“Kush vrau më 2 prill?”/ Babai i kaosit vjen në pushtet

redaktor

Në librin e tij mbi ngjarjet e 2 prillit 1991 në Shkodër, Gjek Çelaj, zv.shef i policisë së Shkodrës në kohën e vrasjes misterioze të katër vetëve, çka iu faturua krerëve të policisë lokale dhe jo vetëm, rrëfen me hollësi ditën në fjalë që nga mëngjesi i hershëm.

Ajo pjesë nga libri, botuar dy vite më parë në DITA, ashtu si zhvillimi i gjyqit ndaj “vrasësve” pa faj dhe krejt zhvillimet e mëvonshme, dëshmojnë qartë për një skenar të qëllimshëm të PD-së. Duheshin trazira, duhej gjak për të justifikuar urgjencën e marrjes së pushtetit. Kjo, pavarësisht se dy ditë më parë, zgjedhjet e 31 marsit 2991 vulosën humbjen e qartë të PD-së në zgjedhje.

Skalioni kryesor i forcës brutale në një operacion PD-ist që dha një shembull se me ç’model do qeveriste ajo vendin, ishin horrat, banditët e kriminelët ordinerë. Në fillim të asaj dite u përdorën edhe nxënës shkolle, që u larguan shumë shpejt, kur panë ç’po ngjiste; ndërsa timonierët e situatës rrinin pak më larg.

Në fund të ditës, që nisi si një “protestë e popullit kundër vjedhjes së zgjedhjeve nga PS”, rezultuan katër të vrarë (Arben Broci, Bujar Bishanaku, Besnik Ceka dhe Nazmi Kryeziu), shumë civilë e policë të plagosur, djegie ndërtesash, thyerje e vjedhje dyqanesh me dëme të rënda materiale.

Viktimat dhe “kërkesa për të vënë drejtësinë në vend” u bënë motoja kryesore e PD-së për një vit rresht, derisa provokoi zgjedhje të parakohshme dhe fitoren e 22 marsit 1992. Këtë numër do vazhdojmë me një pjesë të pabotuar të librit të Gjek Çelajt, ku flitet për sjelljen e PD-së dhe Berishës menjëherë pas fitores, dhe farsën gjyqësore që tregoi qartë se çfarë gjyqësori do të kishte “demokracia”.

******

Vijon nga dje

Nga Gjek Çelaj

Për të gjithë njerëzit që marrin vesh sadopak nga jeta, ishte e qartë se kriza politike e shoqërore që pasoi zgjedhjet e 31 marsit 1991, kishte si qëllim sjelljen në pushtet sa më parë të opozitës së kryesuar nga PD-ja. Në krah të saj ishin rreshtuar edhe Partia Republikane e Sabri Godos dhe Partia Socialdemokrate e Skënder Gjinushit, ish-ministër arsimi para lejimit të sistemit politik shumëpartiak në Shqipëri.

Provokimi i herëpashershëm i krizave politike, duke rrëzuar e ngritur qeveri çdo 3-4 muaj, bëhej me qëllim që vendi të mbeste në kaos, njerëzit të mërziteshin dhe, në këtë mënyrë, të braktisnin partinë fituese në zgjedhjet e 31 marsit 1991. Ndërsa provokonte kaosin, PD-ja trumbetonte se PS-ja nuk mund të qeveriste, se rendin do të mund ta vendoste vetëm ajo etj. Gjithashtu, në fushatën elektorale, zuri vend qendror parulla: “Ne qeverisim-bota na ndihmon”, kurse për PS-në thuhej se nuk e ndihmon bota. Loja me bukën e gojës së popullit dhe terrori psikologjik arriti deri aty sa kandidatët për deputetë dhe propaganduesit e PD-së përhapën panikun, duke thënë se “Nëse s’fiton PD-ja, do të ketë luftë civile në Shqipëri”.

E, kush e donte luftën? Sigurisht, të vënë përpara situatës që mbizotëronte dhe premtimeve gjigante për të ardhmen, njerëzit filluan të mendojnë në masë: “T’i provojmë edhe këta njëherë”.

Gjek Çelaj
Gjek Çelaj

…Për sa i përket PS-së, drejtuesit e saj ishin të bindur se zgjedhjet do t’i humbisnin, prandaj dhe aktivitetet dhe propaganda e tyre elektorale qenë aq të vakëta sa, mbas zgjedhjeve, shumëkush tha se “socialistët e dëshironin vetë dorëzimin e pushtetit”. Përfundimisht, më 22 mars 1992, u bënë zgjedhjet e dyta shumëpartiake në Shqipëri. Partia Demokratike fitoi shumicën, rreth 62% të votave, PS-ja 26%, PSD-ja 4.6% e kështu me radhë. Opozita e deriatëhershme kishte fituar 2/3 në parlamentin e ardhshëm dhe do të ishte në gjendje të miratonte e ndryshonte çfarëdo ligji, duke përfshirë edhe Kushtetutën.

Pavarësisht nga pretendimet e PS-së për shkelje e padrejtësi në zgjedhje, vlerësimi ishte se zgjedhjet u zhvilluan përgjithësisht të drejta dhe shkeljet e konstatuara nuk ishin të asaj shkalle që mund të ndryshonin rezultatin. Pretendimet e PS-së, ashtu si ato të PD-së një vit më parë, ishin më tepër mjet për t’u justifikuar para elektoratit të vet. Sidoqoftë, rezultati, ashtu si më 1991, u pranua nga të gjitha palët.

Për t’i qëndruar besnik historisë, duhet thënë se ardhja në pushtet e PD-së ishte kërkesë e kohës dhe rezultat logjik i zhvillimit politik e shoqëror të vendit. Në një miting të zhvilluar në sheshin “Skënderbej” të nesërmen e zgjedhjeve, Sali Berisha, ndër të tjera, tha: “Të gjithë jemi bashkëvuajtës dhe të gjithë jemi bashkëfajtorë“. Nga shumëkush kjo thënie u vlerësua si mesazh i pajtimit dhe i bashkëjetesës që do t’i shërbente të ardhmes së kombit. Por idealistët ishin mashtruar. Nga pikëpamja historike, morale dhe politike, kjo thënie nuk ishte në hullinë e duhur. Nuk ka si të jenë bashkëfajtorë edhe xhelati edhe viktima, edhe gjyqtari që jep vendimin edhe i dënuari që e pëson atë, edhe spiuni i shërbimeve të huaja edhe ai që me të drejtë e ka dënuar tradhtarin, edhe anëtari i Byrosë E kaluara kishte fajtorë dhe të pafajshëm, të ndershëm e të pandershëm, kriminelë dhe viktima. E vërtetë e padiskutueshme mbetet fakti se, si në çdo vend e në çdo kohë, edhe në Shqipëri, engjëjt dhe djajtë nuk ishin ndarë në dy kampe. Të dyja kategoritë e njerëzve i gjeje me bollëk në të dy “frontet” kundërshtare.

***

Pasoja më e keqe e asaj thënieje do të ishte fakti se shoqëria shqiptare kriminalizohej en bloc dhe viktimizohej en bloc. Mirëpo, në një vend ku të gjithë konsiderohen fajtorë dhe, po ashtu, të gjithë viktima, e keqja nuk mund të luftohet, për faktin e thjeshtë se nuk është identifikuar. Pushteti i ri do të kishte dorë të lirë të paraqiste cilindo si viktimë ose si xhelat. Dhe, si kriter për këtë nuk do të shërbenin veprimet e së shkuarës, por raportet që do të krijonte me pushtetarët e rinj. Pak ditë pas zgjedhjeve, Ramiz Alia dha dorëheqjen, megjithëse ligji ia njihte të drejtën për të qëndruar edhe katër vjet në postin e presidentit.

Mbas mbledhjes së parlamentit dhe zgjedhjes së kryesisë, me kryetar Pjetër Arbnorin, u bë zgjedhja e presidentit. Por, më parë, Azem Hajdari do të propozonte që të bëhej një “përmirësim” në Dispozitat Kryesore Kushtetuese me qëllim që të zgjeroheshin kompetencat e presidentit të republikës?! Një vit më parë, kur ishte në opozitë, PD-ja kishte kërkuar të kundërtën, kufizimin e këtyre kompetencave. Por, tani kishte ndryshuar koha dhe zgjerimi i kompetencave u realizua.

Sali Berisha, që ishte zgjedhur kryetar i PD-së në shtator 1991, me vota gati të njëjta me rivalin tjetër, tani do të zgjidhej president i vendit pa asnjë kandidaturë alternative. Duke u hequr “më katolik se Papa”, fjalën e tij në parlament do ta niste me apelacionin: “Të nderuar klerikë”. Njeriu, që për gati një çerek shekulli kishte qenë përkrahës dhe propagandues vullnetar i një ideologjie që mohonte ekzistencën e Zotit, tani s’linte rast pa e përmendur, sikur të ishte i dërguari i tij në tokë. S’ka dyshim se kjo s’vinte nga bindjet, as thellësitë e shpirtit të tij, por nga djallëzia e mendjes. Duke u vetëshpallur si “njeri i Zotit”, synonte të fitonte zemrat e besimtarëve të cilët, ndoshta, vetëm për këtë gjë, do t’i jepnin votat kur atij t’i nevojiteshin.

Pak kohë pas zgjedhjes së presidentit, u krijua edhe qeveria, e kryesuar nga Aleksandër Meksi, një arkeolog i njohur. Jo vetëm bota, por edhe shqiptarët ishin të interesuar dhe kureshtarë për të parë se si do të fillonte punën opozita, që tani kishte ardhur në pushtet. Ajo kishte përpara dy “armiq” të mëdhenj: nevojat e mëdha të vendit dhe premtimet e mëdha që i kishte bërë popullit. Koha do të dëshmonte se armiku më i madh i pushteti të ri do të ishte sjellja e vetë pushtetarëve, që zunë vend në gjithë nivelet e pushtetit shtetëror.

222137_147465265320421_2438830_nPremiera e veprimtarisë së “shtetit të ri demokratik” do të ishte zhvarrim i të vdekurve. Rreth orës 03.00 të datës 3 maj 1992, 12 skelete heronjsh e dëshmorësh të LANÇ do të nxirreshin fshehurazi nga Varrezat e Dëshmorëve të Kombit dhe do të dërgoheshin në varrezat e Sharrës në Tiranë. Udhëheqësi i ri i Shqipërisë nuk mund të shkonte pas dy ditësh për t’u përkulur para varrit të Hoxhës, para të cilit ishte përkulur për disa dekada, e kush e di sa herë me veneracion. Mirëpo, atëherë ishte “epoka e Enverit”, kurse tani ishte “koha e anti-Enverit”. Ndryshon koha, ndryshon mënyra e përfitimit, por “ndryshojnë” edhe njerëzit. Mirë me Hoxhën, po me të tjerët ç’kishte?

Akti i dytë i pushtetarëve të rinj ishte miratimi i një ndryshimi në ligjin për marrëdhëniet e punës, me anën e të cilit iu jepej e drejta drejtuesve të ndërmarrjeve dhe institucioneve të hiqnin nga puna cilindo punonjës dhe ky i fundit nuk kishte të drejtë as të ankohej në gjykatë. Neni 24/1 u bë shpata me të cilën liheshin pa punë të gjithë kundërshtarët politikë dhe ata që mendoheshin si të tillë. Kjo ishte një formë moderne dhe më “humane” e zbatimit të parimit të luftës së klasave. “Papunësia në demokraci nuk është si papunësia në diktaturë”- do të thoshte më vonë me cinizëm S.Berisha në Kavajë.

***

Pas kësaj kronologjie politike, është e arsyeshme që të tregojmë se ç’fat do të pësonte çështja jonë penale. Ndonëse nuk kisha asnjë besim se ata njerëz që drejtonin partinë më të madhe opozitare do t’i sillnin vendit ndonjë të mirë, fitoren e PD-se në zgjedhjet e 22 marsit e prita me lehtësim të madh. Kjo për faktin se shpresoja që, pasi e realizuan qëllimin, pra ardhjen në pushtet, ngjarja e 2 prillit 1991 e humbiste qëllimin për të cilin ishte sajuar dhe, rrjedhimisht, qeveritarët e rinj do t’i jepnin një zgjidhje të shpejtë dhe sa më afër arsyes.

Por, ndërsa prisnim bërjen e gjyqit, njoftohem nëpërmjet avokatit tim se më 3 qershor 1992 gjyqtari Gjonaj kishte vendosur kthimin e dosjes hetuesisë “Për të zbuluar vrasësit, sepse ndryshe të pandehurit nuk mund të gjykohen” dhe, nga ana tjetër, i kërkonte hetuesisë që të na akuzonte edhe për krimin e vrasjes?! Më qartë nuk kishte si e shprehte vetveten. Me një frazë të vetme, gjykimin e çështjes e kushtëzon me zbulimin e autorëve të vrasjeve dhe, po aty, i tregon hetuesisë se kush ishin ata autorë. Përmbajtja e vendimit e ndriçon në çdo skutë imoralitetin e zotit gjyqtar.

Nuk ka asnjë dyshim, se ashtu siç kishte vepruar qysh prej një viti, nën ndikimin e politikës, edhe tani Qazim Gjonaj po zbatonte urdhrat e shefit të tij, që tashmë ishte në krye të vendit. Pasi Kolegji Ushtarak i Gjykatës së Lartë prishi vendimin e marrë prej tij, datë 13 shkurt 1992, me argumentin se nuk kishte arsye ligjore që gjyqi të mos zhvillohej në Shkodër, detyrimi i gjyqtarit Gjonaj ishte që të bënte gjyqin brenda afatit ligjor, ose të jepte dorëheqjen. Por ai nuk bëri as njërën, as tjetrën. Dosjen e mbajti për gati pesë muaj pa bërë asnjë veprim, çka ishte në kundërshtim me kërkesat e nenit 131 të K. Pr. Penale, që e detyronte “të përfundojë çështjen penale jo më vonë se një muaj nga dita e ardhjes së saj në gjykatë”.

Në bazë të dispozitave ligjore të kodit të mësipërm, gjyqtari vendos gjykimin e çështjes kur konstaton se hetimet janë të plota. Gjyqtari Gjonaj e kishte bërë këtë veprim dy herë radhazi, kur caktoi si ditë të gjyqit 13 shkurtin 1992 dhe 2 marsin 1992. Gjyqi nuk u bë në asnjërën datë, jo pse “hetimet s’ishin të plota”, por, sipas gjyqtarit, sepse: herën e parë “gjyqi nuk mund të bëhej në Shkodër”, kurse herën e dytë sepse “kishin dhënë dorëheqjen ndihmësgjyqtarët”.

Pra, kemi një kundërsens logjik, pasi na del se në shkurt e mars 1992 hetimet kishin qenë të plota, kurse në 3 qershor 1992 hetimet s’na paskëshin qenë të plota. Siç dukej, pushtetarët e rinj kishin menduar të luanin përsëri bixhoz politik me këtë ngjarje.

Më 15 qershor 1992 më kërkuan për hetime. Pasi zbrita në dhomat e hetimit, polici i shërbimit më tha: “Të ka ardhur përsëri Vaska”. Hetuesi Vaskë Simeoni, pa bërë shumë hyrje, më tha: “Tani, unë të akuzoj për vrasje, prandaj më thuaj ç’ke për të thënë!”. Nuk u çudita për këtë metamorfozë të hetimit, por, në fillim, u nxeha dhe isha gati t’i hidhesha në fyt këtij hetuesi që, 6 muaj më parë më kishte thënë “me dashamirësi” se “Të them të drejtën, për krimin e vrasjes as që mund të bëhet fjalë për ty, por, edhe për shpërdorim detyre vështirë se do të mund të vërtetohet akuza”. Prandaj, i nxehur, siç isha, iu përgjigja: “Unë nuk kam asgjë të re, ju ç’të reja keni nga fronti i luftës për pushtet?”

Simeoni u nxeh (ishte hera e parë që e shikoja të nxehur) dhe m’u drejtua me arrogancë: “S’të kam thirrur këtu të tallesh, por të më japësh shpjegime”.

E dija se shkaku i ndryshimit të akuzës nuk ishte dalja e provave të reja, por dalja në krye të shtetit e zotërinjve të rinj, prandaj iu përgjigja shumë ashpër Simeonit: “Zotëri! Ju jeni kthyer në vegël e politikanëve pa moral që ka Shqipëria por, si ju edhe ata që iu kanë urdhëruar të bëni këtë poshtërsi me ne, do të diskreditoheni një ditë sepse unë nuk do të pranoj të bëhet gjyqi pa praninë e RTV dhe aty populli do të shohë kush jam unë e kush jeni ju”.

Ndërsa avokati im më bënte shenjë që të mos e zgjatja më, Simeoni m’u drejtua: “Avash, avash se na trembe. S’po merret vesh kush është hetuesi këtu ti apo unë. Unë kam për detyrë të të akuzoj dhe ti po deshe mbrohu”.

-Mirë,- i thashë,- atëherë , a ka mundësi që ju të më tregoni se mbi ç’prova të reja e mbështesni akuzën e re?

-Nuk kam asnjë provë të re,- tha i nxehur hetuesi,- por ti përgjigju akuzës që të bëj dhe mos më bëj pyetje mua.

-Meqë s’pranon pyetje,- i thashë,- atëherë shkruaj.

Hetuesi mori stilolapsin dhe u bë gati të shkruante mbi letrat e bardha që mbante përpara. Ndërkohë, unë vazhdova:

-Akuza e dytë, ashtu si edhe e para, nuk janë rezultati i konkluzioneve juridike, të mbështetura në prova ligjore, por rrjedhojë e presionit të politikës mbi drejtësinë, e urdhrave që japin politikanët në kurriz të njerëzve të pafajshëm. Kam qenë dhe jam i pafajshëm dhe nuk pranoj asnjë lloj akuze. Kaq kam, të tjerat ua kam thënë herët e tjera.

Një ditë më parë mora vesh nga policët e shërbimit se RTVSH kishte njoftuar marrjen si të pandehur të Aredin Shytit, ish-zëvendësministër i brendshëm në kohën kur ndodhi ngjarja e 2 prillit. Pra, po bindesha se pushtetarët e rinj “nuk kishin bërë qejf” akoma me 2 prillin dhe, në vend që t’i jepnin sa më parë një zgjidhje ligjore, po bënin marifete të tjera, gjithnjë në shërbim të interesave të tyre.

***

2prillshSipas një dekreti të Sali Berishës, më 26 korrik 1992 do të bëheshin zgjedhjet e para pluraliste për pushtetin lokal. PD kishte humbur shumë pikë në opinionin e brendshëm për 4 muaj qeverisje, pasi s’kishte mundur të bënte ndonjë vepër të mirë që do të dëshmonte seriozitetin dhe fisnikërinë e saj. Gjatë kësaj kohe vetëm kishte spastruar administratën shtetërore, duke hequr me mijëra njerëz të shkolluar e të përkushtuar dhe duke e mbushur atë me injorantë të hurit e të litarit, që s’kishin lënë gjë pa bërë për të sjellë në pushtet PD.-në dhe Sali Berishën. Lumpeni, me të cilin PD-ja kishte shpallur aleancë prej 15 muajsh, tani po depërtonte në shtet, veçanërisht në sektorë të tillë delikatë, si: policia e rendit, SHIK-u, doganat etj. pra kudo ku mund të sigurohej paraja nëpërmjet abuzimit me detyrën.

Në prag të zgjedhjeve lokale, shteti i Berishës ndërmori një fushatë kontrollesh të paligjshme në banesat e shumë qytetarëve në qytetet kryesore, si: në Tiranë, Durrës, Shkodër etj. Kontrollet bëheshin gjoja për armë. Shumica rezultuan fiktive dhe vetëm disa persona u arrestuan e u dënuan deri me një vit heqje lirie për dy-tre fishekë. “Rastësisht”, të gjithë të kontrolluarit kishin qenë anëtarë ose simpatizantë të opozitës. Këto veprime bëheshin për të frikësuar elektoratin që mendohej se do të votonte kundër pushtetarëve.

Në një emision në TVSH, kryetari i Kontrollit të Shtetit, Blerim Çela, pak para zgjedhjeve lokale, ndër të tjera tha: “Ata të Shkodrës janë akuzuar gabim deri tani për shpërdorim detyre, prandaj do të akuzohen edhe për vrasje”. Se ç’punë kishte një ministër me një çështje penale, këtë mund ta dinte vetëm klouni B.Çela.

Edhe kryetari i PD-së Eduart Selami, në një takim me elektoratin në Vlorë përsëriti të njëjtën gjë, duke u bërë një kopje qesharake e ish-sekretarëve të KQ të PPSH-së që mbulonin “organet e diktaturës”.

Më 25 korrik, një ditë para zgjedhjeve për pushtetin lokal, shteti arrestoi Aredin Shytin dhe në të gjitha emisionet e lajmeve të asaj dite jepet njoftimi: “Sot u arrestua A.Shyti, ish-zëvendësministër i Punëve të Brendshme në kohën kur ndodhi ngjarja e 2 prillit në Shkodër. Edhe të arrestuarit Ç.Taçi, Xh.Dymylja, D.Parare dhe Gj.Celaj tani e tutje do të akuzohen për krimin e vrasjes…”.

Ishte “rastësi” që Shyti, i cili kishte dy muaj që ishte marrë i pandehur, arrestohej pikërisht një ditë para zgjedhjeve lokale? Ishte, gjithashtu “rastësi” që shteti e njoftonte po atë ditë këtë fakt me bujë në mass-media si dhe faktin që ne akuzoheshim edhe për krimin e vrasjes, megjithëse për këtë gjë ne akuzoheshim prej 6-javësh.

Rezultatet e zgjedhjeve lokale qenë zhgënjyese dhe tronditëse për Berishën dhe partinë e tij. Ai mori 20% më pak vota se katër muaj më parë. Tashmë njerëzit nuk donin t’ia dinin më për 2 prill apo spektakle të tjera politike të sharlatanit Berisha e Co.

Ndërkohë, askush nga hetuesia nuk paraqitej për të na pyetur më, për faktin e thjeshtë se s’kishin çfarë të na pyesnin më. Në këto kushte, njoftova drejtuesit e burgut se kërkoja takim me përgjegjësin e grupit të hetimit. Ai u paraqit më 4 dhe 19 gusht dhe unë i kërkova me këmbëngulje se përse nuk i mbyll hetimet dhe të na dërgonte në gjyq. Në takimin e 19 gushtit, V.Simeoni nisi të më bëjë presion, por, kur e pa që nuk përkulesha dhe, shumë i nervozuar, i thashë: “Edhe sa fushata elektorale do të bëni duke spekuluar me të drejtat tona? Ti dhe shokët e tu po i shërbeni politikës dhe jo ligjit, por i keni bërë llogaritë gabim ju dhe zotërit tuaj. Bëni mirë të mendoni më gjatë, sepse askujt nuk i ka pas shkuar ndërmend që Manush Myftiu e të tjerët do të jepnin llogari pas 50 vjetësh …”, ai u step dhe më tha:

“Po a e di ti se nuk më lënë ta mbyll çështjen?”

-Kush nuk të lë?- e pyeta.

Ai heshti dhe unë vazhdova:

-E di mjaft mirë kush është ai që s’të lë, por ajo që ti ke në dorë është ta dorëzosh e të mos bësh batakçillëqe nën maskën e drejtësisë.

Duke u nisur të dilte përjashta, Simeoni më tha:

-Po s’e mbylla, do ta dorëzoj, por dije mirë se do të gjendet një tjetër që do ta mbajë akoma më gjatë në duar.

Më 28 gusht u botua në gazetën “Koha Jonë” një letër që dy vëllezërit e mi ia drejtonin presidentit të vendit dhe i kërkonin që drejtësia dhe shteti shqiptar të mos talleshin më me këtë çështje, por t’i jepnin sa më parë një fund të drejtë.

Më 26 gusht 1992, Aredin Shyti botoi në gazetën “Zëri i Popullit” një artikull, me anën e të cilit akuzonte direkt presidentin S. Barisha si urdhërdhënës për arrestimin e tij. Vetëm 2 orë më pas e kërkojnë në dhomat e hetimit Vaskë Simeoni dhe Arben Qeleshi dhe i bëjnë presion duke i kërkuar se si e nga e kishte nxjerrë letrën. Po ashtu, kryetari i Hetuesisë së Përgjithshme, Prelë Martini nga Tropoja, një ndër veglat kriminale të regjimit në drejtësi, i kërkonte llogari redaksisë së gazetës se nga e kishte marrë shkrimin e Shytit.

Më 7 shtator u thirrën në interpelancë në parlament ministri i drejtësisë Kudret Çela, kryetari i Gjykatës së Lartë Nuro Hoti dhe Prokurori i Përgjithshëm Maksim Haxhia. Në një nga seancat e kësaj date, grupi parlamentar i PD-së paraqiti një mocion mosbesimi ndaj M.Haxhisë sepse “s’ishin të kënaqur me përgjigjet e dhëna në interpelancë”.

Nga tre të thirrurit në interpelancë, vetëm Haxhia kritikoi Presidentin e Republikës dhe Kryesinë e Kuvendit Popullor “për ndërhyrje në punët e organeve të drejtësisë në kundërshtim me ligjet..”. Kjo dhe disa arsye të kësaj natyre bënë që në seancën e 17 shtatorit, shumica e grupit parlamentar të PD-së, pa praninë e opozitës, të votonte shkarkimin e Haxhisë dhe pak kohë më vonë do ta dënonin penalisht , me 1 mijë lekë gjobë për “shpërdorim detyre” sepse, gjoja, kishte emëruar gabimisht një zëvendësprokuror në Vlorë.

Më 12 shtator 1992, ish-presidenti Ramiz Alia vihet në arrest shtëpie. Akuzohej për shpërdorime ekonomike gjatë qenies president i Shqipërisë. Në fund të këtij muaji i drejtova dy letra sekretarit të Forumit për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut z.Fatos Lubonja, i cili kishte bërë shumë vite burg në kohën e socializmit. Kryetari i këtij forumi prof, Arben Puto kishte dhënë dorëheqjen si rezultat i presionit politik që kishte nisur në përgjithësi kundër këtij organizmi dhe nga vetë kreu i shtetit mbi atë personalisht. Por, më 30 shtator u ribënë zgjedhjet për kryesinë e atij forumi dhe në krye erdhën njerëzit e pushtetit të Berishës.

***

Pak kohë mbas shkarkimit të Prokurorit të Përgjithshëm, parlamenti shqiptar i hoqi imunitetin deputetit Azem Hajdari, në ngarkim të të cilit kishte nisur çështja penale për rrahjen e një nëpunësi të administratës së PD-së. Që Hajdari ishte njeri ekscentrik dhe i padenjë, kjo dihej, por heqja e imunitetit bëhej më tepër si presion ndaj tij, pasi kishte pak kohë që kishte nisur të “dilte nga zgjedha” e partisë, duke kritikuar qeverinë. Në diskutimin e tij në parlament, atë ditë, Hajdari, midis të tjerave, tha: “Unë jam njëshi dhe njëshi di shumë gjëra. Në këto raste ai që di shumë gjëra, zakonisht zhduket. Le të jem unë viktima e parë e kësaj diktature“.

Çfarë dinte Hajdari që duhej zhdukur prej bashkëpunëtorëve të tij?! Sigurisht, që ato që dinte ai nuk ishin gjëra të mira, nuk ishin vepra në shërbim të kombit por intriga, kurthe e prapaskena me rezultat final krimin. Ky është parimi i mafies prej një shekulli. Kur disa njerëz kryejnë krime së bashku, nisin të zhdukin njëri-tjetrin sepse kështu zhduken edhe provat, dëshmitarët, që mund të komprometojnë në “ditë të vështira”. Ja pra cili ishte backgraund-i i kupolës udhëheqëse të shtetit shqiptar dhe parimet e funksionimit të tij.

***

Më 30 tetor, TVSH-ja i kushton një emision të veçantë ngjarjes së 2 prillit dhe, ndër të tjera, njofton se ishte krijuar një shoqatë “antikomuniste” me emrin “2 prilli”. Çudi, pse pas një viti e gjysmë?! Televizori intervistoi kryetarin dhe sekretarin e saj. Ky i fundit, një ish-i dënuar për vjedhje, me emrin Alfons Grizha shprehte “çudi” se si i arrestuari Gj.Celaj ka pretenduar në shtyp se është i pafajshëm dhe se më paskësh njohur mua si “më i rrezikshmi i Sigurimit të Shtetit në Shkodër”. Në të vërtetë unë s’kisha punuar kurrë në organet e sigurimit dhe me Grizhën dhe njerëz si ai nuk njihesha dhe s’më lidhte asgjë, sepse ne u përkisnim dy kategorive të kundërta shoqërore. Unë bëja pjesë në njerëzit e ngarkuar me detyrë për të mbikëqyrur zbatimin e ligjit dhe për të luftuar vjedhësit, kurse ai ishte pjesë e lumpenit e, rrjedhimisht shkelës i ligjit.

Për lexuesin e ri është e çuditshme se për çfarë i nevojiteshin shtetit të vetëquajtur demokratik emisione të tilla propagandistike me protagonistë vjedhës dhe gjithfarë njerëzish pa personalitet. Mirëpo, koha do të provonte se personaliteti i shtetit do të përputhej plotësisht me atë të personit në fjalë. Shtetarët e rinj e kishin shpallur aleancën me lumpenin qysh pa ardhur në pushtet dhe do ta ruanin këtë aleancë edhe më pas. Kjo gjente mishërim në thënien e S.Berishës: “Ne kemi ardhur në pushtet nëpërmjet rrugës dhe do të vazhdojmë të mbështetemi përsëri tek rruga”, ashtu siç thoshte Gebelsi: “Kush ka me vete rrugën, ka me vete pushtetin.”.

Vijon neser pjesa III

Share This Article
43 Comments
    • …….Vetem Gebelsi i Hitlerit dhe Salihu i Enverit,pushtetin e tyre e moren dhe e mbajten permes rruges.Si Gebelsi edhe Salihu ne rruge i la kockat i pari ashtu do
      ti lere kockat edhe i dyti. I mbaroi vaji i kandiles.Eshte bere si “LITHANI”ne film cdo dite grumbullon helm gjarperi,meqenese nuk ka cilin te helmoi se i ka mbaruar
      do te pi vete.

    • VR !!! @@@ E kam thënë mendimin për z. Gjek Çelaj qysh kur u prezantua para nja dy vjetësh te Dita! Nuk e njoh personalisht,nuk e kam takuar kurrë. Por njerëzit e ndershëm,patriotë dhe inteligjentë si Gjek Çelaj i çmoj ! Jam gati ta ndaj me ta bukën përditë qoftë dhe kafshatën! Të mirët për Shqipërinë dhe për besnikërinë profesionale janë të mirë dhe për mua! Përshtypjet e pashlyeshme për Gjek Çelajn i kam krijuar në gjyqin e kurdisur të Shkodrës për të ashtuquajturën tragjedi e dy prillit. Gjeka atëhere ishte një djalosh i ri. Më imponoi të mbërthehesha para ekranit ato ditë. Sa herë që pyetej ose spiegonte rrethanat spikaste profesionisti me logjikë të shëndoshë,me gjykim të thelle,me mendje gjakftohtë e të patrembur! Le ta rishfaqin sot atë gjyq dhe do të bindeni që them vetëm të vërtetën. E ritheksoj,- “vetëm të vërtetën”! Por,e di që nuk e shfaqin atë farsë të turpit antikombëtar sepse minjtë e gjirizit atje, vrasësit e vërtetë dhe antishqiptarët që ideuan dhe realizuan 2 prillin i kemi akoma nëpër këmbë, i kemi në pushtet, i kemi nëpër partitë politike, i kemi si pjesën tumorale të trupit të Shqipërisë, i kemi me dy gishtat përpjetë si shënjë e kurvërisë së tyre të përjetëshme! Të kthehemi te Gjeka? Ky djalë bëri histori në atë gjyq! Nuk ishte Qazim Gjonaj kryetar i trupit gjykues!? Ishte Gjek Çelaj, oficeri policor i pasfidueshëm, kryetari i gjyqit! Qazimi ishte thjesht një marionetë, një kambale në këmbën e falangave ushtarake të agjenturave që bënin e bënë jo ligjin por Maliqin në atë sallë. Gjeka e humbi atë betejë por Gjeka gëzon sot admirimin tonë si një polic i denjë i shtetit,si një patriot që foli në emër të Shqipërisë! Asqë i vë në dyshim këto që shkruan. Gjeka sepse, i kam parë me sytë e mij, i kam dëgjuar me veshët e mij, m’i kanë pohuar e ripohuar mijra shqiptarë të majtë e të djathtë,të varur e të pavarur,me kokën e tyre ditën dhe me kokën e saliut kur i dërgon për komplote e prita, natën! Qazimët dhe salinjtë do të vdesin të mbuluar me turp ndërsa Gjeka qysh tani po mbulohet me admirim e pse jo dhe me lavdinë e atij momenti historiko-tragjik! Koha punon për Gjekën dhe po spastron e do të spastrojë pa mëshirë antishqiptarët! Sepse Gjeka është zëri i shqiptarëve! Ku është Qazim Gjonaj sot? Një hiç pa adresë e pa identitet! Ku është Gjek Çelaj sot? Në zëmrën dhe në memorien time dhe të shumë e shumë shqiptarëve! Historia e Gjekës është historia e vigjilencës shqiptare! Shqiptarë,- bëhuni tê gjithë si ky oficer profesionist dhe patriot që Shqipëria të mbijetojë? Gjekët kanë bërë Shqipërinë Sali toptanët tradhëtinë prandaj unë i bashkohem vetëm tipit të shqiptarit Gjek Çelaj! Të tjerët i neveris dhe ja u shuaj farën kur më shpallin luftë! Nderime Dita që sillni zëra të tillë devocioni,profesionalizmi,përkushtimi, shqiptarizmi dhe nderi!

  • E para eshte tradhetia,
    E dyta hajduteria,
    …………………….. ,
    ……………………… ,
    E fundit eshte Demokracia,
    Shkoi e vate Shqiperia.

  • Je djal i mrekullueshem.Kam simpati per ty.Mos te ngelet qejfi se te quaj djal.Te kam njohur qe te ri kur shkoje ne gjimnaz . I besoj gjithcka shkruan.

  • Kur isha kalama ( pra i vogel) mamajaime e shtrnjte me thonte—Cun kur te kapish me dore na i gjo te paster shko e laj duret me capo!!

  • Qe Saliu eshte ai i 2 prillit 1992 kete e dim te gjithe .Nje gje nuk kuptoje ! Pse ky popull ka mbetur akoma ne 2 prill te 1992 ?????.U provokua ne Shkoder dhe perseri atje Saliu gatuan menume e re te rrezimit te pushtetit .Provokoje ne 97 ne Juge e Vlore e tani i eshte sulur Tiranes dhe rrethinave ku ka istaluar taborret e tij .
    Kush e bene kete perbindesh kaq te suksesshem per te sunduar me forcen e mashtrimit e te tradhetise mbi nje popull qe dikur; “Hiqte vallen ne goje te ujkut” .Si u arrite qe ky popull, historikishte me temperament luftarak ,te gjunjezohet para nje njeriut qe ska patur dhe ka vlera kombetare .Kush e beri kaq paqsor e vuri ne gjumin e vdekjes.Keto e shume cilesi te munguara nga e kaluara nuk di ti shpjegoje .
    Thone historjanet tane .Populli shqiptare, sa here ka qene ne situata te veshtira, ka ditur te dali me sukses .Nuk di.Sa vite do te kalojne qe te frymezohet te beje ato qe ka bere ne te shkuaren .25 vjet jane me shume se ato 15 vjete te sundimit te Zogut e 20 vjete me pak se te Hoxhes . Tani them se eshte i sunduar tere jeten.

  • Mblidhuni te gjithe dhe futinje hu Berishes ku te dhemb e ku te djeg dhe ta shohe rrugen dhe autostraden.Ama jo me lloqe!

  • ky djali dha shefi policise papare kane bere mbrojtje dinjitoze ne ate kohe ,bravo djem me karakter te forte ,karshi egersise te atyre qe shkerdhyen shqiperine , ……qe po gezojme sot

  • Gjeka , nuk genjen ne asnje rresht ne sa me siper ! Ajo qe me habit eshte se ka folur shqip , d.m.th. paster me sinqeritet dhe pa perdredhje ! E vleresoj per ndershmerine dhe burrnine , ne te thenin e gjerave troç dhe pa genjeshtra !

  • Redaksija e kesaj te perditeshme duhet ti hape orizont lexuesit per autorin e ketij shkrimi si nje personalitet i shqipetarizmes,inteligjences,profesionalizmit e mbi te gjitha informacionit qe na ka munguar 25 vjet.Respekt!

  • Na trego atehere se kush i vrau, mos thuaj Berisha, trego emrat e atyre qe e shkrepen, pyesim ata pastaj.

    • Nuk ke ke pyet o asnjanes se njerit prej atyre personave i ka mbire bari dhe i ka shkuar 4 metra , eshte personi i fotografise me siper me pardesy te bardhe , kriminel i lindur dhe falenderojme zotin qe na e hoqi nje ore dhe me pare, prandaj mos kerko kush qelloj, po kerko te mesosh urdherin nga e mori, dhe ti e di shume mire, si dhe ne te tjeret, qe urdherdhenesi jeton jeten etij dhe mbreteron akoma dhe mos me dhuaj qe nuk e quajn SALIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIII

    • Ky ” Asnjeeeeeanësi ” gjithnjë del me vetëm një frazë dhe atë frazë e ka vetëm gëlbazë! Vëreni re me kujdes 88, cc,66, spin. Catroix.

  • Po pranaj kjo Shqiperi nuk besoj se do bohet noj here( nuk e kam pas besu qe do shkonte ky vend keq e me keq dhe i kom kundershtu te tjeret,po e pranoj qe kom gabu).Shqiperin e mori ne dore llumi i shoqerise,ku doli dhe nje thenie: u ulen malet,e u ngriten halet. Na kan bo qe te hikesh me vrap nga Shqiperia,panvaresisht se na dhemb me u largu.

  • *****…gjek çela eshte nje nga ishe kuadrot me te devotshem te poicise se shtetit shqiptar qe u dhunua dhe u denua padrejtesisht nga drejtesia e kalbur e S.B ,ai braktisi shqiprine aqe shpejte ne moshe te re duke ju nshkatrruar shembur te gjitha endrrat per te kontribuar ne armen e policise se shtetit shqiptar, qe açe shume e enderronte. ai braktisi vendin duke na mbushur me plot dhimbje e pikllim njerzit e tije qe e donin me zemer I detyruar nga shkelja e te drejtave themelore se nuk gjeti drejtesi iku me pikllim dhe vuajtje dhe nga padrejtesia shkruajti me zemer te qetesise dhe paqes se brendeshme ku ka skalitur nje liber me ngjarjet e 2 prillit ne Shkoder dhe tere proçesit gjyqesor te tije dhe korrupsionit e krimit te pa shembullta se sa ne gjendje te vajtueshme e kriminale funksionon drejtesia dhe sot.@@@@@@@@@@@@@@@@@@

  • nuk e shpjegoj dot qe sali berisha ka vrare, ka djegur, ka vjedhur, ka perdhunuar, ka shitur dhe ne fund eshte tallur me kete vend dhe nuk e gjen gje as nga ligji dhe as nga shqiptari!? nuk di si ta shpjegoj kete fakt.

  • Paske luajtur nga fiqiri o Gjek, Po kur ka fituar ndonjehere partia e kopukeve dhe kokpalareve te Sali Berishes shumicen ne zgjedhje?? Kurre! Vetem hajni me 1 milion dredhi . I kam jetuar vete kohet kur griseshin fletete e vlefshme te votimieve nen shkallet e kulisave zgjedhore, I kam jetuar vete kohet kur na vinin neper shkolla ca mesues te pjerdhur me diplloma te mutosura nga rrugacet e Sali Berishes percuesit te teorise se Vasa Cubrilloviqit ne Shqiperi.
    Prandaj studjoje edhe me mire kete punen udbasfalokgb-se se pergjakshme alias P.D.

  • Kronologjia e ngjarjeve, qe rendit Gjeka, edhe pse i burgosur, pas ngjarjeve te kobshme te 2 Prillit 1991, deri diten e zhvillimit te pjeses se dyte te atij gjyqi famekeq rreth 22-25 Dhjetorit 1992 po ne Shkoder, eshte plotesisht e sakte.
    Tragjikomedia, e cila u luajt me 2 Prill 1991 ne kurrriz te kater viktimave, dhjetra te plagosurve , djegijeve, shkaterrimeve dhe demeve morale dhe ekonomike, si dhe denimi i pese te pafajshmeve, ose “fajtor” vetem per faktin se ishin ne detyre per te garantuar dhe siguruar rendin dhe qetesine publike nga hajdutet, keqberesit dhe kriminelet qe jane aktive ne çdo sistem, sigurisht qe nuk ishte as pa autor dhe as pa aktor, pavarsisht se ndonjerit, qe ka ose jo mizen nen kesule, qe i djeg ose jo miza e kalit, nuk do ta pranoje apo rrotullon gjuhen me sofizmat e tij ne rolin e nje avokati mjeran.
    Kjo tragjikomedi qe rezultoi kobezeze dhe zanafilla e katrahures 25 vjeçare te ketij populli dhe ketij vendi, nese do te ekzistonte nje hetim serioz i paanshem, vleresues per çdo detaj, jashte çdo lloj interpretimi dhe formulimi politik te njeanshem siç eshte bere deri me sot, per interesa te felliqura elektorale ( per fat te keq vetem me 2 Prill ) do te rezultoje duke ndriçuar te verteten historike per organizatoret dhe manipulatoret e kesaj ngjarje te dhimbshme. Deduksioni dhe jo hamendesia apo akuzat subjektive, mbi bazen e fakteve dhe provave te vijushmerise se politikes dashakeqese, veprimtarise permanente antishqiptare te shtetit Serb qe mbante nen hyqem republikat dhe ish federaten jugosllave dhe shfrytezimi i amullise dhe anarshise se krijuar nga agjentet e tyre te hershem ne krye te shtetit dhe strukturave te sigurise se shtetit shqiptar, edhe me skeptikun, ne mos qofte pjese e lojes se ndyre e çojne ne perfundimin se skenariste dhe regjizore te kesaj shfaqje dhe tere teatrit absurd shqiptar ne keto 25 vjet tranzicion qe ngjason me nje rreth vicioz, kane qene agjentura antiishqiptare serbe ,ndersa aktore te skenave makabre, lumpeni dhe individet bythelepires te nomenklatures se kuqe dhe rekrute te kesaj agjenture, qe jane shperblyer qofte me poste dhe qofte me financa.
    Qofsha i gabuar ne kete qe them dhe do te terhiqesha nga ky gjykim nese dikush mund te dale dhe te me jap nje version tjeter, per kete lloj “thembre Akili”.
    Ne komentet dhe debatetet e lexuesve te ndryshem ne numrin e djeshem per kete problem, nder te tjera me terhoqi vemendjen se dikush, me teper nga naiviteti se sa nga zgjuarsia pyeste se nese “iksi” apo me shkoqur Sali Berisha akuzohet si shkaktari kryesor i ketyre trazirave perse eshte lene dhe lihet i lire duke e thelluar me tej zullumin e tij.
    Une kisha kete mendim qofte dhe si pergjigje, qe nese do te duhet te ndertosh diçka, te mire apo te keqe, perveç projektit, do duhet t’i “kopsitesh” me “rrobaqepes” apo ustallare te mire, qe nga themelet, muret dhe soleten.
    Ndaj kakarisin pa kurrfare derti keta gjela te zinj.

    • @Elbasani
      Elbasan qyteti i bukur ne kerthize te Shqiperise po te kthesh harten nga prapa del qytet i bytharise!

  • Me erdhi ne mendje nje pjese nga filmi Gjeneral Gramafoni ku aktori i madh Sander Prosi thote:”O Popull sa shume gjera behen ne emrin tend,bile edhe lartmadhenia flet ne emrin tend.Nje njeri mund te mashtroje nje tjeter per nje kohe,mund te mashtroje edhe nje popull per nje fare kohe,por nuk mund te mashtroje kurre nje popull te tere per gjithe jeten.”(Poshte Zogu,Enveri,Saliu…!!!!)Na paskan genjyer,tradhetuar,mashtruar,vrare,vjedhur dhe ne i kemi mbajtur te gjitha mbi kurriz!Se besoj se do vazhdoje per shume kohe kjo farse e njerezeve injorante qe na rrethojne,nuk e besoj!!!!Gjek Celaj dua te te jap noten 10 qe ke shkruajtur te vertetat e dhimbshme te popullit Shkodran ne ate kohe.Ato te verteta qe kushdo qe ka marre pjese ne ate proteste sot te ndihet i tradhetuar dhe bashkefajtor per vrasjen e 4 njerezve dhe plagosjen e te tjereve.”Jepi Cezarit ate qe i takon Cezarit!!!!!!”

  • C,do fetyr sado e neveritun dhe Kriminale, hajdutave , amoralve dhe mostalgjikeve, qe gjeten parajsen-socialiste me veten per 45 vjetet e turpit dhe c,veshjes njerzore.
    Kur u kujton apo u nxjerr perpara fytyren e atij sistemi PERMALLIMI u vjen natyrshem. Mjerisht per juve, IKU SISTEMI. Zoti ju forcoft

    • Njatjeta bre Dede ! Po si je he burre ? Si i ke nga shpaja ? Po dhite dhe thite si i ke ? Po si ka mundesi bre burre, me gjithe keto mend qe paske edhe s’ke mujt gjithe kete kohe te ndritun me u ba njeri ? Si s’pakam pas fat me te njofte nga afer dhe me pase nje shoq kaq te mencem ! Medet, medet. Kesi burrash si Deda na duhen. Po, ku me i marre ? Dre, dre. Hajde dru me pre.

  • Te gjithe e nxjerrin perfundimin se c’fare u instalua ne 22 Mars 1992 dhe sa te turperuar duhet te ndjehen ata qe u ben vegla qorre per perfitime te mjera mbi nderin e profesionit dhe moralit te intelektualit e punonjesit te institucioneve qe duhet te quhen minimalisnt te pavarura. Gjeka eshte vleresuar nga kushdo qe ndoqi ate gjyq fars.

  • *****…..per ty Mikel ! :mos ngatrro floririn me balten ! ,Enverin dhe po ta hedhesh ne balte ai shendrit ,nuk humbe vleren kurre.Kurse Zogu dhe Saliu jane tradhtar ,hajdut (vjedhes te pasurise )vrases.Nuk barazohen .!…Çezarit jepi ate qe meriton….*****.

  • E kam thënë mendimin për z. Gjek Çelaj qysh kur u prezantua para nja dy vjetësh te Dita! Nuk e njoh personalisht,nuk e kam takuar kurrë. Por njerëzit e ndershëm,patriotë dhe inteligjentë si Gjek Çelaj i çmoj ! Jam gati ta ndaj me ta bukën përditë qoftë dhe kafshatën! Të mirët për Shqipërinë dhe për besnikërinë profesionale janë të mirë dhe për mua! Përshtypjet e pashlyeshme për Gjek Çelajn i kam krijuar në gjyqin e kurdisur të Shkodrës për të ashtuquajturën tragjedi e dy prillit. Gjeka atëhere ishte një djalosh i ri. Më imponoi të mbërthehesha para ekranit ato ditë. Sa herë që pyetej ose spiegonte rrethanat spikaste profesionisti me logjikë të shëndoshë,me gjykim të thelle,me mendje gjakftohtë e të patrembur! Le ta rishfaqin sot atë gjyq dhe do të bindeni që them vetëm të vërtetën. E ritheksoj,- “vetëm të vërtetën”! Por,e di që nuk e shfaqin atë farsë të turpit antikombëtar sepse minjtë e gjirizit atje, vrasësit e vërtetë dhe antishqiptarët që ideuan dhe realizuan 2 prillin i kemi akoma nëpër këmbë, i kemi në pushtet, i kemi nëpër partitë politike, i kemi si pjesën tumorale të trupit të Shqipërisë, i kemi me dy gishtat përpjetë si shënjë e kurvërisë së tyre të përjetëshme! Të kthehemi te Gjeka? Ky djalë bëri histori në atë gjyq! Nuk ishte Qazim Gjonaj kryetar i trupit gjykues!? Ishte Gjek Çelaj, oficeri policor i pasfidueshëm, kryetari i gjyqit! Qazimi ishte thjesht një marionetë, një kambale në këmbën e falangave ushtarake të agjenturave që bënin e bënë jo ligjin por Maliqin në atë sallë. Gjeka e humbi atë betejë por Gjeka gëzon sot admirimin tonë si një polic i denjë i shtetit,si një patriot që foli në emër të Shqipërisë! Asqë i vë në dyshim këto që shkruan. Gjeka sepse, i kam parë me sytë e mij, i kam dëgjuar me veshët e mij, m’i kanë pohuar e ripohuar mijra shqiptarë të majtë e të djathtë,të varur e të pavarur,me kokën e tyre ditën dhe me kokën e saliut kur i dërgon për komplote e prita, natën! Qazimët dhe salinjtë do të vdesin të mbuluar me turp ndërsa Gjeka qysh tani po mbulohet me admirim e pse jo dhe me lavdinë e atij momenti historiko-tragjik! Koha punon për Gjekën dhe po spastron e do të spastrojë pa mëshirë antishqiptarët! Sepse Gjeka është zëri i shqiptarëve! Ku është Qazim Gjonaj sot? Një hiç pa adresë e pa identitet! Ku është Gjek Çelaj sot? Në zëmrën dhe në memorien time dhe të shumë e shumë shqiptarëve! Historia e Gjekës është historia e vigjilencës shqiptare! Shqiptarë,- bëhuni tê gjithë si ky oficer profesionist dhe patriot që Shqipëria të mbijetojë? Gjekët kanë bërë Shqipërinë Sali toptanët tradhëtinë prandaj unë i bashkohem vetëm tipit të shqiptarit Gjek Çelaj! Të tjerët i neveris dhe ja u shuaj farën kur më shpallin luftë! Nderime Dita që sillni zëra të tillë devocioni,profesionalizmi,përkushtimi, shqiptarizmi dhe nderi!

    • Nderime,nderime,nderime Pëllumb! Ja u ktheva me përshëndetjen tuaj tipike! Përshëndetje!

  • Një nderim dhe nga unë. Ore “tre nderimet” ku bëhet ky legeni vaskë simeoni sot,a di gjë? Po legeni prel çetniku? Jam fans i “rrëzës së veshit”të tyre. Baj!

  • Skifter Enveri ka vrare te kunatin e tij,ka vrare intelektuale te shquar vetem qe te mos i dilnin kunder!!!!Mund te jete nje hap me mbrapa se dy te permendurit sepse mbi gjithcka Ai edhe ka bere per vendin dhe per Shqiptaret me kete jam dakort!

  • Ti zotni Gjeke me kete qe shkruan tregon se kurre nuk ke qene oficer policie por nje bir besnik i partise se punes!!!! Eshte trishtuese tek lexon hartimin tend politik!!!!

    Bindu se nje “vlla” i yti Tom Doshi sapo e pesoi nga Partia qe dashuron ti!!!! Me siguri duhet te kesh njohje me te!

    Te kane perdorur komunistet dhe njekohesisht te kane shitur e te kane lene ne balte!

    Per hir te krahines nga je mos shkruaj keto hartime marksiste mizerabel

    Ndoshta nuk e di por komunistet tani merren me bisnes tragiqe e krim te organizuar. Vjedhin, vrasin trafikojne droge e prostituta. Ne gjuhen tende marksiste keta quhen “lumpen”.

    Eja e puno per ta. Policia po te pret!

  • Gjek Celaj po te ishte burr e trom nuk ikte si shkerdhate
    I qelbur nga paturet e ngjarjeve te 2 prillit ai dhe shume gjeka leshmama injoranta ashtu ju ka bere partia me 8 klase shkolle drejtora se aq ka pase sekretari pare i komitetit qendror i juaji paste shkuar ne gop te semes ferr atje ku ka vendin ai mut.Tani gjeka gjek ma po na del trim ,po pse o gjek nuk luftove ate dite por sot,populli thote trimeria pas lufte nuk duhet prandaj jeni bijt e mamit se per baba keni enferrin ju se dini as gjeka ta mesoje ketu sr po te ishte ndryshe gjeka sdo u dorzonte e te ikte me bisht nder shale une qe po ju shkruaj jam pjesmarres i asaj ngjarje shok komunara

  • Vargje per Salitrapin

    O Salitrap malukati,
    te ka ardhur sahati,
    te hysh ne çmendine,
    per krimet, baterdine.

    Per vjedhjet e vrasjet,
    terrorin me tritolplasjet,
    pasurite e vajzes,djalit,
    milionat e euro-dollarit.

    Je fytyre-ngerdheshur,
    derdh lot duke qeshur,
    ti ne gezime lendohesh,
    ne fatkeqesi gezohesh.

    Pasi i sherbeve tiranit ,
    bere rrenimin e vatanit,
    perdore antikomunizmin,
    dhe mbolle shpellarizmin.

    Ryshfetin kudo e fute,
    tere shpirtrat i kepute,
    joshe veset,imoralitetin,
    poshtersite e incestin.

    Nga frika qe te pataksi,
    nga çadrat e stilolapsi,
    vrave njerzit pas shpines,
    kur lageshe prej urines.

    Perdor myteberet idiote,
    si skllever mish per top,
    e konkubinat,kukuvajka
    qe u kruhet para, prapa.

    Ti nxjerr llumra nga goja,
    nga llumi te ka dale boja,
    nga llumrat e tu te shpirtit,
    turresh vetem pas shiritit.

    Nga kotesi e madheshtise,
    me mashtrimin e vegjelise,
    behesh trimi fytyre-çjerre,
    brekeleshuari i permjerre.

    Me fjalorin tend te qelbur,
    me ulerimen tende te eger,
    me sjelljen tende te terbuar,
    je mafia vete, i korruptruar.

    • Nota 10 me nënvizimin “përdore antikomunizmin për të sjellë shpellarizmin”! Tung!

  • Nota 10 me nënvizimin “përdore antikomunizmin për të sjellë shpellarizmin”! Tung!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *