Në mbledhjen e fundit Këshilli Bashkiak miratoi projekt/vendimin për krijimin e agjencise Tirana Parking, e cila do të administroje parkingjet e qytetit, si dhe tarifat për disa nga rrugët ku parkimi do të vazhdojë të jetë me pagesë.
Ky vendim do të aplikojë të njëjtat tarifa për Parkimin në rruge si në VKB Dt 3/02/2003 për të njëjtat zona, përkatësisht:
Zona A – 100 Lekë/Ora
Zona B- 40 Lekë/ora
Zona C -20 LEKE/ORA
Për zonat e parkimit në shesh do të aplikohen paketa çmimesh në varësi të kohëzgjatjeve psh:
0-3 orë tarifa 200 Lekë çfarë nënkupton çmimi mesatar për orë është 67 lekë/ora, pra krahasuar me çmimin në rrugët kryesore (zona A, psh me tarifë 100 leke/ora), është afërsist mbi 30% më pak.
Gjithashtu, në sheshe Eco Parking do të ofrohen mundësi për parkim edhe me abone, 1 , 3 , 6 dhe 12 mujore bazuar nevojave të qytetarëve për parkim 8 orë/ditë.
Çështja e rezidentëve, është një çështje shumë e rëndësishme e cila si fillim do të ketë një aplikim të përshkallëzuar duke filluar nga qendra e qytetit, pasi kërkon investime në teknologji, sinjalistikë, ngritjen e qendrave të kontrollit të monitorimit etj .
Rezidenti do të ketë hapësirë parkimi në ¼ e zonës brenda zonës së vet me përjashtim të zonave të përcaktuara me sistem tarifimi) dhe psh, nëse Rezidenti i Zonës A, do të shkojë në Zonen B, do të ketë mundësinë për të parkuar në 2 alternativa:
1- Në zonat e përcaktuara si të lira (përcaktuar në % sipas zonave përkatëse, të identifikuara dhe me sinjalistikë përkatëse), dhe
2- Në hapësirat e përcaktuara me tarifim.
Rezidenti do të pajiset me një pullë identifikuese (me elemente sigurie dhe karakteristikat specifike si psh ngjyra e pullës, nr zonës)- sipas bashkisë.

Në këtë çast janë 70% “të kēnaqur”!!! Ose janë pronarë të çartur mjetesh, ose janë militantë partiakë maskarenj dhe cmirëzinj, – sigurisht pa mjete, – por që kënaqen ngaqë e “hanë” të tjerët. Ndërkohë, 10% janë hajvanë që s’kanë “asnjë ndjesi”. Shifra alarmante që tregojnë se ky popull po e gjen shumë; lehtë rrugën e mutit për ku është nisur, sē bashku me rilindarët që e rrjepin.
kur kete propozim e beri Bozgo i bashkise se kaluar thame ;keta paskan luajtur mendesh ,dhe tani keta e kane gabim ,meqe do te paguajne parkingun po u vodh makina ;kush duhet ta shdemtoje patjeter bashkia ,apo keshtu nuk ju pelqen , Nuk pasurohet shteti me cikerrima por forconi kontrollin ne dogana e tatime ,