Kuvendi i Shqipërisë miratoi gjatë seancës së djeshme projektligjin për disa ndryshime në ligjin nr.9235, datë 29.07.2004, “Për kthimin dhe kompensimin e pronës”, i ndryshuar.
Gjatë fjalës së tij në lidhje me rëndësinë e propozimit të këtij projektligji, Ministri i Drejtësisë, Nasip Naço, sqaroi se ndryshimet e sjella do të mund të garantojnë mbrojtjen e të drejtës kushtetuese të pronësisë.
“Miratimi i këtij projektligji në kushtet aktuale është i nevojshëm për dy arsye kryesore. Së pari, për vijueshmërinë e funksionimit dhe realizimit të detyrave nga Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave në funksion të procesit të njohjes, kthimit dhe kompensimit të pronës dhe më e rëndësishmja për t’i dhënë kohën e duhur realizimit të reformës së plotë ligjore dhe institucionale, në funksion të procesit të njohjes, kthimit dhe kompensimit të pronës në Shqipëri”, u shpreh Naço.
Duke iu referuar plan-veprimit të ndërmarrë mbi këtë çështje me mjaft rëndësi, ministri Naço vlerësoi se ai po ecën me ritmet e duhura duke evidentuar se është realizuar një skanim i plotë i të gjithë vendimmarrjes për procesin e kthimit dhe kompensimit të pronave të kryer në Shqipëri që prej vitit 1993 deri në 2014 dhe si rezultat i këtij skanimi tashmë është ngritur një regjistër dixhital i vendimmarrjes dhe një pasqyrë e qartë e llojit të vendimmarrjes së kthimit dhe kompensimit të pronës nga të gjithë institucionet që kanë ekzistuar dhe funksionuar gjatë kësaj periudhe, në drejtim të evidentimit të faturës që shteti shqiptar i detyrohet subjekteve të shpronësuara, të cilët në programin e qeverisë cilësohen pronarë.
Ministri Naço theksoi se një tjetër masë me rëndësi që është ndërmarrë nga qeveria lidhet me identifikimin dhe verifikimi për herë të parë, të fondit fizik të kompensimit të pronarëve. Naço vlerësoi gjithashtu se janë mirë administruar fondet buxhetore, pasi me të njëjtin fond kompensimi 300 milion lekë, është realizuar një rritje progresive të numrit të subjekteve përfituese, nga ky proces kompensimi dhe ku krahasimisht me të njëjtin fond në vitin 2012, u shpallën 33 përfitues; në vitin 2013 u shpallën 50 përfitues; në vitin 2014 u shpallën 95 përfitues.
Gjithashtu, z. Naço bëri me dije se projektligji i ri që Ministria e Drejtësisë, po punon dhe do të prezantojë shumë shpejt për konsultim, do t’i ofrojë një zgjidhje krejtësisht të re të çështjes së pronave ku padyshim që risitë e këtij ligji do të jenë garantimi dhe respektimi i parimit të siguri juridike, transparencë dhe efikasitet në procesin e vendimmarrjes, procedura dhe afate të qarta dhe realiste të realizimit të procesit.
“Padrejtësitë e sistemit të kaluar, në drejtim të shtresës së pronarëve, nuk kemi mundur t’i zgjidhim për 24 vjet, dhe me ndërhyrjet ligjore që shqiptarëve u janë ofruar ndër vite, situata është rënduar edhe më shumë.
Ne nuk do të përsërisim të njëjtat gabime, por kemi marrë përsipër së pari të evidentojmë të gjitha gabimet në lidhje me këtë proces; ta njohim dhe ta pranojmë realitetin, duke e bërë atë transparent për gjithë shqiptarët dhe duke e konsultuar këtë realitet me ta dhe në përfundim ta kthejmë çështjen në rrugën e zgjidhjes nëpërmjet ligjit”, tha Naço
Me këtë projektligj ky afat, shtyhet për më 30 tetor 2015, afat ky i nevojshëm për përmbylljen e reformave të nisura.

Beni ligje qe te mos vidhet e tjetersohet prona .Ktheni pronen sic ishte me dokumenta.Sa per kompesim leruani te tjerve se ju dhe 20 vjete te tjera nuk kini mundesi kompesimi .Hiqeni konkursin qe shpallni perfituersit se eshte poshtersi.Keto i kane fituar ata qe jane ne politike dhe miqte e tyre .
Vullneti politik i te gjitha qeverive, qysh nga 1992, ne mos per ta perfunduar te pakten te kishte hedhur bazat qe procesi te zhvillohej shkalle-shkalle dhe ne perputhje me Kushtetuten (Neni 41 dhe 183 i saj)ka munguar. Te gjithe veme re se si ulerijne de dy krahet politike kur ndonje nen i caktuar ne ndonje ligj, ne mos vete ligji, prek interesat e tyre dhe per kete ata i drejtohen Gjykates Kushtetuse. Po ne rastin e pronave, ku u eshte shkelur pikerisht e drejta kushtetute (ne nenin 183 te saj eshte percaktuar dhe afati 3-vjecare per kthimin dhe kompensimin e saj) si nuk doli nje parti politike (psh P.Republikane qe pretendon se i perfaqeson pronaret), deputete apo grup prej tyre, shoqeri civlie etj, por kujtohen per plehrat apo per levizjet LGBT, t’i drejtohen asaj gjykate? Dhe rezultati eshte jo vetem lodhja e pronareve te ligjshem, por disa nga ata qe ia kane patur vahtin, dhe mire kane bere, i jane drejtuar gjykates se Strasburgut dhe ajo i ka njohur atyre te drejten e prones duke detyruar shtetin shqiptar te kompemsoje, deri me sot, afro 30 milione Euro, aq sa qeverite kane planifikuar per kompensojne gjate 10 vjeteve te fundit, (3 mln x 10 vjet=30 milione $) edhe pse pronaret fitues numerohen me gishta? Po ata pronare, pjesa me e madhe e te cileve jane drobitur nga jeta e tyre gjithe persekucion, qe jane te varfer dhe nuk kane as mundesite minimale juridike per t’i ndjekur keto probleme duhet te vidhen dhe mashtrohen akoma? Ky eshte turp per te gjitha qeverite dhe politiken qe i ka pjelle ato. Por ka ndodhur ajo qe, asnje qeveri ne bote, as e ka menduar pa le ta vinte ne zbatim, ka kompensuar, kur eshte zgjeruar rruga Gjirokaster-Kakavi, pakicat greke ne Dropull, me vleren e tregut, tokat qe kane qene prone e gjirokastriteve apo libohoviteve. Dhe cudia eshte se ato toka nuk u punuan kurre nga minoritaret se mbas ’91 ata emigruan pothuajse te gjithe ne Greqi, duke i lene ato djerr. Mendoni sot Bashkia e re e Dropullit, qe perfshin krahinen e Pogonit, Dropullit te Siperm dhe te Poshtem ka vetem 3500 banore ne nje siperfaqe afro 800 km2. Ata kane 25 vjet qe i kane ne pronesi, por as i punojne as jane taksuar ndonje here per ato prona te patundshme, si veprohet ne gjithe boten per to. Ndersa ata vazhdojne te bejne aty, vila dy dhe tre katshe, te cilat gjithashtu nuk taksohen. Keshtu i dashkan qeveritaret shtresat e pronareve qe pronen e kane vene me pune e djerse dhe nuk ia kane grabitur askujt? Dhe meqe jemi tek taksimi, nje detyrim qe duhet ta paguaj, kushdo qe ka nje prone te patundshme (a nuk paguajme ne per apartamentin tone modest?) dalim edhe tek mundesia që, po qe se do kishte filluar ne kohe, sot nga ai fond do te ishin kompensuar shume e me shume pronare te vjeter, duke zvogeluar ndjeshem barren e buxhetit. Toke falsa nuk eshte dhene kurre, vecse kur ajo ka qene prone publike, sepse keshtu ka qene vullneti politik etj, sic mund te jene reformat agrare. Por jo t’i merret toka dikujt me force dhe pashperblim!!! Le te jap nje shembull: Ta zeme se dikush ka 100 Ha toke (kaq eshte limiti qe ligji ka lejuar per njohje dhe kompensim) qe i eshte marre nga ligji 7501 dhe kjo do t’i kompensohej. Kjo toke po te taksohej me 1$ per m2, (nje kg presh) do krijohej nje fond 1 milione $. Ky fond, nese u jepej pronareve me keste, ta zeme per 20 vjet, barra do te ishte 50.000 dollare ne vit, per ata qe kane pra maksimumin ligjor per perfitim. Sot me kete skeme psh, kompensimi do te kishte perfunduar, me asnje barre per buxhetin dhe shoqerine. Dhe mos harroni se shumica dermuse e atyre qe kane perfituar nga ligji famekeq 7501, nuk kane me shume se 1 Ha, pra 10.000 m2 dhe qe per ate barra e takses do te ishte 10.000 $. Nese kjo i pjestohet per 20 vjet, aq sa sic thame, do te ishte koha e kompensimit, fshatari do te paguante takse vetem 500 $ ne vit, pra më se simbolike apo e perballueshme. Dhe kjo qe pata parasysh si mundesi, eshte minimumi i minimumit, se vlere toke te barabarte me nje kg presh nuk mund te kete. Po pse nuk e bene edhe kete “padrejtesi”, sepse keshtu te pakten do ishin te “lare”. Por kjo jo vetem qe nuk u be por as qe u shkon ne mendje, ta bejne, sepse mendjen e kane tek votat dhe vetem votat, pra tek pushteti, qe keshtu te pasurohen ne kurriz te pronareve legjitime. A behet fjale keshtu per drejtesi dhe moral? Prandaj dhe qeverite vazhdojne ende te bejne ligje dhe amendime te tyre, sa qe nuk ka zot te kete mundesi t’i njohe ato, dhe qe keshtu ato jane vetem burim korrupsioni ne te gjitha nivelet e shtetit.Nese kane mbetur ende ca burra te ndershem ne politike duhet te iniciojne nisma konkrete dhe te realizueshme, qe e drejta te shkoje ne vend dhe shoqeria te mos cenohet rende, por ne menyre te arsyeshme. Ne fund te fundit ata qe morren token falas duhet te ndergjegjesohen se dicka duhet te paguajne, sepse toka qe iu dha eshte e perjetshme dhe perfitimi qe do te kene prej saj do te jete po ashtu i perjetshem. Keshtu dhe ndergjegjen do ta kene te qete. Por mbi te gjitha detyrimin per ta zgjidhur kete problem madhor te se drejtes e ka vetem qeveria cilado qofte ajo. Mjaft me demagogji, hiprokizi dhe mashtrime. Ky vend nuk ka per t’u bere nese kjo ceshtje madhore nuk zgjidhet. Arsyet per kete i dine te gjithe, edhe nderkombetaret, ndaj dhe kjo eshte nje nga kushtet e tyre, per hapjen e negociatave dhe me pas e pranimit te Shqiperise ne BE.
I nderuar Minister i Drejtesise,
Ka dy vjet qe Agjensia e KKP Tirane drejtohet nga znj.Qato (Gegprifti) dhe fatkeqsisht ka me shume propagande dhe llafe se sa pune konkrete.
Vetem me nje analize shume te thjeshte statistikore do te kuptoni se emri i Agjensise nuk eshte ai i kthimit te prones por ajo duhet te Quhet “Agjensia e Moskthimit te Prones”.
Kjo kryetare me mosveprimet e saj ne shqyrtimin dhe kthimin e pronave pronareve reale po i ben nje dem te madh shtetit shqiptar dhe qytetareve te saj.
Ne dy vjet kjo agjensi rendit si suksese te saj vetem pregatitjen e statistikave ,sistemimin e arshives dhe pune te tjera arshivore.
Kur dihet se preambula e ligjit te Kthimit dhe Kompesimit te pronave dhe objekti i tij ku percaktohet qarte se per cfare duhet te punoje AKKP jane percaktuar ne nenin 1.te ligjit te Kthimit dhe Kompesimit te pronave:
Objekti i ligjit
Ky ligj ka për objekt:
a) rregullimin e drejtë, sipas kritereve të nenit 41 të Kushtetutës, të çështjeve të së drejtës së pronësisë që kanë lindur nga shpronësimet, shtetëzimet ose konfiskimet;
b) kthimin dhe, aty ku sipas këtij ligji kthimi i pronës është i pamundur, kompensimin e
saj;
c) procedurat për realizimin e kthimit dhe kompensimit të pronave, si dhe organet
administrative të ngarkuara për realizimin e tyre.
A ka ne objektin e saj ndonje pike se Agjensia e KKP Tirane duhet te merret me Arshivime ,Skanime, dokumentime etj dhe kete lloj punesh te na i shese per sukses dyvjecar te punes se saj.Keto jane pune te domozdoshme te dores se dyte te administrates dhe obligime ne zbatim te Ligjit te Arshivave.
Politikisht te dyja partite e prejardhura nga Partia e Punes me ne krye Ramiz Aline ideator Zbatojne te famshmen “teori te Katovices”.delendisjen e pronareve nga agjensia dhe nga gjykatat.Ku vetem fallsifikatoret jane ata qe kane fituar pronen,sic ndodh rendomte ne Sarande dhe Himare.
Ku nje pronar i ketij lloji,ka fallsifikuar me dore te lire njeren anen te kufirit te prones duke shkruar qe prona i kufizohet me “Det Shteteror” kur dihet fare mire qe ky lloj emertimi nuk ka egzistuar dhe nuk egziston ne asnje hipoteke te botes.
Dhe kunder cdo ligji urbanistik ka ndertuar Hotelin siper detit dhe e ka regjistruar si prone ne ZRPP.
Nuk e kuptojme se si mashtrohen prej dy vjetesh dhe nderkombetaret,ambasadoret e KE dhe zyrtaret e Gjykates Europiane te Strasbourgut duke shpresuar se do te fillohet nje reforme pozitive ne kthimin e pronave.