Edhe sot Kuvend dhe protestë, por lideri ndodhet sërish përtej kufirit

Leda Hysa

Ditën e sotme opozita do të mbajë protestën e saj të tetë për të kërkuar largimin e qeverisë Rama, ndërkohë që Kuvendi do të vijojë seancën e radhës plenare e cila ishte parashikuar për ditën e nesërme.

Opozita ka njoftuar se do të protestojë sa herë që në Kuvend të ketë seancë plenare. Deri më tani janë organizuar shtatë protesta nga opozita, ndër të cilat dy janë zhvilluar përpara Kryeministrisë, ndërkohë që pesë të tjera përpara Kuvendit.

Edhe këtë të mërkurë, në protestën e 3 prillit, që opozita mban para Kuvendit që sot ka seancë plenare, Basha nuk do të jetë.

Sipas mediave ai ndodhet në Gjermani, ku do të takohet me përfaqësues të CDU-së për t’i njohur me situatën politike në Shqipëri.

Në seancën plenare të ditës së sotme pritet që të betohen tre deputetë të opozitës së re, Korab Litja dhe Halil Jakimi nga PD, të cilët dorëzuar formularin e vetëdeklarimit, dhe Ambra Borova nga LSI Shkodër e cila mungoi në seancën e betimit të javës së kaluar për shkak se ishte bërë nënë pak ditë më parë.

Bashkë me deputetët që do të betohen sot, Kuvendi pritet të shkojë në 101 deputetë.

79 deputetë të maxhorancës

Tre nuk u dogjën që në fillim:

  1. Lefter Koka
  2. Myslim Murrizi
  3. Rudina Hajdari

Janë betuar 16:

  1. Ylli Shehu
  2. Aurora Mara
  3. Enver Roshi
  4. Edmond Rrushi
  5. Lefter Maliqi
  6. Alban Zeneli
  7. Ligoraq Karamelo
  8. Majlinda Halilaj
  9. Ediola Braha
  10. Edlira Hyseni
  11. Elda Hoti
  12. Ralf Gjoni
  13. Nimet Musaj
  14. Enada Kociraj
  15. Arben Elezi
  16. Adriatik Alimadhi

Pritet të betohen

  1. Ambra Borova
  2. Korab Lita
  3. Halil Jakimi

 

l.h/ dita

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *