Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Kushtet e këqija në burgun italian, shqiptari dëmshpërblehet me 100 mijë euro
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Komunitet > Kushtet e këqija në burgun italian, shqiptari dëmshpërblehet me 100 mijë euro
Komunitet

Kushtet e këqija në burgun italian, shqiptari dëmshpërblehet me 100 mijë euro

anazapta
Published January 10, 2013
Share
SHARE

Gjykata e Strasburgut u ka dhënë të drejtë 7 të burgosurve në Itali, të cilët kishin paditur shtetin italian për kushtet e këqija në vendin e vuajtjes së dënimit. Mes të burgosurve është edhe një shqiptar, Afrim Sela, 33 vjeç. Sela së bashku me katër shtetas italianë dhe dy emigrantë afrikanë i ishin drejtuar gjykatës së Strasburgut, duke u ankuar për kushtet degraduese dhe trajtimin skandaloz në burgun ku vuanin dënimin.

Ankesat individuale të shtatë të burgosurve janë marrë në shqyrtim  nga gjykata si një e vetme, për efekt të shkurtimit të procedurave. Në vendimin e dhënë dje, Gjykata e Strasburgut i cilëson kushtet e qëndrimit në burgun “Busto Arsizio” të rënda dhe që përbëjnë trajtim çnjerëzor dhe degradues për individin. Strasburg thekson në vendim se ishte shkelur e drejta e garantuar nga neni 3 i Konventës, të cilën shtetet palë janë të detyruara ta zbatojnë. Strasburgu vlerëson si trajtim çnjerëzor e degradues, faktin se në një qeli me sipërfaqe 9 m2 qëndronin në mënyrë të përhershme 3 persona, mungesën e ujit të ngrohtë dhe ndriçimin e pamjaftueshëm në qeli.

Në përfundim, Gjykata e Strasburgut detyron shtetin italian të dëmshpërblejë shtatë të dënuarit me nga 100 mijë euro.

 

anazapta January 10, 2013
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment
  • saliheqenefi says:
    January 10, 2013 at 4:32 pm

    prandaj se kemi qef europen neve , se cilado force politike qe neser ndodhet ne pushtet ka per te falimentuar , poshte shteti malcorhane

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?