Me foltoren qe mbahej e rrethuar nga deputetët e opozitës, Kuvendi miratoi te enjten të gjitha pikat e rendit të ditës së seances e sotme.
Ndërsa opozita vijoi dhe sot me qëndrimin bllokues ndaj Kuvendit , duke këmbëngulur në qëndrimin e saj për respektimin e Kushtetutës, shumica vijoi procedurat për miratimin e të gjitha pikave të parashikuara në axhenden e parlamentit.
Me 75 vota u miratua projektligji “Për të drejtat e autorit dhe të drejta të tjera të lidhura me to”; me 77 vota u miratuan ndryshimet në ligjin “Për sipërmarrjet e investimeve kolektive” dhe me 73 vota ndryshimet ne ligjin “Për licencat, autorizimet dhe lejet në Republikën e Shqipërisë” . Me 75 vota deputetet e shumices miratuan pr/rezolutën për veprimtarinë e ERRU-së për vitin 2015./E.T
