Kushtet e reja për ndarjen e ndihmës ekonomike

anazapta

Fushë-Kruja, ka qenë qyteti i radhës që është njohur me ndryshimet e skemës së ndihmës ekonomike, ndryshime të cilat synojnë shmangien e përfituesve abuzive duke dërguar pagesat sociale tek familjet realisht të varfra. Sistemi i modernizimit të Ndihmës Ekonomike, prej disa muajsh po pilotohet në tre qarqet më të mëdha në vend, Tiranë, Durrës dhe Elbasan. Projekti i mbështetur nga Banka Botërore ka të bëjë me ngritjen e Regjistrit Elektronik të përfituesve të Ndihmës Ekonomike dhe ndihmon në uljen e abuzimeve dhe rritjen e transparencës me këtë skeme. sistemi kompjuterizon procesin dhe në fund, vendimin nëse një person duhet të përfitojë ose jo ndihmë ekonomike e merr kompjuteri me anë të një formule të ndershme që verifikon të gjithë informacionin. Marrja e kësaj pagese do të kushtëzohet edhe nga kritere të tjera, siç është arsimimi i fëmijëve të kryefamiljarit përfitues. Kështu, që të përfitojë ndihmë ekonomike qytetari duhet së pari, të vaksinojë fëmijët e tij dhe së dyti, t’i arsimojë ata. “Duke vaksinuar fëmijët dhe duke i dërguar në shkollë sigurohemi që kjo familje nuk trajtohet me ndihmë ekonomike brez pas brezi”, tha z. Veliaj, duke përsëritur se nga tani e tutje ndihmën ekonomike do ta marrin vetëm gratë, meqenëse është e provuar edhe nga eksperienca e vendeve të tjera se ato i përdorin më me kujdes të ardhurat familjareNë fjalën e tij, ku një vend të veçantë zuri edhe nisma “Java e Inovacionit”, ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë Erion Veliaj nënvizoi se nga dje, skema nuk do të quhet më ‘Ndihma Ekonomike’, por ‘Shqipëria Solidare’. “Paratë që jepen për ndihmë ekonomike vijnë nga ata qytetarë të ndershëm që paguajnë taksat, të cilat hiqen mënjanë për t’ua shpërndarë qytetarëve më të varfër të shoqërisë. Kjo është arsyeja pse skemën e kemi quajtur ‘Shqipëria Solidare’. Sepse në thelb ky është solidaritet mes qytetarëve. “Ne shpenzojmë 40 milion dollarë në vit në skemën e kësaj ndihme. Shtoi kësaj edhe 170 milion dollarë për aftësinë e kufizuar, plus 18 milion dollarë për dëmshpërblimin e ish të përndjekurve dhe 420 milion dollarë si subvencion të skemës defiçitare të pensioneve, ne jemi kombi më solidar në të gjithë Evropën Juglindore”, u shpreh ministri Veliaj. Ndërkohë që kjo skemë do të sjellë edhe përfitime për subjektet e biznesit që do të ndihmojnë në krijimin e vendeve të reja të punës. Konkretisht, kompanitë që punësojnë njerëz që marrin ndihmë ekonomike përfitojnë 4 rroga dhe 12 muaj sigurime shoqërore falas nga Fondi i Nxitjes së Punësimit. “Në çastin kur zyra e punës heq dikë nga skema e ndihmës ekonomike duke e punësuar, ne do të sigurohemi që paratë e kursyera t’i kalojnë dikujt tjetër në nevojë”, ka theksuar më tej Veliaj. Në fazën e tij të parë, projekti pilot për modernizimin e ndihmës ekonomike do të zbatohet në qarqet Elbasan, Tiranë dhe Durrës. Më pas, në një fazë të dytë, do të shtrihet në gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë dhe duke vijuar në të njëjtën linjë, do të shërbejë për ngritjen e moduleve shtesë si Ngritjen e Regjistrit Elektronik Kombëtar për Personat me Aftësi të Kufizuar.

Share This Article
1 Comment
  • ore kaq injorantere vazhdojne te jene keta politikanete tane qe bien pre e poshtersise ban notrore dhe fmn po si ka mundesi qe asnje skundershtone si ka mundesi qe ti thuashe lepe peqe ketyrve dy institucioneve teroriste pere shqiperin dhe shqiptaret po si si thote njeri qe keto ndima hiqene me hapje pune po veretet po dhe me rroga si gjithe rajoni ja me roga pere tu tallure dhe nga e gjithe kjo dukete qarte qe keta politikane qe na udheheqin jane vegla te hajdutite te madhe te popullite shqiptare amerikes qe na beri 140 km autostrade me 2 milion euro hahahahahahaha dhe tani vjene po amerika me grupin teroriste fmn dhe thote ngritje taksash dhe ulje rriogashe e ngritje cmimeshe zi zi zi zi po shikon kjo e shkeret toke me kete pasuri prallore qe evjdhe miku i madhe i shqiperis amerika dhe ca ngelete e cvate serbia e greqin e turqin e italin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *