Prokuroria e Posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar pritet të përzgjedhë 15 nga 22 kandidatët në garë për prokurorë. Procesi i fundit do të jetë intervistimi i prokurorëve dhe do të zhvillohet në fshehtësi të plotë. Katër të parët që do të merren në pyetje janë prokurorët Altin Dumani, Anita Jella, Anton Martinaj dhe Arben Kalaja. Secili prej tyre do të ketë një orë në dispozicion.
Për asnjë arsye intervistat me 22 kandidatët për SPAK, nuk do të bëhen të njohura për publikun. Kjo për faktin se gjatë marrjes në pyetje, ata do të pyeten dhe do të japin shpjegime për dosje të caktuara, me emra të pandehurish, apo ato që lidhen me persona te caktuar dhe numra dosjesh me objekt sekret hetimi.
Për të shmangur çdo lloj kontestimi intervistat do të regjistrohen nga komisioni me audio dhe video dhe për çdo ankimim të mundshëm t’i vihet në dispozicion të interesuarve.
Këshilli i Lartë i Prokurorisë vendos që intervistat e kandidatëve për SPAK të botohen në faqen e Këshillit vetëm në pjesën e prezantimit të shprehjes së interesit motivacionit të kandidatëve për të qenë pjesë e strukturës së SPAK.
Ky proces do të nisë me 8 korrik dhe do të përfundojë më 12 korrik, për 22 kandidatë.
l.h/ dita

BOBOBO…PO SALIU,LULI,LIKJA,MONA,MULI,ALIBEU,SALIANI..NUK DO PYETEN QE KTA TE JENE NE LISTEN PERZGHEDHSE..!?
-EH..ÇDO DEGJOJME PAKETEJ..E KAPI..E KAPI ..RAMA..SHBA,BE,SOROSI,ETJ.
-SHPRESOJ QE SPAK TE KRIJOHET SHPEJT SI 99 % E POPULLIT TIM.
PO he te shkreten se na vdiqet, shtyj e shtyj sa te na çmenden dhe njerezit ne presidence!
Garantimi i 30 qershorit paska qene vetem per permbylljen e shpejte te reformes
Faktet po duken
Cudia vazhdon. Vetem nga nje ore ne dispozicin per t’u rrefyer prokuroret e SPAK-ut, qe do te thote 15, apo 22 ore, koha shkon ne 4 dite, Qe do te thote; me njeren dore lajme tjetren dhe me te dyja fytyren e perlyer ne dite e vite,aqe sa detyroje SOVRANIN, SHBA, e BE te kerkojne me force Reformen ne Drejtesi, e ligjin e Dekriminalizimit, ligje i cili u perdhos nga Ps e politika shqiptare ne zgjedhjet e 2017 e 30 qershorit 2019.