Kush mund të qëndrojë pas mosmarrëveshjeve VV – LDK?

Ornela

Bedri Islami

Si duket, koalicioni aq i pritur deri më tani për qeverisjen e Kosovës, mes VV të prirë nga Albin Kurti dhe LDK-së së Isa Mustafës, do të ketë vështirësi të mëdha, të cilat, edhe pse duken se kanë të bëjnë thjeshtë me postin e presidentit, janë shumë më tepër se kaq.

Një koalicion që mund të krijohej, më shumë nga inati se nga arsyeja, nuk paska qenë edhe aq i lehtë. Probleme të mëdha, të vjetra e të reja, që ishin e janë mes tyre, po rizgjohen.

Mendimi politik i shpallur i Kurtit është ndryshe në disa raste dhe e kundërt në shumë raste të tjera me mendimin politik të LDK-së.

Fillesat e dy forcave politike janë të ndryshme, devotshmëria është e ndryshme, sprova në pushtet është, po ashtu, e ndryshme.

VV është një forcë politike militante, ku janë në shumicë të rinjtë dhe shumë prej tyre vijnë nga familje me një traditë të njohur çlirimtare.

LDK është një forcë politike oportuniste, ku në shumicë ishin të ardhur nga Lidhja Komuniste e Kosovës dhe ku vizioni dhe idetë janë shndërruar në pazare politike.

Por, e gjitha është çështje e forcave politike, të cilat kishin përballë tyre një qeveri që duhej larguar dhe e larguan, por, si duket, pa mundur të formojnë një qeveri të veten.

Kurti paralajmëron, si është prirur, se qeverinë e re nuk e mandaton dhe as nuk e pret rrugëhapjen nga presidenti, por nga LDK-ja.

Isa Mustafa i kthen përgjigjen ekuivoke, “bëje qeverinë nëse ke numrat”, por votat nuk ka ndërmend të ia delegojë.

Presidenti i Kosovës, Thaçi, i bën ftesë dy herë në një ditë liderit që ka fituar zgjedhjet dhe pritet të jetë shefi i qeverisë së ardhshme dhe, ai futet në lojë.

Njeriu që bëjnë sikur nuk e llogaritin dhe për vendin e të cilit duket se po prishen ujditë, e njeh lojën e filluar dhe, nuk do të habitesha, nëse pas murit të lojës, është vetë ai.

Kurti nuk mund të bëjë asgjë, as qeveri, as pushtet, as të realizojë idetë e tij, nëse kabineti i tij nuk kalon në parlamentin e Kosovës. Kështu si janë punët, nuk do të kalojë.

Tre muaj pas votimeve figura e tij nuk është më e para…loja përtej saj ka ndikuar në imazh dhe kjo nuk po ndodh rastësisht.

Kërkesa e VV për numërimin e votave të ardhura nga Serbia, po ashtu, nuk është shenjë e mirë në mendimin politik të shqiptarëve të Kosovës. Duket si një shenjë kompromisi.

Nga ana tjetër, LDK-ja, e dyta, me një deputet më pak, e njeh lojën e Thaçit, se ka qenë vetë pjesë. I shton edhe lojën e saj që rrugë ka përtej Kosovës dhe bën bllokadën e saj.

VV tregoi një akt force – zgjodhi kryetarin e parlamentit. Konjufca është emër i mirë, babai i Glaukut, Sherif Konjufca është ndër atdhetarët e njohur në Kosovë, por kjo nuk do të thotë se ishte zgjidhja më e mirë e mundshme. I hap rrugë pazareve të tjera, po aq sa sjell në skenë presidentin. Jo më kot ai ftoi Kurtin për të nisur mandatimin. Në 15 ditë Kurti ose do të dështojë, ose do të bëjë lëshime të mëdha në krijimin e qeverisë.

Në rastin e parë do të jetë përsëri në opozitë.

Në rastin e dytë do të humbë shumë nga idealizmi i tij.

Të vjetrit thonin dikur: “Mos e thaj burimin e vjetër, pa të nxjerrë ujë burimi i ri”.

Kurti i mbylli të gjithë rrugët e tjera, duke menduar se LDK ishte rrugë e mirë.

Është shpejt për t’u penduar, por më mirë tani se shumë më vonë.

Paternalizmi në politikë është i dëmshëm.

Njeriu që nuk e llogarit kundërshtarin e tij, shpejt do e kuptojë se ka nxituar.

