Muharrem Xhafa
Krahasimi i kësaj që po ndodh, i skenarit të opozitës banditeske kuvendore në Shqipëri, me atë çfarë ka ndodhur, i skenarit të ish opozitës (tani në pushtet) në Maqedoninë e Veriut, më duket pavend! As, jo e jo, me çfarë po ndodh në Venezuelë! Të gjithë krahasimet çalojnë, kjo dihet, po, kur gjërat janë të pakrahasueshme, ata stonojnë edhe më shumë, dhe sjellin pështjellime! Po kështu, tjetër janë analogjitë, të cilat stisen e shfaqen gati njësoj, pa qenë të njëjta, në të gjitha shtetet borgjeze tê Ballkanit.
Opozita shqiptare e kushdo që i mban ison asaj, dashur ose padashur, “harrojnë “faktorin shqiptar në Maqedoni, diçka që nuk duhet të harrohet. Po kështu, opozita maqedonase e atëhershme nuk veproi si opozita e sotme shqiptare, nuk i bëri thirrje popullit për të rrëmbyer armët dhe përmbysur Gruevskin dhe zhbërë mazhorancën e atjeshme.
Çështja është: a ka të drejtë opozita të heqë kryeministrin e vendit, në rastin konkret të Edi Ramës, të cilin e ka vënë në krye elektorati “i majtë” e mazhoranca parlamentare e “majtë” me këto mënyra? Sigurisht që nuk e ka këtë të drejtë! Se është tjetër të kërkosh të heqësh kryeministrin e të zhbësh mazhorancën, duke zbatuar e jo duke shkelur rregullat që vetë pozita e djeshme (sot në opozitë) i ka miratuar, dhe tjetër të përdorësh dhunën, armët.
Nëse kjo ndodh, nuk duhet të mbetet përsëri pa ndëshkuar brenda ligjeve që ka një Republikë parlamentare, siç është Shqipëria!
Pa asnjë mëdyshje themi se Rama ka bërë gabime ndaj popullit (e theksoj ndaj popullit), por jo ndaj opozitës! Para opozitës Rama ka mbyllur sytë! Se një opozitë e zhytur në krim e korrupsion as përfaqëson e as mbron interesat e popullit. Mbi të gjithë gabimet e Ramës si kryeministër qëndron dhe rëndon oportunizmi i tij, frika e tij për të vepruar kundër krimeve dhe kriminelëve të opozitës dhe të pozitës!
Heshtja ndaj marrëveshjeve të fshehta ose jo të fshehta si ajo që u bë në prillin e vitit 2008, përbëjnë njërin ndër kulmet e hipokrizisë të partive borgjeze të djathta e të majta. Si duket, Rama ka ecur me moton “borgjezia mbron borgjezinë” dhe “mazhoranca borgjeze mbron opozitën borgjeze”, përfshirë edhe kur, opozita ose figura të saj, janë zhytur në korrupsion e krime të rënda! Ky qëndrim nuk i falet Ramës kryeministër!
Sidoqoftë, në rendin dhe shtetin aktual opozita nuk ka tagër të heqë kryeministrin me dhunë, sikur edhe i tërë popullin ta mbështesë, siç nuk ka të drejtë të kërkojë armatosjen e tij për të imponuar vullnetin e vet, duke e paraqitur atë si vullnet i të gjithë popullit! Unë kam bindjen se, përveç militantëve të saj, populli nuk do t’i dëgjojë thirrje të tilla të opozitës.
Përforcoj se opozita e katandisur në këtë farë derexheje ka të drejtë të kërkojë heqjen e kryeministrit me votë, me zgjedhje tê përgjithshme parlamentare të radhës ose të parakohshme, duke e imponuar edhe mazhorancën borgjeze t’i nënshtrohet këtij procesi, por jo me forcën e dhunës e të vringëllimit të armëve! Në situata të caktuara revolucionare, kjo ndodh kur në krye të popullit është dhe udhëheq një forcë politike si Partia Komuniste, e cila synon jo ndërrimin e “kuajve të karrocës”, po përmbysjen e rendit borgjez e të shtetit të saj, vendosjen e rendit socialist e të pushtetit popullor.
Opozita borgjeze parlamentare abuzon dhe e lexon krejt gabim, sepse kështu i intereson, “mesazhin e protestuesve” duke i paraqitur protestuesit sikur janë populli, në një kohë që ata përbëjnë një përqindje të vogël të popullsisë shqiptare, pa folur që, shumë prej pjesëmarrësve në protestë, janë gjendur atje, jo për opozitën e për të çuar atë në pushtet, po për nevojat e hallet e veta, për t’i dhënë Ramës e qeverisë së tij një mësim shembullor, që Rama mund ta ketë kuptuar e nëse jo duhet ta kuptojë! Në qoftëse nisur nga këto Rama jep dorëheqjen si kryeministër, kjo është çështje e tij, jo tagër i opozitës, është çështje edhe e shumicës kuvendore.
Flitet shumë për një përplasje civile! Në media kam dëgjuar e lexuar se shenjat e një përplasje janë të qarta për shkak të krizës së dëshpërimit që ka përfshirë opozitën dhe të frikës se, mbi të jo larg në kohë, do të veprojnë SPAK dhe Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH). Në panik, mbase ajo e dëshiron dhe e nxit një përplasje civile, të popullit.
Por kjo më duket e pamundur, sepse përplasja, lufta civile, ka ligjet e saj, e cila as ka ndodhur më parë e as nuk do tê ndodhë! Boll u përpoqën ballisto-zogistët ta shndërronin LANÇ-in në luftë civile, po nuk ia arritën të ngrinin popullin kundër popullit; populli u ngrit kundër fashizmit italian e nazizmit gjerman dhe bashkëpunëtorëve të tyre, shmangu luftën vëllavrasëse dhe çliroi atdheun, më 29 nëntor 1944. Çka ndodhi sepse populli ynë nuk ngrihet kundër vetes, një pjesë kundër një pjese tjetër të popullit, po ngrihet kundër pushtuesit dhe ardhjes në pushtet të fashizmit! Ndodhi, madje më shumë, edhe sepse në krye të PKSH-së e të LANÇ-it ishte një udhëheqës i madh politik komunist e Komandant i Përgjithshëm, Enver Hoxha!
Dhe më 1997-ën, populli shqiptar nuk i pranoi thirrjet e Berishës e veprimet e tij për të ngritur Veriun e Shqipërisë kundër Jugut te Shqipërisë, pra, nuk pranoi të hidhej në përplasje të gjerë civile as atëherë kur Berisha, i lidhur ngushtë me klanin e kamikazët e vet, ishte në pushtet dhe mundi t’i gënjejë disa vetë. Sot që opozita me Berishën e Bashën në krye, duke bërë vetëgjyqësi, kanë dorëzuar edhe mandatet e deputetëve dhe janë jashtë Kuvendit, mundësia për të mos i dëgjuar është edhe më e madhe. Për më tepër që është një popull i tërë i cili flet për krimet e regjimit fashist pozitës së djeshme e të opozitës së sotme, cila kërkon me çdo çmim tê vijë sërish nê pushtet, qoftë edhe duke vrarë njerëz kundërshtarë të saj.
Do të ishte një thikë ngulur në kurriz të popullit tê thuhet se pastrimi i politikës kriminale në vendin tonë do të behet nisur nga pozita perëndimore e kundër lindore! Jo, pastrimi i politikës kriminale të shtetit shqiptar, aq sa ky pastrim mund të bëhet në kuadrin e rendit kapitalist, duhet të bëhet për të pastruar vendin nga një e keqe e madhe (korrupsioni e krimi politik), e cila nuk ka as ngjyrë lindore, as ngjyrë perëndimore, se korrupsioni është korrupsion dhe, para së gjithash, e lufton dhe e çrrënjos shteti shqiptar, pa injoruar ndihmën! Ndaj njerëzit duhet të kuptojnë thelbin e gjerave.
Në mbyllje të këtij shkrimi, po edhe si përforcim i asaj që kam thënë, dua të nënvizoj se opozita me protestat që organizon me disa mijëra njerëzish është larg së qenuri opozitë popullore. Po kështu përforcoj se opozita proteston duke pasur frikë nga ndëshkimi që i pret drejtuesit kryesorë të opozitës në qendër e në rrethe, për krimet e kryer dhe se ajo synon ta marrë qeverisjen e vendit me çdo kusht e me çdo formë, përfshirë thirrjet për armatosjen e popullit, mbasi, nën pushtetin e saj, kriminelët janë të mbrojtur, të sigurt, gjë që nuk duhet lejuar.
Përforcoj se qeveria me Ramën kryeministër kanë bërë jo pak gabime, por ata janë fajtorë jo ndaj opozitës, po ndaj masave të popullit! Kryefaji i kryeministrit Rama është heshtja e tij me ndërgjegje (duke e ditur) ndaj krimeve të kryera nga kupola e opozitës se sotme, po edhe ndaj të vetëve! Rama ndodhet sot para një prove historike : A do të veprojë me ligj kundër kriminelëve të cilësdo anë qofshin, apo do të dorëzohet? Nëse është i pastër, ky, Rama kryeministër, do të veprojë, të nxjerrë mësime nga gabimet! Se, edhe një kryeministër, kur eshtë i pastër vetë, nuk mund të rrijë sihirxhi ndaj krimit e kriminelëve, cilëtdo të jenë ata!
A duhet që kryeministri Rama të japë dorëheqjen, sepse kërkon opozita? Komunistët janë kundër rendit shoqëror kapitalist, pra edhe kundër shtetit e qeverisë borgjeze. As heqja e Edi Ramës si kryeministër i vendit, nuk përbën “kiametin”! Po në sistemin borgjez dorëheqjen e kryeministrit e vendos ose ai vetë ose shumica (pozita) parlamentare, jo pakica (opozita)! Nëse opozita pretendon se ka votuesit me vete, ajo le të shkoje ne zgjedhje! Ndryshe, çdo përpjekje për imponim e pakicës borgjeze mbi shumicën borgjeze, çdo lloj “vetëgjyqësie” e pakicës borgjeze për të marrë qeverisjen e vendit, cilado qoftë “sakrifica” e opozitës parlamentare borgjeze në dëm të interesave, e theksoj, të interesave të një vendi borgjez, ngjan me një përpjekje fashiste dhe nuk duhet lejuar!
A synon minoranca e sotme te rivendose fashizmin?! Kushdo e di që në kapitalizëm ka edhe mazhorancë, edhe minorancë. Kur është destruktive, pa ide dhe alternativa te qarta, minoranca kërkon tê bëhet mazhorancë jo me votë, po me grusht shteti, duke i diktuar shumicës vullnetin e pakicës! Kjo është krejt e dënueshme! Një minorancë e tillë priret të rivendosë fashizmin, ndaj populli duhet ta kuptojë se çfarë po luhet në kurriz të tij. Siç e thashë, komunistet janë edhe kundër minorancës borgjeze, edhe kundër mazhorances borgjeze. Po, gjersa jetojmë ne këto kushte, minoranca duhet të respektoje “lojën e pluralizmit”! Përndryshe, mazhoranca ka detyrimin ta menaxhojë situatën me te gjitha mjetet e borgjezisë dhe të mos lejoje rivendosjen e fashizmit në Shqipëri!

Njerzit e shkret ne dore te Drogaxhiut
Mendoj se nqs k/ministri ka frike te godase krimin atehere duhet te jape urgjentisht doreheqjen per t’ja lene vendin dikujt qe ka “kellqe”pasi nuk mund te mburremi as me B.Finon qe mburret se ka mbrojtur Salehun dhe as me P.Majkon qe mundohet te shpjere uje ne kanalin e Salehut.Vendi ka nevoje per nje k/minister i zgjedhur nga mazhoranca qe te beje shtetin ligjor si A-ne e mireqenies dhe prosperitetit te popullit,nuk mund te shtyhet as me uje te ftohte apo te ngrohte.Para drejtesise dhe me dyer te hapura te hetohen maskarenjte te majte apo te djathte qofshin pasi hajduti nuk ka parti,boooooll kaluan 29 vjet dhe akoma bejme “çudira” si kjo e djegjes se mandateve ku ana pozitive eshte qe drejtesia nuk ka nevoje per mandat pasi nuk jane me te zgjedhur nga populli por jane ca sharlatane qe po demtojne rende interesat e popullit per t’u futur ne Europe.Vetingu sa me pare me ndihmen e çmuar te amerikaneve dhe europianeve.DREJTESI.
Nikolla Gruevski denohet me dy vite burg per nje makine luksoze Mercedes ,me vlere prej 600 mije euro, që thuhet
se eshte paguar me parate e buxhetit shtetror.Nese Gruevski eshte denuar dy vjet per nje vlere gjashtqind mije euro,
Rama duhet te denohet 50 vite,dhe po aq duhet te denohet me shume se gjysma e qeveritareve te “rilindjes”.
Muharrem Xhafa thote :”…Pa asnje medyshje themi se Rama ka bërë gabime ndaj popullit (e theksoj ndaj popullit), por
jo ndaj opozitës! Para opozitës Rama ka mbyllur sytë! Se një opozitë e zhytur në krim e korrupsion as përfaqëson e as
mbron interesat e popullit”….Shterpesi logjike,krize intelektuale!Mjaftojn vetem pak fjale nga ky gazetar,qe te kuptosh se
perse shoqeria shqiptare eshte ketu ku eshte.Cilen shtrese apo levizje politike perfaqeson ti more Muharrem,qe thua,
“themi”?!More Muharrem ,ne te gjith Boten akuzohet qeveria per korrupsion,ndersa ti o kungull pa fare,akuzon opoziten!
Asgje nuk eshte me çudi tek ne,perderisa ne rastin e perdhunimit te 14 vjeçares ne Kavaje,u paragjykua me shume viktima,
dhe kjo eshte per te uleritur.Opozita tani per tani more Muharrem,eshte e vetmja qe “përfaqëson dhe mbron interesat e
popullit”,te popullit opozitare,ashtu si i perfaqesonte PS-ja dikur,kur ishte ne opozite.Edhe sa Vite do te duhen akoma more
Muharrem,qe te kuptosh rrolin e opozites ne nje sistem Demokratik?
Kurse kallepi i Zigur Qorrit , me vetem 230 milion eurot e Rruges se Kombit te marrish , nuk u duhet lejuar as vend per varr ne Shqiperi ! Me plehrat qe mban ky vend , duken ketu , duke bere avokatin e krimineleve me gjakesore !
Komunistet shqiptare , si avangarda e cdo shoqerie njerezore , u perpoqen per ndertimin e nje jete me te mire per shqiptaret , mbas clirimit te vendit . E verteta eshte , se ata bene shume , me sakrifica mbinjerezore dhe paten arritje te pa imagjinueshme ne te gjitha fushat e jetes , pavaresisht gabimeve e te metave qe u vertetuan . Duke u vene perballe nje bote te tere borgjeze kapitaliste , qe kerkonte t i hante te gjalle , qe i vuri ne prove per jete a vdekje me ane te bllokades se gjithaneshme politike , ekonomike e ushtarake , vendi gradualisht mbrriti ne buze te gremines e te kolapsit te pa shmangshem . Ne kushtet e reja nderkombetare , kur sistemi socialist u konfimua boterisht i pa suksesshem , vete komunistet shqiptare , pa asnje ngurim , u vune ne krye te ndryshimeve rrenjesore te vet sistemit . Studentet e dhjetorit 1990 ishin pikerisht femijet e tyre qe vershuan vrullshem e me energjite e moshes , per ndryshimin e sistemit , duke e mposhtur dhe imponuar udheheqjes se atehereshme , nje terheqje paqesore , pa lufte e gjak . Ishin pikerisht prinderit komuniste apo simpatizante te tyre , qe jo vetem nuk i penguan bijte e bijat e tyre te kerkojne ngulshem ndryshimin e regjimit , por edhe i inkurajuan per te cuar deri ne fund kerkesat e te rinjve dhe vendosjenn e pluralizmit politik . Deshmi per kete , jane rezultatet e zgjedhjeve te marsit 1992 , kur rreth 80% e votuesve , zgjodhi rrugen demokratike . Eshte e tepert te kujtojme se si u shperdorua besimi qe populli i dha Partise Demokratike , si shpresa e vetme , per ndyshimin e gjendjes , sepse tashme e dime te gjithe , te medhenj e te vegjel , qe kjo parti katandisi ne nje grusht naziskinesh , qe sa here shfaqen neper media , u sjellin neveri te medhenjve e te vegjelve . Ata (PD-ja) u diskreditua kaq shume , sa populli e ka humbur teresisht besimin dhe nuk do te mundin kurre , me lideret e kriminalizuar qe kane , te rikthehen ndonje here ne pushtet ! Kete e kane ndjere mire kreret e opozites se sotme dhe te tmerruar nga rivendosja e nje shteti te vertete ligjor , per krimet e pa numurta qe kane kryer , jane te bindur se nuk do te mund te vijne kurrre ne pushtet me rruge demokratike ,! Kjo eshte e gjithe e verteta , ndaj ata kane zgjedhur rrugen e dhunes , te grushtit te shtetit , rrugen fashiste , megjithese e kane provuar pa sukses dhe here te tjera ! Populli , sigurisht qe nuk eshte i kenaqur me qeverisjen e Edi Rames . Ai ka plot gabime e faje , me e pa vetedije , por duke pasur perballe rrezikun real te instalimit te nje regjimi fashist ne se rikthehert ne pushtet kjo opozite , pa asnje medyshje , populli nuk e mbeshtet dhe nuk ka per ta mbeshtetur kurre kete grup gangsteresh . Mbas daljes nga kjo situate kaq e rende , eshte e sigurte gjithashtu , qe detyre e pare ketij vendi , i del zgjedhja e nje qeverisje te mire , pavaresisht se cila parti do t ia ofroje ate qeverisje . Populli duhet ndergjegjesuar dhe joshur me opsione per nje qeverisje me te mire dhe jo duke iu imponuar kafsherisht vullnetin e nje grushti banditesh .
PERSE DUHET TE PRESIM QE TE NDODHE.?
Ne shkrim me larte thuhet” Nëse kjo ndodh, nuk duhet të mbetet përsëri pa ndëshkuar brenda ligjeve që ka një Republikë parlamentare, siç është Shqipëria!
Pra ne se ndodhe lufte civile u desha ndeshkuar. Poc`fare rendesia ka ky ndeshkim ne se ne shqioperi vriten shqiptaret mes vetes.
Kure behenb deklarat per lufte cilvile qe trendite shqipoerin perse u deshka te presim te ndodh dha pastaj te veprohet dhe te ndeshkohet.
Me ligj askujt nuk i lejohet te beje thirrje per lufte ne vendin e vet.
Kjoi thirrje qe ben Berisha qe nuk eshte vetem nje her pore sa her del ne Opozite madje edhe ka vepruer kunder shteti duke tentuar ta permbys me dhun , athere kure i kemi keto shembukj perse duhet te presim qe te mdodhe.
Pranda qeveria shqiptare duhet te beje denancim pran Prokurorise per Sali Berishe, Momika Kryemadhe dhe Bashen, te cilet me keto thurrje kan cenuar rendin kushtetues per nje vellavrasje ne mes shqiptarve.
C`FARE PRITET KUR TE NDODHE,
OJE PROKURORI, OJE QEVERI KENI VESH ME DEGJUE , KENI SY ME PA APO JENI QORRUA DHE SHURDHUAR.!
PERSE DUHET TE PRESIM QE TE NDODHE.?
Ne shkrim me larte thuhet MUHARREM XHAFA” Nëse kjo ndodh, nuk duhet të mbetet përsëri pa ndëshkuar brenda ligjeve që ka një Republikë parlamentare, siç është Shqipëria!
Pra ne se ndodhe lufte civile u desha ndeshkuar. Poc`fare rendesia ka ky ndeshkim ne se ne shqiperi vriten shqiptaret mes vetes.
Kure behen deklarat per lufte cilvile qe trendite shqiperin perse u deshka te presim te ndodh dha pastaj te veprohet dhe te ndeshkohet.
Me ligj askujt nuk i lejohet te beje thirrje per lufte ne vendin e vet.
Kjo thirrje qe ben Berisha qe nuk eshte vetem nje her pore sa her del ne Opozite madje edhe ka vepruer kunder shteti duke tentuar ta permbys me dhun , athere kure i kemi keto shembukj perse duhet te presim qe te mdodhe.
Pranda qeveria shqiptare duhet te beje denancim pran Prokurorise per Sali Berishe, Momika Kryemadhe dhe Bashen, te cilet me keto thurrje kan cenuar rendin kushtetues per nje vellavrasje ne mes shqiptarve.
C`FARE PRITET KUR TE NDODHE,
OJE PROKURORI, OJE QEVERI KENI VESH ME DEGJUE , KENI SY ME PA APO JENI QORRUA DHE SHURDHUAR.!
