I bindur se nuk ka bërë asgjë shkelje, edhe pse Kushtetuesja vendosi heqjen e mandatit të tij si deputet, Koço Kokëdhima i është drejtuar Strasburgut për apelim.
Duke kujtuar se ka fituar të gjitha betejat politike në qarqet e jugut të vendit, Kokëdhima shtoi se do të presë vendimin e Strasburgut lidhur me mandatin e tij.
“E kam apeluar vendimin e Gjykatës Kushtetuese në Gjykatën e Strasburgut. Do të pres Gjykatën e Strasburgut”, tha Kokëdhima.
Kushtetuesja vendosi heqjen e mandatit pas kërkesës së PD, që e akuzonte për përfitime fondesh publike në kohën që ishte deputet.
Pas vendimit, Kokëdhima deklaroi se “rruga ime në politikë nuk mbaron këtu. Ajo është vetëm në fillimet e saj”.
