Bashkim Kopliku*
Kur do të vijë koha, që ne shqiptarët, do të kërkojmë t’i shkojmë deri në fund sqarimit se kush gënjen? Si nuk ka fare rëndësi për ne, kur thuhen gënjeshtra publikisht!!!
Këtë fakt, se ne nuk kërkojmë të sqarohet se cila palë gënjen, kam gjithë jetën time që e konstatoj, por ç’ është më e keqja, e konstatoj edhe pas rënies së komunizmit, në demokraci, pra pas vitit 1990.
Në vijim po ju sjell një rast fare të freskët ku njëra palë me siguri që gënjen. Konkretisht, ose televizioni “Vizion Plus”, ose deputeti z. Sali Berisha, gënjen.
Sa mirë do të ishte, sikur populli ynë të fillonte të dilte në protestë, për të sqaruar se kush prej këtyre të dyve gënjen, e pas sqarimit të jepej dënimi, së paku moral e publik: të thuhej, për palën gënjeshtare, “Ti XY je gënjeshtar”.
Pra, XY me kë është baraz me “Vizion Plus”, apo me “Sali Berisha”?
Sa mirë do të ishte, sikur të dilte gënjeshtar Vizion Plus, sepse fundja ndonjë gazetar ia ka futur kot.
Po mos o Zot, të na dalë gënjeshtar ish-kryetari ynë, ish-presidenti, ish-kryeministri.
Gjithsesi, them se na bën mirë, si shqiptarë, t’i shkojmë deri në fund, e të gjejmë se kush është Gënjeshtari.
Nëse nuk e bëjmë këtë, do të tregojmë se ne shqiptarët jemi mësuar me gënjeshtra, dhe ato nuk na bëjnë fare përshtypje, pra që jemi një popull….
Të kalojmë tek rasti konkretisht:
Dëgjova në lajmet e dhëna ora 15:00, të datës 26.02.2018, të televizionit “Vizion Plus”. U shfaq z. Berisha, ish-…., aktualisht deputet i Kuvendit të Shqipërisë, dhe e tha (po e citoj siç e dëgjova; e kam dhe të regjistruar në videorecorder):
“Dua të denancoj […] vendosjen në krye të grupit, në grup […] të një ish- spiuni të Forcave të Armatosura të Ushtrisë, i larguar […] pas dokumentimeve të pakundërshtueshme të Shërbimit Informativ të Ushtrisë, dhe të dhënave të tjera […] ky spiun, Artur Meçollari, siç ka të drejtë çdo shtetas kur akuzohet me të padrejtë, nuk i është drejtuar gjykatës.
“[…] Ndaj dhe unë kam besim [te Presidenti i Republikës]” se nuk do të mund të vendosin agjentët, spiunët, për fatin e territoreve shqiptare..[…]”
Pra, të dashur miq, del e qartë se z. Berisha i thotë popullit shqiptar se:
Artur Meçollari është spiun, agjent, i ….
Se siç thotë ai, z. Berisha, është e bazuar në dokumentime të pakundërsthueshme…
Se z. Artur Meçollari, me gjithë se e ka pasur mundësinë ta kundërshtonte në gjykatë akuzën e qenies spiun, nuk e ka bërë një gjë të tillë.
Por, spikerja e Vizion Plus, tha (po e citoj siç e dëgjova) sa vijon:
“[…] Ndryshe sa deklaroi zoti Berisha, […] Artur Meçollari i është drejtuar gjykatës dhe e ka fituar gjyqin […]
“Meçollari është i pajisur me certifikatën më të lartë të sigurisë, nga Nato […]
“Ka shërbyer një vit në Afganistan.”
Miq, a jeni dakord që të këkojmë me ngulm që të thuhet se kush po gënjen, sepse nuk ka asnjë mundësi që të dy palët të thonë të vërtetën.
*Ish-mik i z. Sali Berisha, zv-kryeministër i Shqipërisë gjatë viteve 1993-1995
e.k/dita

Dhe ti Bashkim Kopliku jen nji rrote nga ma rrotet e kombit shqiptare.Gjithe jeten ne kerkim te rrenes krahas te ciles te shoqeroi dhe drejt te pa ekulibrimit tend qe nuk e njohe vetin as edhe njiher se sa vlen e me cfare vlerash te gezon fryma e yte e pa karater qe shetit m’sa nji pozicion ne tjetrin ma keq se te ish kameleon.Ardhja e demokracise te shperlau trunin dhe dole cullak origjinal i ADN pa cak e moral.E mban veten te ditur por shyqyr qe njeh rrymat elektrike dhe hane buke me to.Se per tjeter gja nuk te besoj te jesh as edhe coban lopesh ta vathit te Vicidolit qe dikur e joshese e krenoheshe me te e ketu tuturrocohesh sikur se cfare je e po na difton e po na bind se ti je e askush tjeter mbi kete trrull qe nuk rreke por qe kerkoke rrenen qe ne kohen e monizmit e deri me sot qe vashdohet me kohen e dy gisht demokracise qe te veshi e te mbathi me zyre e me pushtet e perseri njeri nuk bahesh.Do vdesesh ne kerkim te gjetjes se rrenes kur ti je ma keq se vete rrena.
O Kopliku, Sali Berisha edhe kur thote te verteten genjen !
Mblidhe mendjen. Kush eshte genjeshtari dihet, ajo qe nuk dihet akoma eshte se kur ky genjeshtar do ndeshkohet.
Z.Kopliku,kujt po ja beni kete pyetje?
Sepse une si popull dhe shume te tjere e dine kysh genjen.
Ai qe e ben cdo dite kete pune.Edhe Ju e dini shume mire kush eshte genjeshtari….Atehere ne si popull duam te protestojme…beje nje thirrje te tille dhe perfaqesoje popullin…
Po ajo dihet.Sali Mashrues Berisha
Sali po nuk genjevi tre here ne dite iken nga kjo bote ,,,,,,
Mashtrimin ai e ka ne vend te ilaceve
Mashtrimi.I zgjat jeten ketij majmuni
Tere faje I ka Serbi qe e « mbolli »
Dhe Sheqerja qe e polli,,,
Dhe Ramiz Qen Alia qe na e la peshqesh kete me gjith Fatos Nanon,,qe I vune.zjarrin ketij vendi
Te gjithe keta maskarenj politikan genjejne popullin(kan 27 vjet)sepse asnje nuk denohet dhe per cudi jane shpallur me kushtetut se nuk mbajne pergjegjesi per ate qe thone,pra jane njesoj si te cmendurit te pa pergjegjshem.
Per genjeshtra mashtrime vjedhje sharje krime sali berisha do ishte denuar me 100 vjet burg.
Por Shqiperi hesape,hajde te genjejm trushplaret qe na besojne.
Kush genjen? Partia demokratike genjen se kur themi partia, nenkuptojme Saliun, kur themi Saliu nenkuptojme Fazlliçin dhe kur themi Fazlliçi, nenkuptojme partine demokratike. Keta jane genjeshtaret, tradhetaret, spiunet dhe hajdutet. Problemi eshte; ashtu si e ka theksuar ai bashkimi tjeter, se kur do vije ajo dite te ndeshkohet?! Ma thua dot?! Te shpetojme nje here e mire nga ky rreqebull.
Jo ore ku “genjen” krimineli Sali, atij i do vene pampers ne goje.
Po te hapet valixhja e xha Brahos qe tani e ka te kycur Edvini del se Saliu eshte spiun i vjeter dhe natyreshem i njeh gjithe spiunet e rinj.Vendet qe i kane rekurtuar jane vende te BE ose qe aspirojne ate.Kur nuk qerrohet Sala pse do denojme te tjeret.
O shoke te Dites tani cfare dmth qe ka sherbyer ne NATO a thua se kjo jep ndonje garanci integritetit. Greqia eshte pjese e NATOS pra nese duam te spekullojme ai mund ti sherbeje NATOS dhe duke mbrojtur interesat greke e mund te marre perseri flete lavderimi nga NATO me propozim te Greqise. Pastaj cfare lidhje ka te sherbyerit ne Afganistan me ceshtjen e kufirit detar kete hajde merre vesh. Ne grupin negociator ka qartesisht persona qe jane shkolluar ose specializuar ne Greqi e ndoshta kjo mund te perbeje dhe konflikt interesi per ceshtjen ne fjale. Si eshte bere perzgjedhja e ketyre negociatoreve ende nuk u mor vesh! Ne pamje te pare nga emrat e servirur nga shtypi me duken si servile te pushtetit e zor se mund te kundershtojne direktivat e Bushatit e te Rames edhe nese shkojne kunder interesit te vendit. Nderkohe atdhetari i dikurshem Kolonel Mazllemi hesht.