Reuters publikon interpretimin e ligjit islamik nga ana e Daesh për të burgosurat e luftëtarëve që përdoren për qëllime seksuale
Është një lloj i “Konventës së Gjenevës” i Shtetit Islamik edhe pse parimet që përmban janë monstruoze. Reuters ka bërë publike, në bazë të dokumenteve që ka marrë nga forcat amerikane-, një fatwa të Shtetit Islamik me rregullat për trajtimin e “grave dhe fëmijëve të të pafeve” të kapur nga luftëtarët e të ashtuquajturit kalifat. Ose më mirë, janë rregulla për tu aplikuar për skllavet seksuale të ushtarëve.
Një sërë ligjesh të tmerrshme dhe mizore . “Nuk mund të kryesh marrëdhënie seksuale me një të burgosur nëse është shtatzënë” dhe “nuk mund t’i shkaktosh një abort. “Nëse e burgosura ka një vajzë, i zoti i saj mund të ketë raporte me njërën apo me tjetrën, por jo me të dyja”. “Nëse të burgosurat janë motra, i zoti i tyre mund të ketë raporte me një nga të dyja, por mund të kryejë marrëdhënie seksuale me tjetrën nëse shet të parën, e dhuron apo e liron. “Nëse një grua është e burgosura e një babai, djali i tij nuk mund të ketë marrëdhënie me të dhe e kundërta”.
“Nëse dy apo më shumë individë blejnë së bashku një të burgosur, asnjë prej tyre nuk mund të ketë raporte me të sepse është pronë e ndarë”. “Nuk mund të kesh raporte me një grua gjatë ciklit menstrual”. ….
Kjo fatwa, ashtu si ajo e publikuar pak ditë më parë për trafikun e organeve njerëzore, hedh dritë mbi tentativën e Shtetit Islamik për të përditësuar ligjin e Kuranit dhe ta përshtasë sipas nevojave dhe realitetit të tij. Një tentativë për të justifikuar skllavërinë seksuale në territoret që kontrollon. Ndoshta edhe një tentativë, e paarritur, për t’iu përgjigjur kritikave të Kombeve të Bashkuara dhe grupeve të të drejtave të njeriut kundër praktikës së vjedhjeve dhe përdhunimeve të mijëra grave dhe fëmijëve edhe të moshës 12 vjeç.
Por rregullat e Fatwas janë shumë larg jo vetëm parimeve perëndimore, por edhe rregullave islamike. Sic raporton për Reuters, profesori i Abdel Fattah Alawari, rektor i Teologjisë Islamike të Universitetit Al-Azhar të Kajros mbështet se Shteti Islamik nuk ka të bëjë me Islamin dhe po interpreton në mënyrë të përçudnuar normat që në origjinë duhet t’u jepet fund. “Islami do lirinë për skllevërit jo skllavërinë”, thotë Alawari. “Judaizmi, Krishterimi, grekët, romakët, persianët, merrnin gratë e armiqve si skllave seksuale. Islami punoi për të hequr këtë praktikë” , përfundoi ai. /DITA
