Investigimi: Zbulohet “masakra” elektorale në Lezhë
PS në kërkesën e saj ankimore i ka kërkuar KQZ-s anullimin e zgjedhjeve në disa qëndra votimi të ZAZ-s 15 që I përkasin rrethit të Kurbimit, zonë ku ndodhën edhe përplasjet më të forta më 23 Qershor ku u shënua edhe një humbje jete. Në këtë kërkesë ankimore është paraqitur pretendimi se në qëndrën e votimit 907 e cila ishte vendosur në ambientet e shkollës Shpërdhet në Mamurras (tregoje me google map)është zhvilluar votim fiktiv ku mund të jenë mbushur kutitë e votimit.
Ky pretendim bazohet në faktin se në këtë qëndër votimi pjesmarrja në votim ishte shumë e lartë. “Procesi I votimit nuk është realizuar i rregullt duke prodhuar kështu një rezultat anormal” thuhet në kërkesën ankimore të PS. Le ti referohemi fakteve duke filluar nga dokumentat që janë prodhuar në përfundim të numërimit.
Nga tabela e GNV rezulton se ka një pjesmarrje prej 90,4 % thënë më thjesht kanë votuar 560 votues nga 617 në listën e zgjedhësve ku rezultati përfundimtar ishte 72% për koalicionin e djathtë dhe 28% për atë të majtë. Për të kuptuar më mirë trendin e rritur të pjesmarrjes në zgjedhjet e 23 Qershorit po I referohemi votimeve të shkuara pikërisht në këtë qëndër votimi ku rezulton se në zgjedhjet e 2007 pjesmarrja ishte 57.2 %, në 2009ntën 55.12% në 2011tën 58%.
Shifrat tregojnë se në 23 Qershor vetëm në këtë qëndër votimi numri votuesve ishte mbi 40% krahasuar me 2007tën,2009ntën dhe 2011tën. Të tilla shifra sygjerojnë se jemi përballë një situate të ngjashme me të shkuarën jo të largët të zgjedhjeve në Shqipëri si në Rruzhdije apo Dajc përfshi raste të tjera që tashmë janë arkivuar si turpi zgjedhjeve shqiptare.
Nga burime brënda ministrisë së brendëshme Top-Channel ka mundur të sigurojë të dhëna reale në lidhje me këtë qëndër votimi duke u nisur nga emrat në listën e zgjedhësve dhe krahasuar ato me të dhënat e sistemit TIMS për të vërtetuar nëse këtë zgjedhës më 23 qershor kanë qenë në Shqipëri.
Të dhënat e mbledhura nga sistemi TIMS tregojnë se 156 zgjedhës të kësaj qëndre votimi më 23 Qershor nuk kanë qënë në territorin e Shqipërisë dhe s’mund të kenë votuar.
Por duke iu referuar të dhënave, nga 156 personat ne lista qe figurojne jashte Shqiperise, vetëm 57 zgjedhës nuk kanë votuar, ndersa kane votuar kanë votuar pa qene ne Shqiperi 99 zgjedhës. Ekspetët zgjedhore, të cilët kanë parë përfundimin e këtij investigimi thonë se kjo përbën një shkak serioz për anullimin e votimit në këtë Qëndër Votimi. Koalicioni i djathtë sipas vendimit të fundit të KQZ-s e ka marrë mandatin e fundit në këtë qark me një diferencë plus 39 vota.



me kete qe ka ndodhur ne mamurras te meret psiqiku serbi sali i pandehur se ishte ai psiqik qe tha une po te dua e marr mandatin e 3-te me djemt e mamurrasit ky bastard serb eshte fatkeqesia dhe llumi i kombit tone…
Ne LITAR hajdutet e votave!
Nuk rri qeni pa ngrene MUT, Saliu i perbetuar si armik i demokracise duke vjedhur voten e qytetareve qe eshte A-ja e demokracise dhe e lirise. KQZ e PD do ti jape te drejte diktatorit . PS te informoje KE dhe ambasadoret e akredituar ne Shqiperi ne baze te materialeve te padiskutuashem qe disponojne. Kriminelet e tjetersimit te votes te denohen ashper duke i ballafaquar me sistemin TIMS dhe bejne qe te kete votuar emigranti pa shkelur ne Shqiperi. Sali deri ne momentin e fundit po kundermon era kerrme, ti u bere edhe president cdo gje mund te behesh, por nuk u bere dot ” NJERI “. Je mesuar t’a marresh pushtetin ne tavoline, zakon i vjeter, thua qe nuk vjedh por je bere si puna e asaj kurves qe perbetohet qe nuk do te q…. me por pa kaluar 24 ore jo qe, nuk q…. , por shke….t. jo me nje por me kope. Je pa moral hadut , kriminel dhe beseprere. Toc
E para duhet te denohen te 4 anetaret e KQZ qe vazhdojne ti sherbejne kriminelit Sali Berisha ,po te hapen kutite e te gjithave qarqeve PD nuk mere me teper se 25 deputet