Shkaktarët për tradhti janë…

anazapta
Journalists walk near artwork by French artist Louise Bourgeois titled "Together" which is on display as part of the "Twosome" exhibition at the Tel Aviv Museum of Art on September 6, 2017. / AFP PHOTO / JACK GUEZ / RESTRICTED TO EDITORIAL USE - MANDATORY MENTION OF THE ARTIST UPON PUBLICATION - TO ILLUSTRATE THE EVENT AS SPECIFIED IN THE CAPTION (Photo credit should read JACK GUEZ/AFP/Getty Images)

Psikologu i njohur nga Goettingeni, RagnarBeer, ka bërë një hulumtim në të cilin kanë marrë pjesë 2.600 meshkuj dhe femra, që i kanë tradhtuar partnerët apo partneret e tyre së paku një herë dhe të cilët kanë qenë të tradhtuar.

Hulumtimi ka treguar që tradhtia e cila përfshin edhe seksin për një natë është e rrallë, sepse vetëm 12 përqind e femrave dhe 15 përqind meshkujve kanë deklaruar që vetëm për një natë kanë tradhtuar, por pothuajse 60 për qind kanë pranuar që afera e nisur “për një natë” u ka zgjatur më shumë se një muaj, ndërsa të tjerëve më shumë se një vit.

Kush tradhton një herë, e bën rrugë

Përveç kësaj, ata që kanë tradhtuar një herë, do të tradhtojnë sërish. 49 për qind e meshkujve tradhtarë dhe 55 për qind e femrave tradhtare kanë tradhtuar vetëm një herë, 12 për qind e meshkujve deri në dy herë, ndërsa 22 për qind e tyre më shumë se tri herë.

Femrat nuk mbeten shumë prapa meshkujve: 20 për qind i kanë tradhtuar partnerët dy herë, 10 për qind tri herë, ndërsa 15 për qind më shumë se tri herë.

Shkaktarët për tradhti janë…

1-Sipas specialistëve, pika e dobët e meshkujve është pikërisht krevati dhe kjo vihet re nga për qindja e lartë e meshkujve (71%) që tradhtojnë, sepse partneret nuk i kënaqin në shtrat. Përqindja e femrave që tradhton për të njëjtin motiv është më e ulët, 29%.

2-Një shkak tjetër është ritakimi me një ish-të dashur sidomos te femrat. Kjo është burim tradhtie për 32% të femrave dhe për 21% të meshkujve. Rreziku është më i madh për të tradhtuar në këtë kategori është kur një histori e përfunduar para disa vitesh, ka patur momente të forta pasioni.

3-Udhëtimet e punës janë gjithashtu shkak tradhtie. Pak nga mërzitja dhe pak nga qejfi duket sikur udhëtimi i punës është kthyer në aneks pasioni për 36% të meshkujve dhe 13% të femrave, pavarësisht ndjenjës së dashurisë që kanë për partnerin.

4-Shpeshherë tradhtohet edhepër t’u hakmarrë ndaj një gabimitë shokut ose partnerit. Edhe një zënkë e vogël mund të jetë mundësi e mirë për t’u ngushëlluar në krahët mikpritës të dikujt tjetër, i vetmi përfitues nga situata.

Zemra nuk komandohet

Ka dhe nga ata që tradhtojnë, sepse të tillë e kanë natyrën, ose siç thuhet “e kanë në gjak”. Në qoftë se të dy partnerët tradhtojnë sistematikisht, nuk ka ndonjë problem, sepse në fund të fundit “kompensojnë” njëri-tjetrin. Por kur njëri shkon lule më lule si bleta në pranverë dhe tjetri është besnik, atëherë tradhtari duhet të lutet ditë e natë që partneri/ja të mos e marrë vesh kurrë… Nuk është aspak e hijshme të kapesh me “presh në dorë” nga dikush që vetë nuk e bën një gjë ë tillë.

n.s./ dita

Share This Article
6 Comments
  • Tradhetia asht per ato qe kush asht mesue nuk rrin pushue
    Ma zi i mesuemi se i dishruemi.
    Kur tradhetojne dy palet kjo asht miradi nuk permban asgja te keqe.
    Po kur njeri tradheton dhe tjetri mban qendrim besnik.Kjo asht e pa falshme dhe duhet te kapet ne aktivitet me patellxhan ne dore dhe ti japin rrugat perfundimisht ledhjes me te.
    E mbyllim me te fundit.
    Cfare lind nga macja gjuan minje.

  • E lige eshte tradhtia sepse sjell me vete genjeshtren, falsitetin
    po shumica e njerezve ndihen mire brenda kesaj jete false
    u duket joshese, e embel
    ata qe nuk ndihen mire duke jetuar nje lidhje apo nje raport fals, jane pak, shume pak dhe zakonisht vuajne shume derisa u pelcet zemra
    sepse me sa duket jane kunder natyres njerezore qe eshte e tille si eshte: hipokrite

  • ka edhe nji rrace shqiptare ,
    qe tradheton pa asnji arsye qe ka te bej me nji maredhenje ne cift ,por
    sepse e ka pasion tradhetine ,si i thon e KAN NE GJAK
    te Tradhetojne , sepse kane crregullime si njeri ,
    duke mos e pasur te pranishem ne qenien e tyre njerezore , e mos rrespektuar asnji Kode Familjare ,
    qe kudo jane ,ne shoqeri ,pune ,rruge e kudo – dijne vetem te shtiren ,
    pra serioziteti ne jete si nji njeri nuk eshte i pranishem Genetikishte e gjithcka ne jete e trajtojne si nji loje ,
    ne te cilen ata-ato duhet te dfalin “te fituar”

    nji karakter Tunxhari ,
    pra nji karakter i lindur , ne cilet mbizoteron pabesia ,
    hipokrizia , tradhetia , pafytyresia ,genjeshtra,
    qe nuk ndejne asnji lloj turpi e pergjegjesie ,

    qe nuk njohin cdo te thote maredhenje -lidhje ,
    por ku i vetmi kenaqsi qe i jep jeta eshte tradhetia !

    Ktyre tipave ,afroj cdo lloj jete ,

    nji njeri perfekt ne jete , ne maredhenje njerezore
    por edhe ne krevat ,
    ata do bejne ate qe jan ,do injorojne te miren ,
    sepse si njohin maredhenjet e mirefillta njerezore ,

    te cilet – te cilat mundet ti quajme edhe te Semure .

    Shif shpellaret ,boshen ,muten sa krenar jane qe Tradhetojne Atdheun e tyre .
    Eshte c’eshtje rrace ,qe nuk jetojn dot pa tradhetuar

    ME KEN MUZLLUMAN – TANA I BAN

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *