Ministrja e Arsimit, Evis Kushi këtë të mërkurë pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave është shprehur se një ndër vendimet e marra në këtë mbledhje është zgjidhja e problematikës për transportin e nxënësve dhe të punonjësve të arsimit parauniversitar.
Kushi ka deklaruar se tashmë do të ketë një bonus për biletën e transportit që do t’u vijë në ndihmë të gjithë nxënësve sidomos në zonat e largëta.
Ajo ka theksuar se tashmë përveç nxënësve dhe mësuesve nga ky bonus do të përfitojnë dhe oficerët e sigurisë dhe punonjësit sociale në shkolla
“Sot kemi miratuar vendimin që synojmë të minimizojmë problematikat që lidhen me transportin e nxënësve dhe të punonjësve të arsimit parauniversitar. Lajmi i parë i mirë është bonus për 50% mbi çmimin e indeksuar të biletës për nxënësit që do të sjellë përmirësim të transportit për zonat e largëta.
Lajmi i dytë i mirë është dhe për punonjësit pasi kem i zgjeruar gamën e përfituesve, pasi deri më tani vetëm mësuesit dhe drejtorët, përfitojnë tashmë edhe oficerët dhe punonjësit social. Ndryshimet që sjell VKM-ja për nxënësit do të na ndihmojë për të reduktuar numrin e nxënësve që mësojnë për klasat kolektive”, ka thënë ajo.
j.l./ dita

bonuset per udhetime fjrtje ushqime etj per mesues e profesioniste te tjerenuk jane zgjidhje.mendoj se per nje periudhe disa vjecare profesionisti te jete i detyruar te banoje atje ku ka fituar vendin e punes ne te kundert te hape krahun per te tjere te gateshme per pune e sherbim.
Transporti te jete falas per nxenes,mesues dhe kush punon ne sistemin arsimor parauniversitar qe perdorin transport qe nga 0-1000 km(qofte e ne qytet).Te ndryshoje pagesa shtese e largesise per mesuesit me mase nga 50% – 100% te rroges mujore ne vartesi te largesise.Keshtu ndihmohet fukarai .Qeveria ka para me bollek ,kete e dine te gjithe.Kthejani popullit qe t’ju doje.Jo llafe!Le te zbatoje Rama thirjen e Papes qe te pasurit duhet te kthejne syte me pasurite e tyre edhe nga fukarai.Rama eshte miku i Papes,atehere le te zbatoje mesimet e tij..
feridon,kjo qe thua ti behet ,por me kontrata pune 2-3 vjecare per nje rroge te caktuar.Kush ka leverdi lidh kontrate dhe nuk ka nevoje per transport.Per nxenesit ndryshon puna ,transport falas.Ky eshte kapitalizmi;Olimbi,jeta eshte arthmetike !