Nëse puna që bëni ju detyroni të rrini gjatë në këmbë, edhe kjo e ka një gjë të mirë: nuk ju lë të shëndosheni. Kush punon për orë të tëra në tryezë, mbi tastierën e kompjuterit duhet të bëjë një provë të thjeshtë: të punojë në këmbë. Nëse e bën për tre orë, do të djegë 144 kalori në ditë, që nëse i mbledh përgjatë një viti bëjnë 3.6 kile. Kjo është këshilla që jep doktor John Buckley, i departamentit të shkencës klinike dhe ushqimit në Universitetin e Çesterit.