“Kushdo që bërtet ‘Allahu Ekber’ do të qëllohet”

Ornela

Kryebashkiaku kontraversial i Venecias Luigi Brugnaro ka deklaruar se kushdo që do të bërtasë “Allahu Ekber” në sheshin e famshëm të Shën Markut në qytet do të qëllohet “pas tre hapave”.

Sipas “The Independent”, Brugnaro po ashtu tha se qyteti italian ishte më i sigurt se Barcelona, ku terroristët vranë 12 persona më herët këtë muaj në një sulm me furgon në zonën e La Ramblas.

Ndërkohë, media britanike kujton se pjesë e deklaratave të mëparshme të kryebashkiakut kontraversial kanë qenë edhe ndalimi i librave për homoseksualitetin në shkollat e Venecias.

Sipas “The Times”, Brugnaro ka theksuar se siguria është shumë e rëndësishme për ta. “Nëse ndokush vrapon në Sheshin e Shën Markut duke bërtitur ‘Allahu Ekber” do ta qëllojmë. Një vit më parë kam theksuar se kjo do të ndodhte pas katër hapash, tani them pas tre hapash.

Duke mbrojtur deklaratën e tij në një konferencë në Italinë e Veriut, ai tha se “unë kurrë nuk kam qenë korrekt politikisht, jam jokorrekt. Unë do ta qëlloja, ne do ta qëllonim.

Në disa prej zonave më turistike të Italisë janë vendosur barriera betoni në mënyrë që të parandalohen sulme të ngjashme me ato të Barcelonës, Berlinit, apo Londrës.

Megjithëse Italia nuk është goditur nga sulmet terroriste në territorin e saj, ISIS ka paralajmëruar në mënyrë të vazhdueshme për sulme në këtë vend.

Share This Article
6 Comments
  • ARRIHET SIGURIA NDAJ SULMEVE VETEVRASESE

    ME POLICI E USHTRI, A ME NDONJE MENYRE

    TJETER, ENDE DEBATOHET ME TE MADHE.

    POR, NJE GJE ESHTE E SIGURT,

    NDAJ NJE PERSONI QE I KA THENE MENDJES

    “SHKO PIRDHU”, VESHTIRE SE MUND TE

    RUHESH.

    KETO 20 VITET E FUNDIT JANE KRIJUAR SHUME

    TE TILLE NE BOTEN ISLAME FALE NDERHYRJEVE

    TE PARESHTURA KRIMINALE TE SHBA-VE DHE

    ALEATEVE TE VETE.

    NE FUND FARE, GJITHSHKA BEHET PER NAFTEN

    SE NUK KA NDONJE GJE NE VECANTI

    AMERIKA KUNDER FESE ISLAME.

    SA ME SHPEJT TE ZGJOHEN MUSLIMANET

    NGA GJUMI E TI THONE NDAL, AQ ME MIRE

    PER TA.

  • Ky cope mishi , duke provokuar ne kete menyre, do te beje qe Venecia te jete I pari qytet qe mund te gotitet ne Itali.
    Po ç’taksirat kane turistet dhe populli, pa keta kontraverse s’pesojne gje…..

  • I ke lane shume kohe 3 hapa.Ne vend sa te hapin gojen me “A” te qellohet pa perfundue “R”.Kjo asht mbrojtja apo qetesia ma e shkelqyer.
    A do ta qellojne xhamin ne Shkoder sa here gerthet artoparlanti me “A – R”.Ngaqe shqiptaret jane te manepsun cfare ban perendimi te bajn dhe vete.Majmun safi.Dikur i falnin njeri tjetrit se cili po fiton pike ma shume.Kur u mbyllen kishat dhe xhamit.Loja kaloj tek falja e gomerve.

  • Ne fakt ai presidenti i filipineve , qe iu befte dita 1000 , eshte me efikas se ky lagunari . Megjithse edhe ky po me krijon nje fare respekti .

  • Une jam kunda te gjitha ketyre menyrave per te shprehur dashurin per Allahun,por nne fnale e urte Greke thot ‘FJALE TE MEDHAJA MOS THUAJ , KAFSHIT TE MADHE HA’

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *