Edhe pse ka pasur deklarata të ndryshme nga Ministria e Transporteve dhe ajo e Ekonomisë, lidhur me heqjen e ekskluzivitetit të fluturimeve ajrore që kanë gjermanët, të cilët menaxhojnë koncesionin e aeroportit të Tiranës, marrëveshja ka mbërritur në Këshillin e Ministrave.
Burime kofidenciale për Vizion Plus thonë se qeveria është në prag të miratimit të negociatave të gjata, që pala shqiptare pati me koncesionarin dhe është rënë dakord që pas miratimit të kontratës së re, të fillojë punën menjëherë aeroporti i Kukësit.
Të njëjtat burime thonë se pala gjermane nuk ka dashur të lëshojë ekskluzivitetin që ka në Shqipëri, pasi do t’i sillte fitim të munguar në vite.
Për këtë ajo ka kërkuar fillimisht që të zgjatet kontrata që ajo ka në Rinas edhe me 5 vite të tjera, por më pas marrëveshja e arritur është se nëse qeveria shqiptare vë ne punë Kukësin, atëherë kontrata e me gjermanët zgjatet dhe 2 vjet.
Negociatorët e marrëveshjes kanë paraqitur planin dhe mundësitë e ndërtimit të aeroporteve të tjera dhe ka një projekt për një të tillë në jug të vendit.
Nëse kjo realizohet, atëherë koncesionari kërkon zgjatje në viteve të kontratës edhe me 5 të tjerë, por kjo formulë do të aplikohet në varësi të datës që mund të ndërtohet, largësisë që do të ketë dhe numrit të fluturimeve që do të marrin.
Me hapjen e një aeroporti tjetër, mundësia për të futur linjat low-cost bëhet më e afërt, por dhe çmimi për biletat e qytetarëve shqiptarë që fluturojnë do të jetë më i lirë.

Zoterinj hajdute!Kur gjeni shesh,beni pershesh,.Zoti ju shtofte zullumet!Futjani ketij populli edhe 3 fish te tjera,se nuk eshte ngopur tamam.Se ky popull nuk e ben si ne Spanje,ne France,ne Greqi..qe te marre buldozera dhe kamjona dhe te bllokoje pisten e te vetmit aeroport ne Shqiperi,derisa cmimi i biletave te njesohet me cmimet e rajonit! Qeveritaret i lejojne,pa i bejne keto marreveshje koncessionare.
Monopol,si cdo gje ne shqiperi
Marreveshja per aeroportin eshte me e veshtire sesa duket ndaj edhe merr kaq shume kohe per te arritur ne nje zgjidhje te perbashket per te 2ja palet por te pakten me ne fund pas kaq shume kohesh po zgjidhet problemi i rinasit