Me 7 vota pro dhe një kundër Gjykata Kushtetuese i ka hapur rruge zhvillimit të referendumit kundër importit të mbetjeve; i pari referendum që zhvillohet në Shqipëri me iniciativën e qytetarëve. Aleanca Kundër Importit te Plehrave e cila mblodhi rreth 64 mijë firma të qytetarëve për të shfuqizuar nenet e ligjit për menaxhimin e mbetjeve urbane që rregullonin importin e plehrave; vlerëson pozitivisht vendimin e kushtetueses pasi lejon qytetarët të vendosin për të ardhmen e tyre. Ndërkohe që juristi Sokol Hazizaj thotë se pas vendimit të kushtetueses procedurat për zhvillimin e referendumit pothuaj kanë përfunduar por ai nuk mund të zhvillohet këtë vit për shkak të kushtëzimeve kohore. Deri më tani Shqipëria ka zhvilluar 3 referendume; 2 për miratimin e Kushtetutës dhe një për monarkinë; por asnjëherë nuk është zhvilluar një referendum i kërkuar nga qytetarët.