Në Gjykatën Kushtetuese nisi sot shqyrtimi i kërkesës së Partisë Demokratike për heqjen e mandatit të deputetit socialist, Koço Kokëdhima.
Pasi ka dëgjuar pretendimet e palëve, Gjykata ka marrë në administrim provat dhe tashmë pritet të jepet vendimit përfundimtar. Vendimi zakonisht shfaqet në faqen online të kësaj gjykate.
Partia Demokratike kërkon heqjen e mandatit për Kokëdhimën me pretendimin se kompania e tij private e internetit ka marrë pjesë në tendera publikë.
Kërkesën e bazon edhe tek vendimi i mëparshëm i Gjykatës Kushtetuese ku iu hoq mandati deputetit tjetër socialist, Ilir Beqaj pasi nëpërmjet kompanisë së tij kishte marrë tendera në Bashkinë e Durrësit. /Dita/

Nder do i benin PS po t’ia hiqnin mandatin, se este bere prepotent i padurueshem.