Rremo, hajde po themi qe mire ia ke fut kesaj rradhe, po vetem nje gje nuk ne e ke sqaruar, se thua fashistet e marrin pushtetin me grusht shteti, po komunistet axheba, si e marrin pushtetin, me lule? Ik or mut enverist, se sido qe te jete Shqiperia nuk mund te behet me keq se ne kohen e Enver Bythos, mlidhe mendjen e ato perrallat me borgjeze e me fashist tregoja nipave te tu, neqoftese ke.
Plaku matuf xhuxhumaku , model i shtreses se injoranteve e banalitetit qe po i ze frymen ketij vendi !
E mban, or e mban. Kur mban Edvin Ramen, Endri Fugen dhe ty si oturak i tyre, perse te mos me mbaj edhe mua, nje mendimtar indipendent, qe nuk shitet por thote te verteten?
MOS U BENI MISH PER TOP …
NGA ALBAN DEGA, NJU JORK
MOS U BENI MISH PER TOPAT E ARMIQEVE TE BETUAR E SPROVUAR TE SHQIPERISE ! KETA VRASES SERIAL, KRIMINELE, PLACKITES !?
– HAJDUTE TE 600 MILIONE EUROVE VETEM ME AUTOSTRADEN E KUSARISE SE KOMBIT,
– 850 MILIONE EUTOVE ME ARMO,
– 650 MILIONE EUROVE ME CEZ- DIA,
– 250 MILIONE DOLLARE ME RAPISCANIN,
– 2 MILIARDE EUROVE TE PLACIKTURA SHQIPTAREVE ME PIRAMIDAT
– 2 MILIARDE TE TJERE SHKRUMB E HI ARMATIM E PASURI TE GRABITURA SHQIPTAREVE E SHQIPERISE
…25 MILIARDE EURO TE SHQIPTAREVE TE VJEDHURA E GRABITURA SHQIPTAREVE NE 15 VJET SALIKEKRACI !?
VELLEZER E MOTRA SHQIPTARE !
MOS U BENI MISH PER TOPIN E SALIKE FLORIRIT, LULUSH KARABUSHIT… PER LALEZIN ME 11 BANJO + 2 PER MACET E QENTE E MONA CIZME TRITOOLIT, PER SARAJET E BOTIKAT E ARMINES DHE XENIT…. !
MOS NGRINI DORE KUNDER AMERIKES DHE BASHKIMIT EVROPIAN, DUKE U KTHYER NE MERCENARE TE VLADIMIR PUTINIT E ALEKSANDER VUCICIT, KAMENAS ZERVAS, VENIZELLOS PAVLOPULOS, TE KGB-SE -SOT RÍA E GRU, TE UDB-SE- DÍA SOT,TE ASFALISE E DREQIT E TE BIRIT !
– E DUAM SHQIPERINE SI E GJITHE EVROPA!
– E DUAM SHQIPERINE SI AMERIKA DEMOKRATIKE !
– JO SI PERANDORIA E DJALLIT RUS !
MOS VELLEZER E MOTRA !
MOS VRISNI TE ARDHMEN TUAJ, TE FEMIJEVE E TE FEMIJEVE TUAJ !
MOS BRE VELLLEZER E MOTRA !
JENI KEQPERDORUR BOLL E TEPER… TEOER TASH E NJEQINT VJET PER TU BERE VIKTIMA TE KUCEDRAVE ME SHTATE KOKE SI ESAT PASHE TOPTANI, AHMET ZOGU, ENVER HOXHA DHE KRYEKUCEDRA ME ANTISHQIPTARE NE HISTORINE TONE KOMBETARE SALI BERISHA E BANDA E GANGSTEREVE TE TIJ POLITIKE, FAMILJARE, OLIGARKIKE E MEDIATIKE – DORE E ZEZE E MOSKOVIT, BROGRADIT, ATHINES E SHTATEQINT DREQERVE E TE BIJEVE TE TYRE !
MOS !
SHQIPERIA ESHTE E JONA, E CDO SHQIPTARI PERVEC ARMIQEVE TE SAJ QE E RRENUAN E SAKATUAN PER BYTHEN E KOLLTUQET E VETA ME KEMBE MBI GJAKUN DHE DJERSEN TONE !
MOS!
JO VETEM HISTORIA POR AS ZOTI VETE NUK DO TUA FALE !
MOS U BENI MISH PER TOPAT E ARMIQEVE TE SHQIPTAREVE DHE SHQIPERISE !
ENOUGH ITS ENOUGH ! THONE VELLEZERIT TANE AMERIKANE !
BOLL ME !
“LUFTA CIVILE” E PUTINIT DHE “MOSBINDJA CIVILE” E LUL-SALADINIT
—–Original Message—–
From: Alban Dega
Sent: Tue, Apr 6 , 2018 2:31 pm
Mendime me gjuhen e fakteve
LUFTA CIVILE” E PUTINIT DHE “MOSBINDJA CIVILE” E SALADINIT
– Nga Alban Dega, Nju Jork
Flake per flake
Vetem 8 ore pasi ” Sputniku ” i RIA-s, GRU-se dy bijave te ish- KGB-se sovjetike te Vladimir Putinit dha njoftimin kobezi per “fillimin e luftes civile ne Shqiperi” , kryekryetari de facto i PDSH- se, Sali Berisha, qehajai i tij Lulezim Basha, i akuzuar dhe nen hetim per lidhje te fshehta e afera korruptive me nje kompani ruse te Putinit dhe bashkeshortja e Presidentit te Republikes dhe kryetarja e partise se tij LSI “ Levizjes Socialiste per Interes”, sic e quajti me shume te drejte deputeti i PS-se Ulsi Manja ne News 24, shpallen si me komande e flake per flake fillimin e ” mosbindjes civile” ne Shqiperi.
Me teper se nje sinkron kohor ngjason me nje sinkron politik midis opozites se hallakatur e laramane shqiptare dhe Kremlinit, i cili ka filluar nje ofensive te eger per shtimin e influences ruse ne rajonin e Ballkanit, ku Shqiperia dhe shqiptaret kane nje pozite kyce per rajonin e trazuar gjithnje nga Moska e Shen Peterburgu.
E ndodhur perballe kritikave te vazhdueshme e ne rritje te aleateve tane strategjike SHBA-se dhe BE-se, kjo opozite po i drejton gjithnje jo vetem syte por Edhe zemren drejt Beogradit dhe nenes se tij, Kremlinit .
Per te rivendosur sundimin e saj e sidomos per ti shpetuar uraganit te Reformes ne Drejtesi e Vetingut dhe ligjit ajo eshte e gateshme te beje aleance edhe me djallin e “ Perandorine e Djallit “, per te shpetuar koken e rrezikuar nga kusaria dhe korrupsioni masiv, qe po i dalin cdo dite me shume petet ne syte jo vetem te shqiptareve, por edhe nderkombetareve.
Behet fjale jo per nje rastesi, por per projekte e plane te reja ruse kunder shqiptareve si popull e si komb me orientim drejt Evropes Perendimore dhe Shteteve te Bashkuara te Amerikes si aleati yne kryesor strategjik dhe miku me i madh ne Bote.
Nuk eshte hera e pare qe ndodhe nje dukuri e tille e nje politike e djallezore e Moskes kunder shqiptareve si populli dhe kunder Kosoves e Shqiperise si shtete te pavarura, me sy e zemer tek Washingtoni e Brukseli !
Plani Brezhnjev dhe “ shpetimtari i dyfishte” Tito
Qe Rusia, BRSS-ja, e perseri sot Rusia historikisht ka qene nje armik i betuar e shqiptareve nuk ka asnje dyshim por ka shume deshmi te pakundershtueshme duke filluar nga copetimi i saj e aneksimi i gati gjysmes se territorit dhe gjysmes se popullsise se saj dhe i sakatimit ne kater shtete.
Rusia ka qene jo vetem aktori kryesor, por edhe regjizori i Golgotes shqiptare qysh para 150 vjetesh e deri sot, qe nga Traktati i Berlinit, Konferenca e Londres e deri me sot ne favor te bijeve te saj sllave serbo- malazias e maqedone.
Keto synime aneksioniste i shprehu hapur edhe pa maska vete Nikita Hrushovi kur i deklaroi Enver Hoxhes gjate vizites se tij ne Pashaliman, ku ndodhej e vetmja baze ushtarako- detare sivjetike ne Mesdhe , duke deklaruar se “ prej ketu e kam mbare Mesdheun ne pellembe te dores nga Gjibraltari deri ne Detin e Kuq “ .
Nese ka nje akt te madh atdhetar e shpetimtar per Shqiperine pas Pavaresise e LNC-se, ai eshte vendimi
i liderit shqiptar Enver Hoxha per mbylljen e asaj baze dhe perzenien me bisht ne shale te flotes sovjetike nga territori i Shqiperise. Ky akt e shpetoi Shqiperine nga blick-krig rus per pushtimin e saj.
Vetem 5- 6 vjet mbas ketij vendimi ishte pasardhesi i Hrushovit ne krye te BS dhe PK te tij, Leonida Brezhnjev qe i kerkoi ish-Presidentit te Jugosllavise Josif Broz Tito , qe ti hapte shteg kalimi Ushtrise se Kuqe qe nepermjet territorit te saj te sulmonte dhe pushtonte Shqiperine.
Titoja jo vetem e kundershtoi prere kete projekt makaber antishqiptar, por edhe e njoftoi menjehere liderin shqiptar Enver Hoxha per kete rrezik.
Dy zogj me nje gur !
Natyrisht lideri jugosllav nuk e mori kete vendim nga dashuria e madhe qe kishte per Enver Hoxhen, por se pari kishte frike se Ushtria e Kuqe para se te futej ne Shqiperi mund ta pushtonte vete Jugosllavine dhe te vendoste hegjemonine serbe ne mbare vendin duke i Hewitt edhe karriken liderit historik jugosllav, Tito qe arriti ta mbaje bashke kete shtet te arnuar keq qe u zbraze si nje kocan misri pak vite pas vdekjes se tij.
Me siguri politikani i mprehte kroato- jugosllav do te jete konsultuar dhe keshilluar edhe nga anglo-amerikanet qe te njoftonte qeverine shqiptare per planet ogurzeza sovjetike.
Si dhelper plake qe ishte Josif Broz Tito goditi dy zogj me nje gur.
Tito kreu nje akt miqesor ndaj Shqiperise por mbi te gjitha i dha nje goditje nokauti nacional- shovinizmit dhe klanit filorus serb, qe po komplotonte dhe rrezikonte vete sundimin e tij nepermjet Aleksander Rankovicit .
Ai e shkarkoi Rankovicin dhe njekohesisht
ndermori nje sere hapash per zgjerimin e te drejtave te shqiptareve nepermjet Autonomise se Kosoves duke vendosur Fadil Hoxhen ne poziten e trete te udheheqjes politike dhe shteterore te Jugosllavise.
Jo vetem pse ai kishte zbuluar dhe e kishte informuar me kohe Titon per pergjuesit e Rankovicit ne zyrat, vilat e deri ne krevatin bashkeshortor te Titos.
Jane te rralle lideret qe e kane perdorur taktiken anglosanksone “To kill two birds with one stone”, pra te vrasish dy zogj me nje gur si Churchili dhe Tito ka, shpetimtar i dyfishte i Jugosllavise dhe Shqiperise nga nje rrezik i madh e serioz per momentin…
Por ariu rus nuk do hiqte dore nga politika dhe veprimtaria antishqiptare e mbi dhe e nedheshme !
Deri ne majat e kupoles komuniste te Tiranes
Agjentura e vjeter ruse ne Shqiperi ka qene teper e fuqishme dhe aktive. Skalioni i pare i saj ka qene gjithnje ne veprim qysh me ardhjen e misionin te pare ushtarak sovjetik ne vend. Ai u perforcua me tej me rekrutimin e studenteve shqiptare ne BS nga femrat e bukura ruse, te pergatirua qe ne moshe shume te re ne shkollat me te mira e speciale te KGB-se.
Prania e madhe e specialisteve sovjetike ne fabrikat, hekurudhat, ne ushtri, ne Sigurimin e Shtetit e kudo krijoi hapesira te reja dhe me te medha per kete veprimtari.
Shume prej ish- studenteve ne BS u vendosen ne piste kyce te politikes, mbrojtjes, sigurise, ekonomise,shendetesise, aresimit, artit e kultures. Pothuajse e gjithe jeta e vendit u sovjetizua.
Shume prej tyre arriten deri ne majat e qeverisjes dhe jetes politike shqiptare. Mehmet Shehu, minister e Brendshem dhe me vone kryeminister ishte shkolluar ne Akademine Frunze, pasuesi i tij Kadri Hazbiu, Ramiz Alia, Foto Cami, Sofokli Lazri, Agim Popa etj. ishin ne pozita kyce te qeverise dhe PPSH-se.
Ramiz Alia do ti ngjiste nje nga nje shkallet e udheheqjes deri sa mberriti ne krye te PPSH-se dhe shtetit shqiptar. Foto Cami do te ishte krahu i djathte i tij ne krye te ideologjise bashke me kehsilltarin e tij Sofo Lazrin e Agim Popen, si drejtor i Drejtorise se Jashteme te KQ te PPSH-se.
Fakti qe gjuha ruse mbeti gjuhe kryesore e huaj nga klasa e peste e 7- 8 vjecares deri ne Universitet edhe 25 vjet mbas prishjes se madhe tregon se fijet e Moskes ishin te thella ne cdo fushe te jetes shqiptare,
Po ashtu per 30 vjet me radhe propaganda shqiptare perdorte te njejtat shabllone e standarte si TASS dhe “Pravda” ndaj SHBA-se dhe Bashkimit Evropian deshmon qarte per doren e KGB-se dhe GRU-se sovjetike ne politiken shqiptare…
Nga keq ne keq e me keq
Prishja e marredhenieve edhe me Kinen per aresye ideologjike kur duhet te forconim edhe me miqesine me te pas hapjes se saj drejt SHBA-se dhe Perendimit, pas fillimit te modernizimeve te saj, izolimi nga Perendimi, sektore keta qe i mbulonte pikerisht Ramiz Alia jane deshmi logjike e bindese te kapjes se tij me teper se shpirterore qe heret nga ruset… Ka edhe me !
Hapja e Shqiperise dhe rivendosja e marredhenieve edhe me Rusine , krijuan kushte dhe hapesira te reja per lidhje te drejteperdrejta me agjenturen e vjeter, qe ishte mbajtur gjalle, nepermjet ambasadave te shteteve lindore si RDGJ, Polonia, Cekosllavakia, Hungaria e sidomos nga bija e perkedhelur e saj Serbia.
Asaj i shtohen edhe rekrute te rinje e mjafte agresive.
Forca e agjentures ruse ne Tirane u shfaq me permasat e saj te verteta nepermjet
propagandes dhe organizimit djellezor te te gjitha skalioneve te vjetra e te reja gjate protestave kunder vendosjes dhe eliminimit te Armeve Kim Ike siriane ne Shqiperi, qe per pak coi ne permbysjen e qeverise Rama-Meta.
Shkendijen e kesaj levizje e hodhi nje gazete province e humbur ruse . sikur SHBA do tu paguanrte nje shume qesharake prej vetem 1:3 milione dollare qeverise shqiptare per kete veprim, cka ishte nje genjeshter e mashtrim ala KGB. Nje Fake New tipik rus!
Protesta e Shoqerise civile ala Sazan Guri para ambasades amerikane ne Tirane dhe
para Kryeministrise ishte suksesi me i madh dhe deshmia se agjentura ruse i kishte ndezur te
gjithe moltoret e saj te vjeter e te rinj ne Tirane,
Ogur apo skenar i zi antishqiptar i Putinit !?
Kjo veprimtari antishqiptare ka depertuar deri ne majat e opozites se shpartalluar nga korrupsioni , nga pandeshkueshmeria dhe paprkshemeria qe “Banda e Gangstereve ” dhe ” Mafia krejt jashte kontrollit e Sali berishes i krijoi vetvetes per 13 vjet sundim te tij, , Salikracise ala Luigji i 14-te ” Ligji jam une !”
Pak dite pas “Cadres” berishiste te Lulezim Bashes ne qender te Tiranes Lulezim Basha njoftoi per ardhjen e “instruktoreve ukrinas” dhe shpalli “modelin Maqedon” si ruugen dhe qellimin e tij per permbysjen e qeverise te zgjedhur ne rruge demokratike e plebishitare Rama- Meta dhe “themelimin e Republikes se Re”
Ky sihariq u dha vetem pak ore mbas takimit te fshehte te Bashes me ambasadorin rus dhe ndofta edhe me “instruktoret ukrainas: te Vladimir Putinit , RIA-s dhe GRU-se ruse.
Kambanat bien per ata qe kane veshe te degjojne.
Shpejtesia me te cilen Sali Berisha e Lulezim Basha, Ilir Meta e Monika Kryemadhi, Flamur Noka e Edmond Spaho , krejt kupola e PD-se iu pergjigjen ” fillimit te luftes civile ne Shqiperi” te Sputnik Putinit me ” Mosbindjen civile” te tyre eshte nje deshmi domethenese e lidhjeve te tyre me Mosken.
“Perandoria e Djallit” dhe Djalli i Vicidolit-Fatkeqesia e Shqiperise !
Nuk mund te pritet asgje tjeter nga nena e cdo fatkeqesie kombetare shqiptare ne historine tash e e 150 vjecare te Shqiperise..
Nuk mund te pritet asgje me e mire nga kjo “Bande Gangsteresh”, fatkeqesia me e madhe e shqiptareve dhe Shqiperise ne hisotrine mbi 105 vjecare te shtetit te pavarur shqiptar!
Per karrike e per pushtet, Sali Berisha vrau jo vetem Arbenin e Azemin por eshte gati te vrase edhe Shkelzenin e mijera shqiptare te tjere!
Pse!? Sepse Sali Berisha duhet te kercenonte , bente shantazh e udheqhiqte PD-ne e opoziten e hallakatur shqiptare nga qelite e burgut!
Jo sot ! Po sot e te pakten 20 vjet, qe me shtetrrethinmin e 97-es, qe me shterrenimin e urdherat e tij per te perdorur arme kimike e napalm kunder popullit te vet!?
E sa a sa here te tjera me pas,
Si Sali Berisha e Banda e Gangstereve te tij politike e familjare, mediatike e financiare… eshte babai i cdo fatkeqesie te shqiptareve ashtu sikurse edhe Rusia eshte nena e te gjitha te keqijave, pabesive, padrejtesive, copetimit e sakatimit te trojeve shqiptare ne Ballkan.
Si “Perandoria e Djallit” – Rusia edhe vete djalli i Vicidolit dhe mbare Shqiperise- Sali Berisha jane fatkeqesia e shqiptareve dhe shtetit te tyre!
Ndaj vigjilence perballe Ariut rus dhe Djallit te Vicidolit!
Syceltesi
Muharem,nga i gjithe shkrimi,vlen te permend nje shprehje,per te cilen ke shume te drejte:Ne situata revolucionare,nese ekziston nje parti komuniste,ajo lufton per te permbysur rendin borgjez,dhe per te vendosur sistemin socialist.Por ne kushtet e Shqiperise sot,nese e shikon me nje sy te holle,e te vemendshem ( sic mendoj se ti e shikon-me sa te njoh),situata,mund te mendohet po ashtu-sic thua ti-revolucionare,sepse Shqiperia,eshte ne duart e krimit (nga te dy krahet),dhe qeverisja rilindase,duke patur ne gjirin e vet (jo socialiste te vertete) shume kriminete e trafikante,hajdute dhe imorale,eshste aatrofizuar,nga ky krim dhe e detyruar prej tij (krimit),po qeveriset kryesisht nga krimi,i cili ben ligjin ne vend,bile edhe ligje te vecanta,mbi ligjet exzistuese,duke e bere qeverisjen,shkaktaren e shkaterrimit te gjithanshem te Shqiperise.Ne kete situate -quaje me te drejte revolucionare-cdo shqiptar,eshte detyruar te luftoje kete qeverisje,e natyrisht,cdo opozite qe ete ishte,do te bashkohen me to dhe do luftonte -bashke me shqiptaret-me cdo kusht dhe cdo mjet qe ka ne dore.Te tjerat,Muharrem,ti mund t’i quash si te duash,por une do desheroja,qe sikunder ke bere perhere,te tregohesh objektiv,edhe per qendimet dhe levizjet politike te sotme,ne vendin tone.Si ajo dentistja e zonja dhe e kujdeseshme,qe miremban dhe riparon dhembet e pacientit (popullit),te kerkohet nga politika,por pa politike,te drejtoje popullin e vet,drejt mireqenies dhe prosperitetit.Pershendetje>