Nëndrejtori i Institutit të Sigurimeve Shoqërore, Astrit Hado, shprehet se janë 81 mijë familje të cilat do të përfitojnë nga vendimi i qeverisë për kompensimin financiar si pasojë e heqjes së fashës 300 kw për energjinë elektrike.
Në një intervistë për “Dita”, Hado shpjegon se kompensim e përfitojnë pensionistët që janë kryefamiljarë të vetëm, pensionistët kryefamiljarë që nuk kanë anëtarë të familjes të punësuar apo vetëpunësuar.
Sipas tij, kompensimin e përfitojnë edhe pensionistët kryefamiljarë kur bashkëshorti ose bashkëshortja janë pensionistë dhe nuk kanë anëtarë të tjerë të familjes të punësuar ose vetëpunësuar.
Nëndrejtori i Institutit të Sigurimeve Shoqërore thekson se për të përfituar kompensimin, përfituesi duhet të ketë një kontratë me operatorin e furnizimit me energji elektrike dhe të ketë paguar energjinë e shpenzuar.
Mira Kazhani: A keni një skemë të qartë të familjeve që do përfitojnë kompensim të energjisë. Sa familje gjithsej do e përfitojnë në të gjithë vendin?
Astrit Hado: Në vendimin e Këshillit të Ministrave për mbrojtjen e shtresave në nevojë për efekt të heqjes së fashës së konsumit të energjisë elektrike, janë përcaktuar që do të kompensohen familjet që përfitojnë ndihmë ekonomike, familjet që kanë anëtarë me aftësi të kufizuar, kryefamiljarët që janë invalidë të plotë, kryefamiljarët që përfitojnë pension pleqërie që banojnë në qytet, familjet e punonjësve kryefamiljarë buxhetorëve me pagë nën 35 mijë lekë kur s’kanë të punësuar të tjerë, të verbrit dhe personat paraplegjikë dhe tetraplegjikë. Të gjithë personat dhe familjet e mësipërme do të përfitojnë kompensimin në masën 648 lekë në muaj. Kompensimin për pensionistët kryefamiljarë e paguan dhe administron Instituti i Sigurimeve Shoqërore.
Mira Kazhani: Çfarë kushtesh duhet të plotësojë një pensionist që ta përfitojë këtë kompensim?
Astrit Hado: Këtë kompensim e përfitojnë pensionistët që janë kryefamiljarë të vetëm, pensionistët kryefamiljarë që nuk kanë anëtarë të familjes të punësuar apo vetëpunësuar. Kompensimin e përfitojnë edhe pensionistët kryefamiljarë kur bashkëshorti ose bashkëshortja janë pensionistë dhe nuk kanë anëtarë të tjerë të familjes të punësuar ose vetëpunësuar. Në rastin e një familjeje me vetëm dy pensionistë, të drejtën e ka vetëm njëri, pra kryefamiljari. Kushtet që duhet të plotësohen, përveç sa më sipër, janë të ekzistojë një kontratë me operatorin e furnizimit me energji elektrike dhe të paguhet energjia e shpenzuar. Mungesa e një kontrate energjie dhe mospagesa e saj e bën të pakuptimtë kompensimin e çmimit të energjisë elektrike.

Mira Kazhani: Si përcaktohet se kush është kryefamiljari që i takon kompensimi dhe çfarë dokumentesh duhet të plotësohen?
Astrit Hado: Dokumenti që vërteton kryefamiljarin është certifikata familjare e lëshuar nga gjendja civile. Në këtë certifikatë shënohet se kush është kryefamiljari dhe anëtarët e tjerë të familjes. Pensionistët që përfitojnë, duhet të paraqesin pranë sporteleve të sigurimeve shoqërore një kopje të kartës së identitetit, certifikatë familjare, kopje të kontratës së energjisë, librezën e dritave ose një dokument nga operatori i shpërndarjes për pagesën e energjisë së konsumuar, vërtetime si punëkërkues të papunë për anëtarët e tjerë të familjes (që janë në moshë pune), si dhe një deklaratë që plotësohet pranë sporteleve tona.
Mira Kazhani: Sa pensionistë përfitojnë?
Astrit Hado: Aktualisht, numri i pensionistëve kryefamiljarë që përfitojnë kompensimin është 81 mijë, por ky numër mund të rritet si rezultat i pensioneve të reja që lidhen çdo ditë ose për ndryshimet familjare që ndodhin dhe situatës së punësimit të anëtarëve të tjerë të familjes.
Mira Kazhani: Kur nis pagimi i kompensimit dhe si do bëhet ai? Nuk do paguhet energji nga pensionistët dhe do ta kenë atë pa limit?
Astrit Hado: Pagimi i kompensimit për pensionistët ka filluar që në datën 1 shkurt të këtij viti dhe të gjithë pensionistët që përfitojnë dhe kanë tërhequr pensionin e muajit shkurt, bashkë me pensionin kanë marrë edhe kompensimin e energjisë elektrike prej 648 lekësh. Pensionistët e rinj që përfitojnë, por akoma nuk kanë aplikuar, kanë të drejtë ta marrin kompensimin që nga data 1 shkurt nëse i paraqesin dokumentet deri në datën 25 prill. Nëse dokumentet paraqiten pas kësaj date, do ta përfitojnë që nga muaji që kanë aplikuar. Për sa i përket limitit të konsumit, kompensimi jepet për energjinë e konsumuar dhe nuk ka kuptim të kompensohet çmimi për një energji që nuk harxhohet.
Mira Kazhani: Si do veprohet me pensionistët e fshatit? Do ndiqet e njëjta skemë e ndihmës. Ka një paqartësi për ata që kanë tokë? P.sh mund të kesh tokë dhe se punon se je i varfër. Në këtë rast?
Astrit Hado: Këtë kompensim e përfitojnë të gjithë pensionistët që përfitojnë pension pleqërie fshati apo qyteti, të gjithë invalidët e plotë të fshatit dhe qytetit dhe është e njëjta masë prej 648 lekë. Nëse rezulton që ka të punësuar në bujqësi, nuk përfiton, por nëse janë pensionistë pa burime të tjera do marrin atë kompensim nga qeveria.
Mira Kazhani: Por a nuk është pak vlera e vënë nga qeveria? Ndoshta nuk e di unë, por kaq pak lekë nuk di nëse mjaftojnë vetëm për të ndezur dritat në mbrëmje?
Astrit Hado: Nuk mendoj se dy pensionistë kanë shumë për të harxhuar dhe po ta marrësh vlerën e kompensimit për 81 mijë familje, nuk është pak.
****
Intervista e z.Hado dhe një rast në Libohovë që nuk është i vetëm
Intervista me z.Hado mori shkas nga një ankesë në redaksi prej banorëve të Libohovës në Gjirokastër. Konkretisht, pensionistes Evjeni Aleksi, i është mohuar pagesa e kompesimit të energjisë me justifikimin se ka “tokë”. Por z.Hado e hedh poshtë këtë interpretim të zyrës rajonale.
“Kompensimin e përfitojnë të gjithë pensionistët e që përfitojnë pension pleqërie fshati apo qyteti, të gjithë invalidët e plote të fshatit dhe qytetit dhe është e njëjta masë prej 648 lekë. Nëse rezulton që ka të punësuar në bujqësi nuk përfiton por nëse janë pensionistë pa burime të tjera do marrin atë kompensim nga qeveria” – thotë ai.
Raste pensionistësh në fshat që nuk kanë asnjë burim tjetër të ardhurash veç pensionit është e qartë që përfitojnë kompensimin. Çdo interpretim tjetër është I gabuar ose tentativë abuzimi.

!-!-!
U mbars mali e polli njê mi ! Në fillim u tha se do të përfitojnë të gjithë pensionistët kryefamiljarë tani thuhet se “përfitojnë kryefamiljarët në pension pleqërie”! Po të jesh në “pension të parakohshem” këta të heqkan të drejtën të quhesh kryefamiljar! Pensionistë të parakohshëm,- juve nuk jini më kryefamiljarë por “lesh curre”! Hajt,- Paguani sipas vendimit “kryefamiljarët e leshit”! Tung!
Po pensionisteve te fshatit a ju rimbursohet rruga kur shkojne ne qytet per tu vizituar tek mjeku specialist?Apo keta(pensionistet e fshatit)hyjne ne shtresat e pasura te shoqerise?
pagesa e kompensimit dritave nuk marrin asnje kryefamiljar ne pension qe ka ne qertifikate femiljare femjje mbi moshen 16 vjeç ,kesaj I thone hane shan hane bagdat!!!!!!!????.pamvarsisht se pleqte banojne vetem.!FEMIJTE KANE JETEN E TYRE DHE NE TU BEHEMI BARRE !..
Do ishte shume e aresyeshme qe gjithesejcili qe eshte nene 300 kw,duhet te kompesohet,mos beni gabim se nuk e rendon shume buxhetin e shtetit.
Gjithashtu ne se jane te dy pensionist,clidhje ka me femijt eshte apo jo ne pune femija,kush i shikon me prinderit nga femijet^^????,po qe se jane pesnionit duhet te narin kompesimin.
Shikoni rrogat e deputeteve,po nr e deputeteve ,shperblimet qe marin,telefon,karburant,komision paguhen,a mendoni sa merr pensioninsti???
Zbrisni e shikoni realitetin ne vend ne qytet e fshate se jeni distancuare shume,pse? sepse xhepet e juaji i keni plote,pensioniste jane prinderit e juaji,jepjujani kompesimin se u ze gjynau i tyre,se kane punuar prej vitesh e tani jane ne mjerin???