Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Kush na bën joevropian
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Letrat e Lexuesve > Kush na bën joevropian
Letrat e Lexuesve

Kush na bën joevropian

redaktor
Published June 1, 2016
Share
SHARE

Sërish si në kohëra, edhe në këtë çerekshekull, shumë energji të vajtura dëm, njëlloj si uji jetëdhënës, që pasi ka shmangur bimën, rrjedh tutje, për ku? Ku tjetër veç në moçal, t’u zgjasë jetën gjallesave që aq shumë e dëshirojnë mjedisin moçal. Shqipëria moçal njerëzor edhe aq pranë qytetërimit evropian? Sërish me pashallarë dhe aq të egër me revansh?! Po! Dhe shpejt ishin dëshmuar se vinin nga radhët e pashallarëve të kuq, tashmë me mantel tjetër mbi supe, blu, por edhe të zi.

Kjo racë politikëbërësish nuk është e aftë të dëshmojë kulturën e vendit të vet dhe as kulturën evropiane. Këtu e gjej një nga arsyet pse ende ka të huaj që “vrasin”. Këtë bëri evropiani Lanshot kur u tha shqiptarëve: “Kultura juaj nuk përputhet me idenë për Europën, i përkisni një grupi kulturor më afër Turqisë.” Ky si analist nuk ka informacion për ç’është më e qenësishme këtu, në vështrim të orientimit kulturor. Askurrë në shekuj arbërit nuk kanë aspiruar kulturën osmane e më pas atë turke. Zakonet e besimi dhe aq u imponuan brutalisht nga pushtuesi. Të vërtetat historike flasin për tjetër gjë. Flasin për orientim me kahje Europën e kulturës e të dijes. Ndër to, arbërit pasivisht të larguar pas vdekjes së Skënderbeut, nuk morën udhët për Anadoll, por shkuan fillimisht në tokat helene e më pas në Kalabri ku gjallojnë dhe sot si arbër.

E njëjta gjë me eksodin e viteve ‘90. Edhe këtë herë të ikurit nga sytë këmbët, nuk morën rrugën për Turqi, por kërkuan e gjetën strehë në Itali, Greqi, Gjermani, Zvicër, Francë, Angli e më së pari në Amerikë. Kësisoj dëshmohet se orientimi shpirtëror e fizik i shqiptarëve historikisht është perëndimor e jo lindor, siç dëshiron ta paraqesë ai zotëri evropian, të cilit sërish i them: mos ngatërroni kulturën e një pashai apo agai shqiptar që vërtetë njehsohet me kulturën osmane. As kulturën e ndonjë “intelektuali” të sotëm që rreket të provojë se osmanët e ardhur me këlliç në brez u mirëpritën dhe bashkëqeverisën me arbërit e nënshtruar. Nuk janë këta që identifikojnë Shqipërinë dhe as kultura e tyre s’mund të njehsohet me kulturën që aspiron ky vend.

 

Letër e nënshkruar

Kol Rrudha

redaktor June 1, 2016
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?