Dërguar me SMS
Në numrin e redaksisë
Përshëndetje DITA! Pas rrëmujës që bëri me emërimet në shkollën e Hotolishtit dhe ndërhyrjen e vetë ministres për të qetësuar situatën, drejtoresha e DAR Librazhd vazhdon pa ja bërë syri tërr avazin e saj.
Jo pa shkak, pasi vetë ministrja, megjithëse e kritikoi praktikën e ndjekur, pasi u largua e mbrojti duke e quajtur “vajzë të guximshme”. Kjo do të thotë, dorë e lirë në emërime, lëvizje dhe largime. Kjo do të thotë se vetë zonjusha vendos kush duhet të shpërblehet si mësues i dalluar pa pranuar asnjë propozim të drejtorëve të shkollave.
Kështu nuk publikohet asnjë listë e atyre që morën shpërblim dhe realisht nuk dihen emrat e tyre. Ato para nuk janë marrë fare ose janë marrë nga partiakë mediokër ose të afërm të zonjushës guximtare.
