“Kush nuk martohet me të paktën dy gra, do burgoset”, shokohet Afrika

Saimir Lleshi

Një lajm satirik sipas të cilit burrat në Eritre ishin të urdhëruar të martohen të paktën me dy gra mori dhenë.

Lajmi u përhap jo vetëm në vendin e varfër afrikan, por edhe në shumë vende të botës. “Edhe një i çmendur nuk do ta besonte se kjo histori është e vërtetë” ka thënë një zyrtar i Eritreas për BBC-në.

Ministri i Informacionit në këtë vend, Yemane Gebremeskel tha se ka mbetur i shokuar nga mënyra se si u përhap lajmi. Madje ai tha se “disa forca të errëta e përhapën këtë informacion”.

Lajmi i cilësuar si “grazy” u publikua fillimisht të hënën në Kenia. Dhe shumë persona shkruajtën në Twitter se ishin të gatshëm të udhëtonin drejt vendit fqinj për të gjetur një grua të re.

Lajmi u publikua fillimisht në një gazetë të quajtur ‘Standard’ në një përpjekje për të shtuar lexues të rinj, por shpejt thashethemi u përhap në masë.

Shumë media nga Nigeria në Afrikën e Jugut e transmetuan lajmin si të vërtetë. Shakaja kishte edhe një bazë për t’u besuar.

Pas luftës civile në Etiopi gjatë viteve 1998-2000, numri i burrave të vrarë ishte i madh. “Urdhri” u mbështet pikërisht mbi këtë fakt, në të kundërt parashikohej burgim.

Përveç se u bë trend në Twitter, pati edhe nga ata që aplikuan për vizë për të shkuar në Eritre. Kujtojmë se nga ky vend, mijëra njerëz largohen çdo vit në drejtim të Evropës. /Dita/

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *