtë. Në fshat e respektonin shumë prandaj për këtë karakter tepër të sertë e kishin zgjedhur në kryesi… Më kujtohet një ditë nga fëminija kur Dedja mu afrua dhe më pyeti se Xhevati e kishte mbaruar shkollën fillore në fshat, po nuk dinin ku ta çonin. Në gjimnaz, i thashë gati pa u menduar. Dhe vërtetë, pasi mbaroi gjimnazin në Librazhd, ai vazhdoi Fakultetin e Drejtësisë në Tiranë… Pra, unë u bëra sebep që ai vazhdoi gjimnazin, për më tej zgjedhjen e bëri vetë.
Dhe na iku papritur e me shpejtësi të padëgjuar, vazhdon gazetari i kronikës së asaj dite. Si mund të harrohen të akuzuarit që vinin kalëruar në Prokurori e Gjykatë me fuoristradat e abuzimit e të krimit, ndërsa prokurori i çështjes ecte me këmbë e me dosjen nën sqetull, pa bodiguardë e pa eskortë të veçantë…
Trimi Xhevat Hana, në jetë nuk hyri e as bëri pazare të ndyra… Ju duhet ta dini që “kapobandat” kriminale e kërcënuan hapur deri edhe në sallën e gjyqit…
Kur shkoja në Tiranë, e takoja në atë zyrë mbushur me dosje dhe klientë, kolegë dhe fshatarë të Rrajcës sonë. I shtypte vetë materialet e proçeseve. Trokitja e makinës së shkrimit dëgjohej përtej godinës së hetuesisë. Një lloj shkrimtari, Xhevati rrinte shumë orë në zyrë, aty jepte këshilla, bënte biseda shoqërore, aty gjente rastin edhe të qeshte, të qeshura që shponin xhamat e dritareve dhe kërcenin deri tej në rrugë…
Në ceremoninë e lamtumirës së tij, vazhdon gazetari i asaj kronike të zezë, do të jenë soji i atyre gjyqtarëve e prokurorëve që certifikuan vjedhjen e votës së shqiptarëve, që duhej të kishin dënuar me kohë vrasësit e Gërdecit e 21 janarit, atyre që do të vijnë në funeral me fuoristrada dhe vetura luksoze me targa Z.
Marr guximin të pyes: Ku janë sot disa kolegë që refuzuan të marrin përsipër disa dosje të tij?
Pas vdekjes së tij, Gurija, nëna e tij u zvogëlua sa një arrë, ndërsa i jati Tahir Hana, mushkëritë i veshi me tym duhan kërxhalli. Shkopi i thanës marrë në Skënderbe u përkul nga dhimbja deri sa ju bë kular qafe, po dhimbja ishte aq e madhe sa edhe kular nuk e mbajti më, sa një ditë edhe ai ra e vdiq, vrapoi pa zhurmë tek djali i tij.
Dhimitra, e shoqja, shikonte qiellin, kërkonte të dinte nga i ardhi kjo gjëmë. Nipin tim nuk ma vrau serbi këtu pas kurrizit të Rrajcës, as mbetjet luftarake ngelur nëpër istikamet në të dy anët e kufirit, nipin tim e vrau pseudo demokracia shqiptare. Këtë e dinë të gjithë!
Nipi im kishte në sirtare disa proçese gjyqësore që detyrimisht do të kërkonin përplasje me shumë qeveritarë shqiptarë, apo edhe më tej. Sigurisht ata do të bënin (dhe bënë), ç’është e mundur të mos e kishin përballë. Prandaj e helmuan… Nuk dihet me çfarë diagnoze vdiq nipi im! Demokracia shqiptare, mafia shqiptare, nuk të vret me plumb por me helm.
Ai ndoqi çështje të mëdha, më të bujshmet e drejtësisë shqiptare, atë të hetimit të zhdukjes nga ish-oficerët e SHIK-ut, të biznesmenit shqiptar nga Maqedonia, Remzi Hoxha, apo atë të skandalit me fondet e rrugës.
Mos e harroni atë që thoshte vetë prokurori i klasit të parë, Xhevat Hana: Të kesh mëshirë për të ligjtë, do të thotë t’u shkaktosh dhimbje të mirëve.
Bashkëfshatarët e mi të Rrajcës, prokurorit Xhevat Hana do t’i ngrenë një përkujtimore, sepse ai është nderi dhe krenaria e tyre. Po qeveritarët tanë, vallë a do të kujtohen ta përmendin ndonjëherë emrin e tij?
****
Botuar sot si kopertinë e Dita. Autori jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Xhevat Hana, ka qene nje nder prokuroret me dinjitoz shqiptar. Nje hero i vertete i ketyre viteve demokraci. Eshte mese e sigurte qe ai njeri eshte helmuar, vetem sepse ishte ne zbulim te plote te veprimtarive anti- shqiptare te Sali Berishovicit, ne ceshtjen e Remzi Hoxhes. Me vjen keq per humbjen qe ju keni patur si familjar, por me shume me vjen keq per ne popullin shqiptar, qe ja marrin nga krahet keshtu heronjsh te ndershem, nderkohe qe neperkat qe duhet te vdisnin me kohe i kemi akoma mbi koke.
Ndeshkimi I pameshirshem i qeveritareve,qe ia moren jeten shume shpejt dhe ne menyre misterioze prokurorit te paharrueshem Xhevat Hana,do t’i beje ata qe t’ia permendin emrin ne cdo dite te perendise qe u ka mbetur.
Ndeshkim te pameshirtshem quaj konfiskimin e cdo pasurie (qe e gezojne sot,duke n’a nxjerre gjuhen) te pajustifikueshgme legalisht dhe plasja ,pa kthim , tek shtate penxheret.Vetem ne kete rast do te gjejne prehje eshtrat e Xhevatit te ndjere e mbase do te kene melhem per plagen e tyre te dashurit e tij .
Kam qene ne nderimin e vdekjes se tij,ne godinen e Shqup-it,,,qe ende nuk ishte pushtuar nga kusaro-banditet e PD-se.Nderimi ishte ne lartesine qe e meritonte plotesisht,sidomos nga qytetare te thjeshte,pa ofiqe,,,qe I tronditi thellesisht ajo vdekje.
Me pelqen shume optimizmi yt Lora ,pavaresisht se shkon pertej imagjinates e ironise! Respekt per optimizmin e uroj ta jetosh(qofte dite e afert)!
CFARE BOMBE ESHTE KJO ?!..
KJO ESHTE KAPSOLLE PARA KRIMEVE TE PERBIDESHME TE SALISATANAIT
KJO ESHTE KAPSOLLE PARA HIPIKROZIVE KOZLIKE TE LUVE
KJO ESHTE KAPSOLLE PARA TREDHJES & TRADHETISE SE EDI RAMES
poshtrimi me i madh qe mund ti behet nje kombi eshte..kur zoti donald lu duke e ditur qe berisha ka mijra krime te dokumentura..biles dhe nga vete ambasda amerikane dhe sherbimet sekrete..tall lesht me shqiptaret hapur fare..dhe sa me shume po afron 5 vjetori i krimit fashist te 21 janarit..aq me shume AI po djersin..
LEXO NR 63 TE KRIMEVE…NUK KA NDONJE GJE TE RE..VECSE BIZNES MEDIATIK
KUJT I QAHENI ZOTERI???
Epopeja 25 vjecare e pabesueshme e krimeve te perbindeshit Berishovic
1-puci shtetit 2 prill 1991
2-lufta veri-jug 1997
3-kater mije te vrare ne 1997
4-urdheri per sulm kimik 1997
5-remzi hoxha
6-fshehja e kumbaros
7-kosta trebicka
8-fatmir xhindi
9-oficeri shikut
10 gjyqtari konomi
11-viktimat e gerdecit
12-protestuesit e 21 janarit
13-akuzoi PS per vrasje nga mbrapa
14-manipuloi mjeket e spitalit ushtarak
15-ktheu k/m ne spital fushor
16-refuzoi dorzimin e gardisteve
17-terrorizoi presidentin si horr bulevardi
18-perdhosi k/prokuroren di lavire
19-ofendoi k/shikasin si pucist
20-kercenoi ramen me egzekutim
21-akuzoi dhe kercenoi 4 gazetare
23-u fshine filmimet
24-u ndrruan tytat e armeve
25-u dekorua burri shtetit
26-u dekorua ylli ne ngjitje
27-u menderosen ekpertizat e FBI
28-u zevendesua presidenti
29-u zevendesua k/prokurri
30-u zevendesua k/bashkiaku
31-u zevendesua k/shiku
32-u terrorizuan gazetare
33-u tha se do ja u bej prape si ne 21 janar
34-liroi vrasesit nga burgu ne shkurt 2012
35-genocid fisit haklajve
36-tritol te varezat e haklajve
37-bulldozer te shtepia e haklajve
38-vrasja mafjoze e Mirush Matit
39-thika pas shpine Bujar Kaloshit
40-vrasja e Aleks Kekes
41-masakrimi Edi Rames
42-masakrimi Zamir Dules
43-masakrimi Bardhok Lales
44-vrasja Florian Viles
45-egzekutimi Anton Gjergjit
46-egzekutimi Vaid.Lames
47-perndjekja e Zef Brozit
48-perndjekja e gjen.Luan hoxha
49-perndjekja e Shinasi Rames
50-terrorizimi Eduart Sallamit
51-terrorizimi Arben Dukes
52-rrahja e Paskal Milos ne Bruksel
53-burgosjae e A.Frangajt
54-burgosja e A.Ristanit
55-vdekja misterioze P.Arbnorit
56-vdekja misterioze Safet zhulalit
57-vdekja misterioze Ali Spahia
58-vdekja misterioze Besnik jacellit
60-vdekja misterioze Gezim Dibra
61-egzekutimi ahmet krasniqit
62-egzekutimi ilir koloshevcit
63-vdekja misterioze xhavit hana (prokurori gerdecit)
64-eleminimi misterioz i L.Ihsanit (sekretarja berishes 13 vjet)
65-vdekja misterioze Bashkim Gazidede
66-vdekja misterioze Ferit R.Hoti
67-vdekja misterioze Tani Topit
68-vdekja misterioze Gramoz Pashkos
68-Eleminimi Gani Malushit
69-nxjerrja ne prite e azemhajdarit
70-vrasja e 10 komisareve te policise
71-vrasja e mbi 500 policeve ne detyre
72-ngujimi i 3110 familjeve ose jane gjak
73-…1800 te vrare me kanun
74-prishjen e qeverise stabilitetit 91′
75-fronezimi i janullatusit
76-aderimi ne konferencen islamike pa referedum
77-sabotimi i levizjeve per pamvaresi ne kosove
78-furnizimi me nafte i milloshevicit
79-vjedhjen e votimeve 96′
80-rrahja masive e demonstrueve ne sheshin Skenderbej
81-rrezimin e shtetit dhe vellavrasja ne 97′
82-grushti i shtetit shtator 98′
83-impikimi familjarisht i tij ne holokaustin e gerdecit
84-miratimi i varrezave te ushtareve greke
85-injorimi total i ceshtjes came
86-shitja e detit jon
87-implikimi me ligjin e plehrave
88-vjedhje e votimeve ne 2009
89-prishja klasave sportive
90-prishja e rrjeteve kulluese
91-tallja me shkollene plepave
92-masakra e 21 janarit
93-vjedhja e votimeve 2011
94-perdhosja e luftes N.CL
95-glorifikimi i satrapit zog
96-deklarata qe kemi gjak turku.
97-Shitja e resurseve strategjike
98-lidhja me mafiozet e podestes
99-parlameti i ri
100-stadiumi i ri
101-xhamia e re
102-rruga e Arberit
103-rrethrrotullimi ne unaze
104-h/c skavices
105-h/c devollit
106-mullinjte e eres ne karaburun
107-centrale atomike per tu bere superfuqi
108-hekurudha tirane-pekin
109-superfuqi arroresh
110-mbjellja e 10 miljon rrenje ullinj
111-kalimi borxhit jashtem 66% (falimentim)
112-mos pagimi 500 miljon investitoreve
113-demi me “Cez-in” rreth i miljard dollare
114-Krimi me TEC Vlore mbi 200 miljon dollare
115-qindra miljone me pronaret e tokave (strasburgu)
116- mashtrimi i te perndjekurve politike ne pagesa
117-mashtrimi kriminal me legalizimet
118-deshtimi i censusit
119-vjedhja e 300 miljon dolarev te rruga kombit
120-shitja e hidrocentraleve
121-shitja mafjoze e armatimeve
122-shitja e reparteve ushtarake + shqup-in
123-deshtimi i shitjes albetrolit dhe armos
124-linja e tramvajit Lulit ne tirane
125-shqiperia 1-euro
126-denoncimi i Hysen Shoshorit
127-enoncimi i Margarira Kostaqit
128-tjetersimi mafjoz i Shqup-it
129-tjetersimi mafjoz i ambasades kineze
130-tjetersimi mafjoz i sh.o. Fier
131-ri-aprovim i ardhjes milionave ton plehrave
132-tejkalimi borxhit public mbi 65%
133-borxhi ndaj biznesit 1 miljard dollare
134-borxhi stratosphere me Cezin
135-cmenduria me emrin e bjeshkeve te nemuna.
136-perdhosja e eshtrave te A.Hajdarit dhe VK.
137-lejimi i rajersonit ne fushate elektorale 1992
138-mos hapja e dosjes se sigurimit shtetit
140-poshtrimi i Jon Withersit
141-poshtrimi i Arvizuse
142-loja me LHL
143-komplloti Sokol Olldashit
144-loja me lazaratin
145-helmimi Ferdinant Ponit
146-pagesa e vrasjes se Santos
147-teatri qe po luan me Fullanin
148-uzurpimi bsh
149-uzurpimi i bankes Santos
150-“Dasma” per kapjen e nipit enverit
151-‘Nxjerrja” e kalibruar e videos Metes
152-Nxjerrja” e kalibruar e kamikazit Doshi
153-Perdorimi i Dritan Priftit si Video Master Spy
154-Neni naziskin 24/1 i 1992 (shpartallimi shtetit)
156-komisjoni varrim –zhvarrimeve
157-kanibalizmi ne varrezate kombit 3 maj 1992
158-shkarkimi illegal i maks haxhise 1998
159-mos kallzimi I krimit te doshit 3 muaj
160-paisja e familjes & fisit me pashaporta dipllomatike
161-paisja e 10 terroristev islamike me pashaporte shqiptare 93’
162-enigma e goditjes dhe vdekjes Agim Shukes
163-ultimatumi drejtuar Qazim Gjonajt per gjyqin e 2 prillit
164-presioni mbi Prele martinin per gjyqin e 2 prillit
165-enigma e arit londres (1993 me rajersonin)
166-enigma e kaparit te albetrolit 2012 (mbi 85 milon $)
167-enigma e pallateve nga malajzi a ne laprake
168-emrimi I gazidedes ne shik (master spy)
169-takimi sekret me milloshevin (1995)
170- takimi sekret me gjeneralin Boban te vila nr 4
171-takim I fshehte me Ivanovicin ne Kras Montana
172-reabilitimi I kriminelit Gazidede 2005
173-reabilitimi I kriminelit Agim Shehu 2005
174-shkaterrimi dhe demtimi I hekurudhave
175-prishja e hekurudhes milot rreshen klos
176-zhdukja e stacionit trenit Tirane
177-ofendimi I NY TIMES leter higjenike
178-shkon ne USA 1992 me ndihmen e nje big-shefi te Cia-s
179-skandali Levan-Fier( fari balliu-alpine)
180-Debimi I Mustafajt para vizites Bushit
180-ngritja e permendores bushit si bythlepires I tij
181-skandali nipi berishes ne hotel dajti (koburja e dritanit)
182-250.000 euro Jean Paul Carteron ilegalisht ne 2006
183-urdherohet qe kontrata me JPC te mbahet teper secret
184-skandali kombetar me shkollen greke Omiros ne korce
185-denimi Top Channel me 13 milion euro
186-Trafik I madh armesh me Armenine
187-Skandal dipllomatik me azerbajxhanin per keto arme
188-digjet policia gjirokastres nga lazaratasit-shtator 2007
189-i falen Tom Ridges 500.000 $ per 2 seminare (9/2007)
190-Damir Fazllic ne kasafortat e sigurise kombetare me T.Ridge
191-shkarkohet prokurori Sallaku per aresye banale si ndonje fshesaxhi
192-Argita B. fshin biznesin e saj nga regjistri kombetar (shkurt 08’)
193-pagesa ilegale Vatres-usa per 100 vjetorin (sa fukarenj ne usa)
194-Spoti turistik n CNN-300 000 $ kater here me shtrejt se normalja
195-Kapet 1 kg heroine te makina ambasdorit ne Itali , Lesh Kola
196- Prangoset shoferi A.Selmanllari si drog-diller-mik personal i Xenit Sales
197-Autobote te qeverise kapen duke ujitur drogen e Lazaratit
198-Debohet ne shtator 2008 nga shqiperia FMN
199-Debohet k/hetuesi Shtylla (kishte gerdecin dhe rrugen e kombit ne process)
200-Skandali plazhi gjeneralit- mbrapa qendron dyshja malltezi-patozi
201-Super Skandali Jales -del kollovari J.malltezi si mafje e tokave
202-Skandali ne Porto Romano-Argita –Fazllic
203-Gold-Argita” i lyp “Zafar Ansarit 3 miljon dollare rushfet
204-Jamgjarper Malltezi gllabron ish klubin Partizani
205-Karaosmania e Nishanit gllaberon ish seline e PD
206-Urdherohet pergjimi ambasadave dhe opozites nga SH.I.U
207-Transferohen nga zyrtare vendas 1.3 miljard dollare raporton G.F.I.
208-Shkarkimi I disa gjeneraleve rebele dhe zevendesohen me beadle
209-Nuk hapen kutite per 2009,dhe digjen fletet e votimit para afatit
210-Hapen kutite per 2011 dhe ndryshohet rezultati (po mengeperveshuri ?)
211-Ortakja e Argita B. Flutra Kola blen Croën te Fazllicit 2 miljon $
212-Gazidede takon Arkanin ne Durres 6/94 me miratim te Berishes per naften
213-Themelohet kompania Shqiponja me “boss” Tritan Preshin.
214-Berisha posedon disa zyra perandorake private te pa raportuara..
215-Argita zoteron vila multi milioneshe te pa justifikuara-lalez etj..
216-Shkelzeni zoteron vila sheikesh ne garden,farke,mullet .L.A.etj.
217-Akuza ndaj Hajdarit si spiun i SS dhe organizator i 2 prillit 1992
218-Ngritja e lapidarit per “spiunin dhe vrasesin “e Shkodres
219-Dekorata dhe honorari 1,6 miljon dollare per Nicola Arsidin
220-Trafikimi naftes ‘Virxhin-Kulicaj” fitimi 75 miljon dollare
221-Blerja e nje super benzi BUNKER-700 miljon leke.
222- Porosit helikopter superlluksoz VIP ne France (eurocopter)
223-Porosit nje veprim terrorist me helicopter mbi shtepine e Bamir Topit
224- Mban gjithmene rrotull nje “polici secrete civilesh ” 50- 100 vetash
225-Fimohet vila Rames ne 13 shkurt 2013 me helicopter me urdher te SB
227-Urdherohet ne 97’ nga SB sulmi mbi amb. amerikane ( Izet Haxhia)
228-Sulmohet me urdher te tij kontigjenti gjerman (ka filmime)
229-Kurdiset nga SB truku I bombes te Vefa ne 96’ me Anton Gjergjin
230-Bomba u “kurdis” per te akuzuar “Hakmarrjen per drejtesi”
231-Largohet FMN se sinjalizoi rrezikun per fajdet 96’
232-Kercenohet Kristaq Luniku per mos mbylljen e firmave
233-SB deklaron se VEFA+ Gjalica = dallendyshet e kapitalizmit
234-SB deklaron ;Parate e shqiptareve ne firma me te pastrat ne bote
235-kercenohet me jete Izet Haxhia pas intervistave nga Gestapo SB
236-Akuzohet Xeni Lirijes si drog diller nga Izet haxhia
237-Miratimi I devijimi I rruges Egnatia nga Durrsi ne Igumenice
238-Investime serioze ne Tropoje nga qeveria Pedere-afer zeros
239-Abandonon shtepine ne Vicidol-kthehet haur lopesh e gomeresh
240-I fal oborrtareve mbi 100 licensa h/centralesh ,miniera e hidrokarburesh
241-Trafik me Libine –Lul Basha takon Kadafin personalisht “tet a tet”
242-Lirohen te burgosur vrases per votimet e 2009 me urdher te SB-LB
243-Menaxhohet direkt nga SB kolumbianizimi-prodhimi droges- 5 miljard $
244-permbytja e pare e shkodres ndodh 1 here ne 100 vjet (tallje )
245- permbytja e dyte e shkodres ndodh 1 here ne 1000 vjet (tallje funebre)
245-Gerdeci I dyte ne Dhemblan Tepelene-maskohen vrasjet dhe krimi qeveritar
246-Burgosja e Nanos si terrorist per kavanoza receli t ndihmave
247-KURSE Lul Berisha vjedh gjysem miliardi ne RR.K dhe mbete yll ne ngjitje
249-SB deponon ilegalisht ne amb.amerikane per 14 shtatorin 1998
250-Ve mafjozin Hajdin Sejdia keshilltar te pare ekonomik ne qeverine e 1992
251-Largon Leka Zogun si qen ne 20 nendor 1993
252-prag skandali armatosur ne hotel dajti me LZ
253-Nga trajtimi LZ si qen I ngre permendore si karadyzen
254-SB me keto krime eshte diskretituesi me I madh I USA-s
255- SB me keto krime eshte djalli I Lugut te zit e tropojes qe po
ri-ngre Enver Hoxhes lavdine sin je nga Kolloset me te medhenj qe ka nxjerre njerzimi
kur shikon sot kete popull qe eshte shpefyteruar,kete klase politike antishqiptare,keta ish te perndjekur politike akoma me gaveta neper duar,keta intelektuale te sklerozizuar,keto medium dhe gazetare tevet-censuruar,ate vend qe eshte kthyer ne nje kombinat gjigand prodhimi dhe tranziti droge me vlera kozmike,ku krimi ,droga,prostitucjoni,tradhetia , kurvelliku politik dhe hipokrizia unlimited e nderkombetare automatikisht “pa deshiren” tone e vene Enver Hoxhen Burrin me te madh qe ka nxjerre kombi shqiptar ne nivel me gjergj kastriotin
E VETMJA GJE E MIRE QE PASKA BERE I KA FSHIRE BYCEN ANDI BUSHATIT NE PARIS..PER TI SALDUAR SURRATIN ARGITES ME OPERACJON PLASTIK
I nderuar, njerez si Xhevati jane aq te medhenj e te larte sa politiqenet apo qeverigomaret e vendit tone nuk is vlen as ti zene me gone. Xhevati do te kujtohet nga populli shqiptar si Prokurori qe akuzoi dhe fitoi mbi qeverine me emer the shtetit.
Ke shume te drejte. Xhevatin e vrau politika edhe duyke e haruar, Ishte njeri i drejte, i ndershem, i besueshem, ikembengules ne misjonin e tij. Ata qe e vrane (helmuan) jane skilet e politikes kusare, mafiet qe kerkojne te vine ne qeverisje te vendit.
Ahmet Ҫollaku Vetem nji njeri ndershem dhe njerzor mundet te shkruaj kaqe me dhimbje dhe krenari per nje prokuror qe u eleminua nga mafija. Ahmet Ҫollaku me gjithe se jeton ne emigracion vazhdon te cqetesohet per Atdheun e vet si patriot dhe specialist i formuar
Respekt qytetarie.
Eh! I pa haruar qofte kujtimi i tij. Qofte I parajses.
Keto kohe te veshtira qe po perjetojme I kemi peshqeshe nga “demokracia shqiptare”…….
Per me teper nuk po duam te marim kthesen, drejte dhe atje ku duhet. Ne PAVARSISE tone.
Ne LIRINE tone. Ne te miren e kombit tone. Shqiptari e ka te veshtire te pranoje gabimet dhe fajet e veta.
Vdekje partise demokratike.Pa shterrur mitra e bushtres qe prodhon krimin s`ka derman ky vend.
Njeri i larte, me karakter te forte dhe te jashtezakonshem, i ndershem deri ne palce dhe profesionist i rralle. E kam njohur personalisht dhe me ka lene pershtypje te jashtezakonshme modestia dhe sinqerireti i tij, sic me la pa goje vdekja e papritur dhe e pazakonshme e ketij patrioti te koheve te sotme. Bandat mafioze nuk mund te lejojne qe njerezit, te cilet e duan me te vertete vendin e tyre dhe luftojne per te verteten te jetojne e t’i akuzojne. Ne kete moment hyn ne skene dhuna dhe vdekja. Por jo per shume kohe!
Edi Rama mallkuar qofsh po nuk e nxore Sal Berishen para gjyqit!
Zotnia mos u merzit se dosjet e tij do ti ndjeke gjyqtaria e plepave Fatmira Hajdari e do te nxjere ne drite shkaktaret e vrasjet edhe vjedhjet qe jane bere ne Shqiperise. Se ajo gjati vrases dhe urdhera si per vrasien e te shoqit e jo me keto qe jane te thjeshte.
“Të kesh mëshirë për të ligjtë, do të thotë t’u shkaktosh dhimbje të mirëve.”
Kjo eshte nje thenie lapidare per kohet qe po jetojme.
Doni reforme ne drejtesi zoterinj politikane, shtetar, opozitar matrapazer, gjyqtar, prokuror, avoketer?!
Te gjithe ju demagoger te pashoq, ju delenxhiler dhe matrapaze te fjales se lire, ju hipokriter dhe sharlataner!
Beni se pari nje hap te vetem, per te treguar se paku se jeni ende njerez dhe nuk jeni kthyer ne qenie dykembeshe qe dini vetem te ngrini prita dhe te vritni njerez, qe te vrisni naten dhe te qani diten, qe te vidhni sa te mundni dhe te shpetoni per shkak proçedurash mafioze! Shkoni tek varri i ketij njeriu te thjeshte, trim dhe kurajoz, te ndreshme dhe qytetar, te cilin ju e larguat para kohe nga kjo jete dhe lutuni per shpirtin e tij, madje kerkon pak falje njerzore me mizorine tuaj!
Pas kesaj kini pak guxim njerzor dhe kerkoni te hapni dosjet tuaja voluminoze qe jane mbushur me pluhurin e pritjes e te harreses dhe ballafaqohuni me akuzat qe ngrihen kunder jush, me krimet qe keni bere apo nuk keni bere!
Denonconi bashkepunetoret tuaj, epror dhe vartes, kriminel te vegjel dhe te medhenj! Pastroni se pari shpirtin tuaj qe nxin si katrani dhe pranoni si banese post pseudolavdise tuaj qeline e ftohte !
Bejeni kete sherbim perpara se ndeshkimi i Dikujt tjeter qe qendron mbi ne te bjere mbi ju dhe aty ku ju dhemb me shume ju!
Reforma ne drejtesi nuk eshte start i mafiozeve dhe krimineleve qe kerkojne te bejne manovra per t’i shpetuar ndeshkimit!
Reforma jne drjetesi nuk eshte gare e matrapazeve te fjales dhe korrace e bashkepunetoreve te krimineleve! Reforma ne drejtesi eshte shpallje e luftes ndaj te keqes, eshte beteja vendimtare per triumfin e te drejtes dhe te vertetes, eshte ndeshkim per kriminelet dhe mafiozet e veshu me pushtet apo te fshehur nden veladone pushtetesh.
Jo, ju nuk jeni jte paafte, por nuk keni te drejte morale as te flisni per kete reforme dhe jo te realizoni ate.
Dhe nese beni ndonje fletushke apo ndonje liber, me ju ai do te jete vetem nje formalitet si shume te tjera.
Letra e shkruar ngadaja i tij eshte vertet e dhimshme per shqiptaret se edhe kur dikush merr persiper te nxierr te verteten mafia ta mbyll gojen.Njerz te tille nuk mund ti kujtojne ata qe c’do dite po i nxierrinthemelin ketij vendi.Kujtimi Tij do te mbetet mes njerezve qe e duan dhe punojne perkete vend.
Edhe mua me kujtohet si nje prokuror burreror , i mencur dhe i mprehte. E mbaj mend per ceshtjen Sefgjini kur i zbuloi ketij krimineli (me ane te letrave te dietave) prezencen ne Vain te Lezhes ku eliminoi patriotin Remzi Hoxha. Shume Hana te Rrajces banojne ne Pogradec dhe i njoh per njerez te mire,parimore e atdhetare. Ka ngjare nga fisi i vet. Nuk e di cfare lidhje ka me shoqen time te klases ne gjimnazin e Pogradecit Bukurie Zekman Hana , mbese Rrajce ? Ahmet Collaku si ne cdo shkrim per naften ka shkruar plot shpirt patriotik. Respektin tim ja percjell nga larg . I perjetshem kujtimi i simbolit te prokurorise shqiptare Xhevat Hana !
Eshte ne nderin por dhe detyrim i Prokurorise Shqiptare ta rihetoje seriozisht shkakun e vdekjes se prokurorit Xhevat Hana. Mos’hapja e ceshtjes do ta rendoje e kriminalizoje statusin e pavaresise se saj ???
Or daje aq ja kishte shkruar zoti jeten,vdiq si gjithe qe po vdesin,dhe nuk bene mire qe aludon ,se nuk ke ndonje interes,pra nuk fiton asgje vecse e ve ne diskutim emrin e nipit.Une do kisha dyshuar vertete,nese ai do kishte vdekur ne spitalet tona.Por fakti qe ai u shtrua per kurim ne Itali flet ndryshe,te jeshe i sigurt dajosh se Italiani do te kishte dhene rezultatin e analizave te kryera ne trupin e te ndjerit,dhe nuk ka bir nane ti tjetersoj sic pretendoni juve.Italia ka mjeksi te perparuar qe i shkone deri ne funde semundjes,aty e ke nje kartel,por edhe familja e ka shkakun e vdekjes……Mos e beje per politik se asgje nuk fiton,se shikoj ketu ne forum,jo Saliu,jo ariu,ti leme keto gjera,po te deshte saliu e hiqte me njehere nga puna,as ja ndjente per Xhevatin,ai si kryekriminel i ketije shteti te dhjere,e merte ne telefon Lallen,apo ate qe ishte para tij e i thoshte hiqma per dy ore?????Pasatj Xhevati ka shkuar mire me politiken,ishte ai qe i dha pafajsi Zani Caushit me dhjetra vrasje,kur prokurore te tjere jepnin denime capitale per banditet.Kuptoj qe dhimbja eshte e madhe per familjen,ashtu si shume te tjere.
Eshte ne nderin por dhe detyrim i Prokurorise Shqiptare ta rihetoje seriozisht shkakun e vdekjes se prokurorit Xhevat Hana. Mos’hapja e ceshtjes do ta rendoje e kriminalizoje statusin e pavaresise se saj ???p
E kam njohur Xhevatin.Model i nje njeriu te ndershem, te perkushtuar per drejtesine,inteligjent.Nje lloj Falkone e Borselino shqiptar.Daja itij i shtron drejt problemin.E mbeshtes.Edhe ne dhembjen e thelle.
Nuk duhej marre pushteti ne aleance me Ilir Meten.
Po jepjani votat Edit dhe jo Ilirit, bashkepunetorit te Sali Berishoviçit. I vetmi politikan tek i cili kane shrese njerezit e ndershem eshte Edi Rama. Hajdutet, kriminelet, abuzuesit e energjise, ujit e territorit, jane ne anen tjeter, ne anen e krimit – Berishovit dhe Leshelise.
O njerez , nuk e kuptoni ,qe Edi Rama s’ka c’ ben me kete drejtesi SALISTE. Pse nuk do ai ta fshije BERISHOVIN nga faqja e dheut ? Pastaj ndodh si me kryehajdutin FULLANSALISTIN qe vodhi , vodhi pa fund e doli i pafajshem nga gjykatesit e prokuroret te korruptuar.Te kemi durim e te presim drejtesine e rinovuar e pastaj do shohim………
Po prisni o njerez mos u hidhni kot me kot.Nese ka vdekur ne menyre natyrale pse krijoni keto histori.Nese ka qene profesionist i ndershem dhe njeri i mire kujtojeni si duhet me shkrime per mire e per eksperiencat e mira qe ka lene, por nese ka vdekur se ashtu i ndodhi fati, e kuptoni cfare gabimi beni.Kam njohur ca burra me te mire se i ndjeri Xhevat e nuk i permend askush.
Merreni me ngadale e me logjike, nese ka fakte se e kane helmuar gjenden edhe tani, nese jo ja fusni kot.
O Mark, por daja thote KUSH MA HELMOI NIPIN TIM, dhe nuk flet per vdekje natyrale.
Rilexoje edhe njehere, pastaj revoltohu dhe u thuaj njerezve te “permbahen”.
Mbase je adhurues i Saliut qe flet e shkruan keshtu, sidoqofte je vetem nje, jeni nje pakice qe vazhdimisht firon.
o Gregor Lato
dhe unë e lexova këtë shkrim të dajës,por në asnjë rast nuk pash të thuhej një fakt apo hipotezë për helmim!!përveç thënjes “KUSH MA HELMOI NIPIN TIM” dhe fjalëve të mira për punën e tij unë nuk pash asgjë tjetër!!
o grigor ti nuk mund të nisesh nga kjo thënje “daja thote KUSH MA HELMOI NIPIN TIM”dhe ti vësh vulën si HELMIM dhe jo vdekje natyrale!!njëlloj dhe e bija në intervistën e djeshme dhe emrin e sëmundjes nga e cila ka vdekur ligjërisht nuk e përmënd dot,”sëmundje e keqe” si me pas jetu në mesjetë,e jo më të paraqesë ndonjë fakt për vdekje të nxitur!!
o grigor dhe njerzit e mirë sëmuren nga leuceia o kenceri,dhe njerzit e mirë sëmuren dhe vdesin or njeri!
si daja dhe e bija duhet të mendohen njëherë para se të flasin,bile duhet të mbledhin prova para se të shkruajnë!!u bë pandemi kjo puna e vrasjeve konspirative në shqipëri!!spo lënë njeri të vdesë në mënyrë natyrale duan patjetër ti vrasin dhe ata që vdesin nga natyra!!
aman mor se na plasët me këtë llogjikë!!
E kam njohur shokun Xhevat Hana, hetues prane deges te brendshme te Sarandes ne vitet 80, pasi mbas nje hetimi qe kishte bere, na paskesh zbuluar nje vjedhje te permasave te medha te pasurise te shtetit nga nje grup shitesesh dhe magazinierit. Mbasi i mbajti pjesetaret e ketij grupi mbi 15 muaj ne paraburgim, duke i torturuar me presionet me te renda psikologjike, i nxjerr ne gjyq. Magazinierin e kishte çmendur perfundimisht e perjetesisht, gjithashtu edhe nja dy shitese ishin çmendur gjate paraburgimit, te gjithe keta i denuan nga 18 deri ne 25 vjet burg, pa fakte fare, ju kishin bere edhe kontroll neper shtepi, ju kishin çare dysheket dhe para nuk kishin gjetur, magazinieri qe konsiderohej kapo i grupit flinte ne nje dyshk kashte, pra per dyshek bambuku nuk behej fjale e jo pastaj per leshi, kjo ishte prova me forte qe tregonte varferine e ketij mileti nderkohe qe akuzoheshin nge shoku Xhevat Hana si grup hajdutash te pasurise te shtetit. Une nuk e di se si ka vdekur ky njeri, di kete, qe ka patur shume mekate ne kete jete, sepse ka shkaktuar shume viktima te pafajshme gjate kohes se komunizmit.
E kam njohur shokun Xhevat Hana, hetues prane deges te brendshme te Sarandes ne vitet 80, pasi mbas nje hetimi qe kishte bere, na paskesh zbuluar nje vjedhje te permasave te medha te pasurise te shtetit nga nje grup shitesesh dhe magazinierit. Mbasi i mbajti pjesetaret e ketij grupi mbi 15 muaj ne paraburgim, duke i torturuar me presionet me te renda psikologjike, i nxjerr ne gjyq. Magazinierin e kishte çmendur perfundimisht e perjetesisht, gjithashtu edhe nja dy shitese ishin çmendur gjate paraburgimit, te gjithe keta i denuan nga 18 deri ne 25 vjet burg, pa fakte fare, ju kishin bere edhe kontroll neper shtepi, ju kishin çare dysheket dhe para nuk kishin gjetur, magazinieri qe konsiderohej kapo i grupit flinte ne nje dyshk kashte, pra per dyshek bambuku nuk behej fjale e jo pastaj per leshi, kjo ishte prova me forte qe tregonte varferine e ketij mileti nderkohe qe akuzoheshin nge shoku Xhevat Hana si grup hajdutash te pasurise te shtetit. Une nuk e di se si ka vdekur ky njeri, di kete, qe ka patur shume mekate ne kete jete, sepse ka shkaktuar shume viktima te pafajshme gjate kohes se komunizmit.
o tej robi-vani, po avash re mos ha dy here m..t,just one time!
Mutin e hengsh vertino, hengsh edhe te atyre viktimave si dhe te gjithe familjareve te tyre qe kane vuajtur aq shume ne ato vite si fizikisht e ekonomikisht ashtu edhe shpirterisht. Po ju jeni njerez kafshe, per ju e verteta eshte vetem ajo qe u intereson juve, e jo, e vertete eshte gjithshka qe ndodh realisht. Le te dale nje burre ketu e ti mohoje hetimet e Xhevatit (djale i ri) ne vitet 80 ne Sarande si dhe arrestimet e tij ndaj fukarejve te pafajshem, ne ato vite.
Po përse akoma nuk e dini se kush e helmoi prokurorin e çeshtjeve të krimeve të rënda XHevat Hanën ?! …po përveç se atijë të mallkuarit S.Berisha që shkatrroi e helmoi gjithë shqiprinë ,kush tjetër ta ketë helmuar prokurorin guximtar XH.Hana.?
Derisa jan kockat e te ndierit,eshte gjeja ma leht per tu verifikuar.
Ne se keni bindjen se nipi juaj eshte helmuar nuk vlejne kujtimet neper gazeta.
Mbas gadi 2 shekujsh rezultoi Napoloni rezultoi i helmuar,kurse ju nuk keni pse prisni 2 shekuj.por beheni cvarrimin dhe analizat ne menyre te pamvarur menjehere.Keshtu ju do te beni qe ne se eshte helmuar menjehere te hapen hetimet ne Shqiperi e Itali.Ne se ju nuk beni kete atehere do te kete njerez te tjere qe do t’ju akuzojne se per interesa politike po shkelni ne kujtimin e Prokuror Hanes
Nuk ka me turp se sa nje i vdekur te perdoret per politike sic po ben daja me nipin
Sot jane te gjitha mundesite qe me pak shpenzime te kryhen analizat ne se i ndjeri eshte helmuar,por fatkeqesisht familjaret preferojne te lozin me vdekjen e prokurorit per hir te fushates te te majteve Kjo eshte me teper se turp
Njeri i paster qe rrallehere mund ti vije Drejtesise Shqiptare. Meriton Respekt.
( Ata qe se kane njohur mos te flasin kot)
çudi,na paska mesu edhe borgjezia politike te perdori vejushen e ZEZE qe s’eshte gje tjeter veçse se SIANURI,nje nga helmet me te pa detektueshme per vete faktin se ka dy dozime:
I pari sjelle vdekjie rrufe,sa te hapesh e mbyllesh syte dhe i dyti sjell vdekjie te ngadalte por teper vuajtese.
Bravo politiqise allbaneze na qenka modernizu per prodhime farmaceutike.