Kushtet për regjistrimet e reja në shkollat e arsimit parauniversitar

Dita
??????????????????????????????????????????????????????????????????

Regjistrimi i fëmijëve në klasë të parë

Regjistrimi i fëmijëve në klasë të parë të shkollës së arsimit të detyruar bëhet me këto dokumente: Certifikatë e lindjes, dhe certifikata e vaksinimeve e përcaktuar nga Ministria e Shëndetësisë.

Regjistrimi i fëmijëve në klasat e tjera

Regjistrimi i fëmijëve në klasat e tjera të shkollës së arsimit të detyruar bëhet me këto dokumente:

  • Dokumenti i përfundimit të klasës së mëparshme.
  • Certifikata e vaksinimeve e përcaktuar nga Ministria e Shëndetësisë. Institucioni arsimor, ku duhet te regjistrohet fëmija, përcaktohet nga organet e pushtetit lokal, me propozim te drejtorisë arsimore të rrethit përkatës. Edhe në arsimin parauniversitar regjistrimet mund të bëhen vetëm sipas vendbanimit. Çka do të thotë se çdo fëmijë do të regjistrohet në shkollën që mbulon njësinë e tij të vendbanimit.

Regjistrimi në shkollat e mesme publike

Të gjithë shtetasit kanë të drejtë të arsimohen në shkollat e mesme publike, pasi të kenë përfunduar shkollën e arsimit të detyruar. Arsimi i mesëm publik organizohet sipas niveleve të ndryshme të shkollimit, dallimeve të përmbajtjes dhe të profileve profesionale, në shkolla me kohë të plotë ose të shkurtuar. Pranimet në shkollat e mesme publike bëhen sipas kritereve që përcakton MAS, e cila vendos gjithashtu edhe kriteret për kalimin e nxënësve nga një lloj shkolle e arsimit të mesëm publik në një tjetër.

Në klasën e parë të shkollave të mesme publike me kohë të plotë pranohen nxënës jo më të mëdhenj se 16 vjeç, me përjashtim të rasteve të veçanta të miratuara nga Ministria e Arsimit dhe e Sportit.

Regjistrimi i fëmijëve të shtetasve të huaj në klasat e arsimit të detyruar

Nxënësit azilantë dhe të huaj të ardhur nga jashtë shtetit regjistrohen për të vazhduar shkollimin në bazë të dokumentit shkollor të shtetit nga vijnë, i cili duhet të jetë i përkthyer e i noterizuar dhe i sigluar nga Drejtoria Arsimore Rajonale/Zyra Arsimore. Ata regjistrohen në klasën pasardhëse, kur vijnë në fillim të vitit shkollor dhe në klasën përkatëse, kur vijnë gjatë vitit shkollor.

Nxënësi, i cili ka vazhduar studimet në klasa të ndryshme të një shkolle të mesme jashtë shtetit, kur vjen gjatë vitit shkollor, mund të regjistrohet në klasa të ndërmjetme të shkollës së mesme, mbas ekuivalentimit të dëftesave.

Nxënësi, i cili ka kryer 9 klasë në një vend jashtë shtetit, ku arsimi i detyruar është mbi 8 vjet, ka të drejtën të regjistrohet në klasën e dytë të shkollës së mesme, mbas ekuivalentimit të dëftesës së klasës së 9-të.

I huaji, i cili provon me dokumente përfundimin e shkollës së mesme, ka të drejtë të konkurrojë për t’u regjistruar në Institucionet e Arsimit të Lartë. Kurse për mësimin e gjuhës shqipe për të huaj ofrohen pranë Departamentit të Gjuhësisë dhe Letërsisë Shqipe, pranë Fakultetit Histori-Filologji të Universitetit të Tiranës.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *