Kushi-Zhupës: Mbaheni mend si qeveria që solli periudhën më të errët në arsim

J L

Nuk kanë munguar përplasjet mes ministres së Arsimit Evis Kushi dhe deputetes demokrate Ina Zhupa gjatë interpelancës për “Paktin për Univeristetin”.

Gjatë fjalës së saj, ministrja Kushi tregoi një foto të një godine të rrënuar, duke i kujtuar deputetes Zhupa se “cili ishte standardi i demokratëve në arsim kur ishin në qeveri.”

Megjithatë, ministrja tha se synimi i qeverisë nuk është që të krahasohen me të kaluarën dhe se duhet parë vetëm nga e ardhmja.

“Mohoni disa nga ato për të cilat duhet të jemi krenarë. Ky është standarti juaj. Filiali i Bujqësorit në Lushnje. U detyruam ta mbyllim. Kemi dhe shkolla që kanë nevojë për rikonstruksion. Standarti juaj është ky. Do të mbaheni mend si ajo qeveri që ka sjellë periudhën më të errët në arsim. Diploma false, universitete fantazmë. S’duhet të krahasohemi me të kaluarën. Dua të shoh vetëm nga e ardhmja. Ka akoma shumë punë.”

Kurse deputetja demokrate në replikën e saj tha se qeveria ka vetëm retorika boshe dhe se për çdo dështim fajësohet pandemia.

j.l./ dita

Share This Article
1 Comment
  • Rendesi ka si ka qene arsimi para 10 vjeteve,apo vjedhja e doktoratures nga e ashtuquajtur ministre e nje kabineti hajdutash?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *