Kush s’e ka virusin në drejtësinë e babëzitur?!

Dita

(Zgjedhja do bëhet mes shumë të këqijve dhe më pak të këqijve)

Reforma mendohet si një rreze shprese,
si një hop i madh për Shqipërinë,
po tani jetojmë në demokraci borgjeze,
dhe borgjezët do ta blejnë drejtësinë.

Reforma nuk është një kalim ylberi,
ku të liqtë papritur u bënë të mirë,
po as dinjiteti-as nderi,
s’ndryshohen kështu me pahir!

Gjer tani një babëzi kafshërore,
në drejtësinë tonë kemi si matës,
po dhe pas Shtatorit do të kemi prore,
të njëjtët prokurorë edhe gjykatës!

Njerëzve për t’i njohur s’u bëjmë dot provë,
siç provojmë pjeprat dhe shalqinjtë,
dhe në fund të fundit do të mbeten,
për t’u zgjedhur më pak të këqijtë!

Kush ka shpëtuar nga virusi i kolerës,
kush mes të keqes ka mbetur i mirë,
këto rri mendoj hera-herës,
në këtë llum-në këtë zgjyrë?!

Vetingu duket si fjala magjike,
që do shpëtojë Shqipërinë,
po kur përzgjedhja do jetë anemike,
kush do ta shëndoshë drejtësinë?!

Unë entuziast s’bëhem dot më kot,
se s’kam parametrat e idiotit,
po s’ndryshoi ajo që vuajmë sot,
që gjyqtarët varen veç prej Zotit!

Askush s’mund të ketë pavarësi të plotë,
duhet të shkojë çdo vendim në filtër,
dhe nëse vendimi do dali i kotë,
duhet të burgoset ky arbitër!

Gjer tani ka qenë një kohë bloze,
rastet me bujë i njohim shumë mirë,
pasi kanë dhënë vendime skandaloze,
gjyqtarët janë ngritur në detyrë!

Pa u shfarosur fare kjo praktikë,
të palëvizur ne e lëmë fronin,
nga ligji gjyqtarët të kenë frikë,
se frika e frenon shumë korrupsionin.

Vetëm Ligji ka me të vërtetë,
atë që ne quajmë drejtësi hyjnore,
gjyqtare e prokurorë s’janë profetë,
po qenie krejt të thjeshta njerëzore!

Mbase brezat e ardhshëm do jenë,
dëshmitarë të një kohe krejt të artë,
kur punëtorët e drejtësisë të kenë,
një ndërgjegje të shkallës më të lartë!

Shërbëtorët numër një të Ligjit,
kanë shembuj të rinj edhe të hershëm,
të jenë spartanë me gramët e zigjit,
spartanë të rreptë-por të ndershëm!

Është një bekim nga Perëndia,
një burrë i rreptë-po me drejtësi,
si ç’është një mallkim i madh babëzia,
që kafshon si peshkaqen mbi drejtësi!

 

Share This Article
1 Comment
  • I nderuar A. Duka!
    Sa shume te kam zili
    Bukur shkruan e i thua
    Edhe une jam me ty

    Gjullurdise se Saliut
    Nuk i kapet filli me
    Po s’u shporr kjo ulkonje
    Shqiperia gjume s’fle

    Mbajme shprese te te huajt
    Qe t’i vene ujkut fre
    Ata i kane terezitur
    Asnje mos pesoje asgje!

    Ngrihu o populli im
    Edhe meri frenat vete
    Askujt s’i pelcet per ty
    Sa ulkonja te kete jete!

    Krimineli ka kelyshe
    I lepin e i lepihen
    Ju besuam, socialiste
    Foli popullit, te ngrihen!

    Ishte rasti me i mire
    Per te bere zgjedhje te reja
    Populli eshte me ty
    Sa te na zhduket haleja!

    Goje ndyri i felliqur
    Plak i rrjedhur e i cmendur
    Do veje ku e ka vendin
    Ta di c’do te thote i gdhendur!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *