Kush quhej “Arhond”?

anazapta

 

I nderuar lexues! Arhond quhej sundimtari e qeveritari i një krahine gjatë periudhës bizantine, pjesëtar i parisë feudale të vendit dhe pronar i madh tokash. Në Shqipëri arhondi përmendet për herë të parë në Durrës gjatë shek.X-XI. Sundimtari i shtetit të Arbërit, Dhimitri, në fillim të shek.XIII e quajti veten “arhond i madh”. Në Shqipërinë e Jugut në shek.XIII u njohën arhondët si sundimtarë të krahinave të Sopotit (Borshi) dhe të Vajenetisë (Vurgu). Më vonë termi arhond mori kuptimin e fisnikut me pasuri të madhe.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *