E dashur “Dita”, e kam shkruar edhe më parë në faqet e gazetës suaj që ndaj të njëjtin mendim me poetin Arben Duka, për sa i përket Enver Hoxhës. Në krahasim me këtë erë 26-vjeçare, që kutërbon erë, epoka e Enverit nuk ka të krahasuar. Mjaft të krahasojmë arsimimin. Bashkëbrezësit e mi, që u arsimuan në Kohën e Xhaxhit, edhe ata me arsimim të mesëm apo tetëvjeçar, janë shumë më të ditur e të kulturuar se jo pakkush prej diplomaxhinjve që polli kjo (mos)kohë. Përshëndetje Ben Dukës dhe juve prej Gim Likës nga Berati!