Të gjithë po shpejtojnë drejt presidencës dhe, duke shpejtuar, harrojnë se njeriu që është atje, sa do i prapshtë të jetë, nuk e ka ndër mend të ikë pa e luajtur lojën e tij.

 

 

Share This Article
13 Comments
  • SAKTË!
    Albin Kurti, ërveç euforisë, ka dhe mëndjemadhësinë false të pa mbështetur në realitetin politik.
    Personi koleg, përballë në bisedime, është një dhelpër e vjetër, amator kolltuku, i cili nxori në skenë, PËR VOTAT, një politikane simpatike me vizion.Tani e flaku kolegen e vet, duke mashtruar votuesit.
    Tè dy plotësojnë njëri tjetrin në politikën pragmatiste që kundërmon në largësi.
    S’KEMI PARË GJË AKOMA!

  • Eshte puna e vete kosovareve ta zgjidhin por mendoj nuk mundet VV dhe LDK te krijojne nje qeveri me plan te perbashket. Kane shume ndryshime! Bedriu i di me mire se ka pothuaj te njejtin mentalitet!

  • B. Islami nuk e thote dot cope se deshiren e ka qe Albin Kurti qeverine ta beje me ate partine e derrmuar ne zgjedhje te Hashim Thacit. Kjo do ishte humbje per Vetvendosjen. Nje qeveri alla Merkel me SPD brenda saj kur kjo mori ne zgjedhje rezultatit me negativ ne 50 vitet e fundit nuk i duhet Kosoves. Albin Kurti ne se nuk krijon qeveri ashtu si ka ai idete e tij me mire ti drejtohet serish kosovareve per ri votime. Nje qeveri me arnat e grisura te partise Thacit do ti siguronte Kurtit fundin e tij politik.

  • Nuk jam shum dakoret me Bedri Islamin Kure thote:”VV është një forcë politike militante, ku janë në shumicë të rinjtë dhe shumë prej tyre vijnë nga familje me një traditë të njohur çlirimtare.”
    Po te ishte keshtu Albin Kurti do te bente kualicion me Clirimtaret dhe jo me ata te LDK-se ku me te drejte i cuan Pazarxhinje.!
    Lufta qe i behet Hashim Thacit udheheqesit politik te kesaj lufte tregon me se miri qe Albin Kurti dhe VV ase qe e kan ndermend te shofin ase ne enderr se c`fare jen Cliurimtaret.
    Pjesa me e madhe e te Rijeve vijne kjetu nga ato ato rrethina ku asnjeri nuk e shprazi nje kapsoll kunder forcave serbe.
    Dualiteti ne mes VV dhe PDK-se eshte shum i madh sa qe lufta VV eshte mjafte e madhe per ta c`vlefstsuar luften e UCK-se njelloi sce ben edhe LDK-ja kunder UCK-se ne te te njejtenb rruge eshte edhe VV.
    Ndofta arsyeja e kualicionit me LDK-ne do te jet binomi i tyre kunder UCK-se.!
    Albin Kurti Si Sekretari Adem Demacit Luften e ka pare per dritare te TV njelloi si e pa edhe LDK-ja e Mustafes.!
    Qendrimi ndaj UCK dhe Udheheqjes se saje edhe vija e demarkacionit qe ndan dy krahet politik ate te LDK- dhe VV kunder UCK-se.!

  • Sherif Konjicka (bullgar nga mbiemri) mund te jete patriot per kosovon por jo per Shqiperine.
    Ky Sherifi mik me Saliun ,ka thene nje shprehje te poshter per Shqiptaret.
    -Kur vajta ne Tirane edhe pashe shqiptaret ,mu mbush mendja qe njeriu ka prejardhjen nga Majmuni.
    Kjo eshte atdhetaria e ketij melezi qe sdihet nga ka ardhur edhe kur u be *shqiptar*.
    Nai bete keta injorante e meleza qe akoma nuk mesojne dot gjuhen shqipe sikur kushedi cfare jane.
    Keta jane nje takem gyrgylezash qe aju gjendet origjina e qe pabesine e kane tiparin me dallues te tyre ,e ndjekur nga servilizmi ndaj te fortit edhe egersine ndaj te dobetit.
    Si turq sillen ,si turq kendojne,turqisht flasin ne shtepi,si sllavet ngjajne e veprojne.
    Shqiptar vetes i thone.Hajde bjeri ne te se cfare jane keta.
    E kur te quan majmun edhe ky qe mbiemri i perkthehet bari dhish nga gjuha karakacane e bullgareve.
    Bedriu po Bedri ,qyl nga te kater anet.
    Si te gjithe verioret edhe bedriu qylaxhi i paftyre.
    Hengri e piu ne kohe te enverit nga llagapi lulushit te vocerr.
    Beri enveristin e ju qep UÇK,u qylos mire e mire nga Thaçi,rropi kosovaret ne kohen e luftes.
    Pastaj i futi nje nderrin biografie e doli i persekutuar nga shteti i para 90′.
    Tashi do te kapet tek Albin Kurdi.
    Kjo eshte Shqiperia pas 91.
    Mark Marku ,Bedriu ,Qim Peka e kompani.

  • Mes tyre dy aspirateve per pushtet, qendron e vetme ndergjegja dhe krrektisia e pergjegjesise tyre, Ajo qe sh ihet e njihet eshte interesai personal dhhe ambicia pak sa e semuar,Ajo qe nuk eshte per inters te popullit dhe shtetit per te cilen keta dy nuk jane zhegitur shume. Albini ka vepruar e ka dhene pak mund me shume, nderasa Isa, as nuk eshte djeresitur kurre pervec perfitimeve dhe glaberimit. Ky eshte “mish dhije” ndermjet tyre qe pengon Marreveshjen per zgjidhjen e kualicionit dhe zgjedhjen e Qeverise se Koso0ves.

  • Pas mosformimit te qeverise qendrojne, interesat e ngushta te LDK-se per karrige pushteti dhe fiksimi i Kurtit per te bere aleance vetem me LDK-ne.

  • Besoi se një “tërmet” besimi ndërmjet forcave politike ka gërryer rëndë forminmin e kolicionit ndërmjet Albin Kurtit dhe Mustafës,nuk formojnë qeveri ,por do shkojnë drejt zgjedhjeve të reja..
    Albini- euforik hava nuk bëhet kryeministër më kapsolle e detonator brenda në parlamentin e kosovës,pa baza të qëndueshme ,si Monika e LSI-së me çizme në dorë e kapsolla në dhëmbë sulmon parlamentin shqiptar.Mustafa një debil i rrjdhur qon ujë në mullirin Serb.

  • Besoi se një “tërmet” besimi ndërmjet forcave politike ka gërryer rëndë forminmin e kolicionit ndërmjet Albin Kurtit dhe Mustafës,nuk formojnë qeveri ,por do shkojnë drejt zgjedhjeve të reja..
    Albini- euforik hava nuk bëhet kryeministër më kapsolle e detonator brenda në parlamentin e kosovës,pa baza të qëndueshme ,si Monika e LSI-së me çizme në dorë e kapsolla në dhëmbë sulmon parlamentin shqiptar.Mustafa një debil i rrjdhur qon ujë në mullirin Serb.

    Nuk Barazohen tymçet e Albin Kurtit ,vetëm zogjë mund të kenë trembur me gjakun e UÇK-së për çlirimin e ksovës.?……Prandaj qou Hashim e vendos të drejtën në vend.

  • Te gjitha keto sperdredhje behen per te harruar levizjet pa moral gjate fushates dhe ne prag e fillim publikimi rezultati pra per te fashitur mungesen e moralit politik qe me vite larg Ata do te “(vetvendosja+Ldk dhe minoritetet “per hir Te Kosoves dhe “reformave”keto Jane vetem cfaqje kukulllash

  • Bedriu pasi ka qene per vite me radhe zedhenes besnik i Ramutit kerkon te beje dhe politikanin e suksesshem te Kosoves.
    Albin Kurtit nuk i interesojne qeverite me kompromise parimore. Sepse te besh kompromis me te keqen do te thote te mos arrish asgje.
    Parimisht Albinit i duhet nje fitore jo per karrigen, por per interesat e KOsoves. Dhe nese ngelet ne opozite, do te jete besnik i parimeve te tij. Nxitimi do ishte nxitim per nje karrige, sic po ja sugjeron ti o Bedri Ramiu. Keshtu fillon humbja e karakterit dhe venia ne sherbim te te keqes.
    Albini duhet te formoje nje qeveri ku ai te kete force te zbatoje vullnetin e votuesve te tij per interesat e Kosoves, dhe jo per interesat e grupeve ne sherbim te Serbise.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *