Kushtet e Gjermanisë penalizojnë më shumë opozitën, se qeverinë!

Ornela

Opozitarja Monikë,
fort qeverisë i është turrur,
sikur gjermanët atë,
nominalisht e kanë mburrur!

Maqedoni e Veriut,
është e sigurtë këtë hera,
se opozita atje,
s’u fsheh si këtu nëpër ferra!

Ish kryeministri-Gruevski,
u fut në burg për një makinë,
këtu-dhe pse vranë njerëz,
s’i ngau kush Lulin dhe Salinë!

Po të shikojmë nëntë pikat,
ose kushtet që vë Gjermania,
më shumë përgjegjësi ka Monika,
se sa ka e gjithë qeveria!

Monika dhe gjithë Monikat,
duhet të rrinin sot suse,
se për një vit të tërë,
kanë bërë në bllok punë bllokuese!

Nëse dhe në këtë Tetor,
negociatat nuk do hapen prore,
kjo më shumë lidhje ka me opozitën,
dhe sjelljen e saj kafshërore!

Djegien e mandateve Mona harroi,
dhe zgjedhjet që në bllok i braktisi,
institucionet me molotovë i sulmoi,
që kur Revolucionin e nisi!

Në Maqedoninë e Veriut,
hapja e bisedimeve politikën e bashkoi,
këtu opozita la kokrrën e namit,
gjer me çizme Kryeministrin sulmoi!

Braktisja në bllok e Parlamentit,
s’e ktheu opozitën në blind,
përkundër grupi i Monikës,
u zëvendësua plot njëqind për qind!

Opozita bisedime s’pranonte,
asnjëherë s’pranoi një tryezë,
Lulashi i mjerë kërcënonte,
se do na i bënte jetën të zezë!

Qesharake e super qesharake,
u bënë kërcënimet këtu,
po në bumerang Lulashit ju kthyen,
sa sot s’kemi një bashki të vetme në blu!

Kushtetuesja-Tridhjetë Qershorin,
dhe zgjedhjet do t’i gjejë të ligjshme,
tani s’na mbetet gjë tjetër,
veçse të presim zgjedhjet e përgjithshme!

Rezultatet e Tridhjetë Qershorit,
realitetin zgjedhor nuk tregojnë,
por ja që duhet të paguajnë,
ata që sistemin deshën ta sfidojnë!

Nëse një çmim do kishte hipokrizia,
një statujë të derdhur në ar,
me siguri PD-ja dhe LSI-ja,
këtë çmim do ta kishin marrë!

Në cilin Planet kanë jetuar,
o Zot-këta hipokritë,
nga surrati i tyre i deformuar,
ka kohë që popullit i dhëmbin sytë!

A.DUKA

Share This Article
7 Comments
  • “Kushtet e Gjermanisë penalizojnë më shumë opozitën, se qeverinë!”
    ja paske fut duke!!
    uau!!
    e mbrojte atë që ha me tepsi??
    beno,aq është trashur sa nuk i thua dot më kallam i rrit në mut!!është bërë si fuçi birre!

  • Te kish futur ne burg Mona Lulin dhe Saliun tashti do te ishim ne krye te europes.
    rrofte e lavdi paste poeti
    se fajtoret na I gjeti

  • Po si more Duka nuk the nje fjale ne 2011 kur ai maskarai ,Rama yt per nje fshat te Fierit nuk pranoi te miratonte tre ligjet e kerkuara nga BE-ja ndersa sot kur vjedhjet e votave jane me kapice kerkon qe opozita te behet ure e te beje nje sy shurdh e nje vesh qorr mjafton qe lideri jot te marre meritat ( ka qe ne shtator te 2013 ,megjthse ne qershor pat deklaruar se Shqiperia nuk e meriton te futet ne BE ) se eshte ai qe e çoi vendin drejt BE-se.A ta merr mendja qe vendi ndryshoi nga e zeza ne te bardhe sa erdhi Rama ne pushtet? Si ka mundesi qe ju qe se keni dashur kurre (vetem sa e keni sulmuar )Europen kapitaliste u bete keshtu flamurtare te flakte per tu futur ne Europe?ju jeni kameleonet e fundit te kohes se ripjerdhjes.

  • Ben djali ! U be c’ishte e mundur per ta bere te pamundur “hapjen” ! Terheqje nga parlamenti mos marrje pjese ne zgjedhje “Molotow ” kundra kryeministrise ,dhenje dosjesh Bild it ,perpjekje per te (sh) qetesuar situaten me shtyrje datash zgjedhjesh etj
    Penalizim quaje ti bute e bute se ksaj i thone
    GRUSHT TURINJVE

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *