Është diskutuar sot në parlament ligji për Koncesionet dhe Partneritetin Publik-Privat. Në fjalën e tij referuar punës së bërë për draftimin e ligjit Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Arben Ahmetaj tha se ai është produkt i një diskutimi e debati të gjatë për gati 9 muaj, brenda qeverisë dhe në komisionet parlamentare.
Ndërkohë, duke iu drejtuar opozitës, Ahmetaj tha se në gati 15 vite ka pasur vetëm një koncesion me ofertë të kërkuar nga qeveria.
“Cila është arsyeja që në gati 15 vite, qeveria dhe administrata nuk kanë arritur të bëjnë një koncesion të kërkuar, përveç aeroportit të Rinasit i cili, për hir të së vërtetës, ka qenë një koncesion shumë i mirë ndër vite, përmirësoi imazhin e Shqipërisë, por sot ka nevojë të domosdoshme për t’u riparë dhe lajmi i parë është se qeveria është në negociatë të avancuar me koncesionarin e Aeroportit të Rinasit për heqjen e ekskluzivitetit të fluturimeve me jashtë”, tha Ahmetaj.
Sipas tij janë dhënë në vite, sidomos në tetë vitet e Partisë Demokratike, gati 400 koncesione në hidrocentrale dhe sot vetëm 100 prej tyre ose janë duke prodhuar, ose janë në fazë të avancuar të investimit. Për këtë Ahmetaj ngre pyetjen nëse ka ndonjë arsye specifike. E sipas tij dy janë arsyet specifike.
“Arsyeja e parë është se janë dhënë koncesione me tre fle, tre copa letre. Kanë qenë projekt-ide. Në tetë vite kanë ardhur, janë përplasur në dyert e administratës publike investitorë të sajuar apo sekserë të konsoliduar të asaj qeverie, dhe kanë marrë koncesione me tre copa letrash. Dhe pastaj, paska një arsye se e kapi kriza financiare. Patjetër që është arsye që e kapi kriza financiare, por kriza financiare nuk është arsyeja kryesore”, ishte arsyeja e parë e renditur e Ahmetajt.
“Arsyeja e dytë është abuzimi. Janë 300 e ca hidrocentrale të pandërtuara, të pafilluara sepse janë dhënë mbi baza abuzive, me tre copa letrash. Dhe, ndryshimet e ligjit, fatmirësisht të mbështetura dhe nga opozita, pavarësisht se këtu bën kakofoni një pjesë e saj, kanë risi atë që bën diferencë cilësore. Nuk mund të vish më për një koncesion me ofertë të pa kërkuar sepse dihet qe kërkuar me tre copa letrash por detyrohesh të vish me vizibilitet, me një studim vizibiliteti të avancuar ose me një projekt ide tejet të avancuar.
Po t’i referohesh historisë së koncesioneve, është qesharake. Çfarë kemi thënë ne kur kemi qenë në opozitë e çfarë nuk do të bëjmë sot që jemi në pozitë. Ne nuk do të japim koncesione monopol siç keni dhënë ju. Na e dhanë një gjobë të madhe 1 miliardë dollarë në kurriz të tatimpaguesve shqiptarë borxh i padeklaruar që nuk ia kishit paguar sipërmarrjeve. Çfarë kërkoni tani 300 milionë nga pullat fiskale? 300 milionë nga skanimi i doganave? 600 milionë dhe 300 milionë nga markimi? 1 miliard tjetër? Kush do të paguajë? Do të paguajnë familjet e shqiptarëve?”, cilësoi ai në fjalën e tij në Kuvend, duke garantuar në të njëjtën kohë që nuk do të ketë më abuzime në këtë pikë.

Ne vend qe te ktheshim ne nje nga prodhuesit me te medhenjt ne ballkan per prodhimin e energjise elektrike sepse mundesite nuk na mungojne sepse recurseet i kemi te pafundme e kthyen vendin ne edhe pasurite kombtare ne prona vetjake qe i shisnin me copa letra duke e shkatrua kte vend nga mgjesi deri ne darke kte gje beri ne 8 vjet partia demokratike me pasurite e ktij vendi!
Nuk duhet te mbaroj vetem me prishjen e koncesioneve po duhet cuar cdo cope leter ku ato i kane vene emrini korrupsion edhe abuzim me pronen e qytetarve shqiptare ne dyert e gjykatave qe te japin llogari para drejtesise. sepse e shkatruan kte vend nuk lane gje pa i bere edhe kur vjen fundi po bejne me te ndershme se Papa!
Tenderat per kto koncesione te behen edhe nje here nga fillimi. tu jepen atyre kompanive qe i permbushin kushtet edhe jo atyre qe vine me tre copa letra. por ne konforme te cdo rregulli edhe ligji te vendit tone sepse kto koncesione nqese perdoren sic duhet do sillte shume rritje ekonomike ne vendin tone!
Ka marre fund koha kur koncesionaret qe per fat te keq i kemi ende sot te pranishem ne vend kalonin te nga Argita e me rryshfetin qe ajo merrte abuzonte pafund me pasurite e ketij vendi duke perdorur keshtu pushtetin e te atit. Qeveria aktuale po rishikon te gjithe koncesionet e dhena abuzivisht, dhe duhet te pezulloje te gjithe ato qe nuk jane ne perputhje me interesat e vendit.
Koncesionet e dhena nga qeveria e kaluar ne vend qe te ndikonin pozitivisht ne ekonomine e vendit, realisht kane dhene efektin e kundert. Kjo ka ndodhur per faktin se lejet jane dhene per interesa personale e jo per interesa te vendit. Ministria po ben shume ne kete drejtim, duke stimuluar ardhjen e investitoreve te huaj, po ashtu edhe kontrolli dhe evidentimi i lejeve koncesionare abuzive.
Duhen rishikuar te gjitha lejet koncesionare te dhena nga qeveria Berisha. Ne vetem 2 muajt e fundit te qeverisjes se tij jane dhene nje sere koncesionesh. Ligji i ri qe ben te mundur eleminimin e disa burokracive dhe qe synon rigorozitet ne dhenien e koncesioneve si edhe krijimin e nje regjistri per koncesionet, eshte per tu pershendetur.
Po kur tere pasurija kombetare nen e mbi tokesore ka shkuar per ‘lesh’ tani nuk ka ngelur gje me per te dhene me ‘KONÇENSION’-Perjashtu lopet Topalle te parlamentit e grate shterpa te politiqise qe nuk ua hedh me njeri syte!
REFORMA RADIKALE E SISTEMIT ELEKTORAL E TE SHPERNDAHET PER TE MOS U KTHYER ME KETA MENDER PARLAMENTARE.
Po cmimet nen dore do ndryshojne,akoma nga 100.000€ e lart per firme,se duhet ta dine dhe ata te HUAJT qe do vine qe pazari PD-PS eshte njesoj.
Kur Ahmetaj flet per koncesione sec te kujton ate hajdutin qe te fut doren ne xhep per te vjedhur duke te bere moral.
TE KUJTON ATE HISTORINE
“TI VARESH UJKUT MELCITE NE QAFE”
Tamam ujk qe Rama i ka varur Melcite eshte. Le te na thote ky mjeshtri cfare investitori serioz ka sjelle ne 2 vjet. Ky nuk mund te jete minister ekonomie. Mesues gjuhet te huaj po.