Kryeministri Edi Rama ka akuzuar opozitën se gjatë 8 viteve që ka qënë në pushtet nuk ka bërë asgjë për transportin publik ndërsa tani I kërkon qeverisë llogari për rrugët që sipas tij I ka lënë rrugëve.
Duke folur në sallën e Kuvendit, Rama ka theksuar se opozita kërkon të nxjerrë përfitime politike duke akuzuar qeverinë për transportin publik. Ai shtoi se qeveria do të bëjë të mundur transformimin e transportit urban, ndërurban dhe ndërkombëtar.
“Kërkoni llogari për atë çfarë rëndom nuk dini se çfarë flisni por edhe kur jeni të vetëdijshëm për atë që kërkoni bëni sikur nuk e dini. Që si rregull keni pasur 8 vjet kohë për ta bërë dhe jo vetëm nuk e keni bërë por ose e keni lënë të degjenerojë në rënie të lirë ose e keni shkatërruar me dorën tuaj. Dhe rasti i transportit publik është shumë domethënës sepse i tregon fare qartë të gjitha këto bashkë. Në 8 vjet as që e keni çarë kokën ndonjëherë ta ktheni ndonjëherë kokën nga qytetarët që udhëtojnë për ditë nëpër Shqipëri. Nga viti 2005-2013 janë vrarë nëpër rrugët e Shqipërisë vend I zhvilluar 2952 vetë dhe janë plagosur mijëra e mijëra të tjerë. Por ju çfarë keni bërë? E di përgjigjen rrugë, rrrugë, rrugë. Keni bërë edhe disa shfaqje duke dalë në ato rrugë për të vendosur policët në çdo kilometër,” tha Rama
“Udhëtari sot kërkon siguri, ne duam siguri në këtë sektor. Udhëtari sot kërkon inovacion. Ajo që ndodhi në Tiranë që shërbimi i mjeteve 8 plus 1 nuk u konsiderua më një shërbim urban , por u kthye në një shërbim taksi krijoi hapësirën për të ndërtuar shërbimin urban me standarde evropiane.”- u shpreh kryeministri.
Më tej kryeministri theksoi se sistemi i transportit ndërurban duhet të riorganizohet, pasi furgonat kanë marrë jashtë ligjit rolin e shërbimit interurban duke falimentuar kompani të tëra autobusësh.
“Qeveria nuk do të lejojë më qarkullimin e mjeteve të palicencuara. Do tu japë kohë për tu riorganizuar të gjithë atyre që kanë një licencë të rregullt dhe që duhet të bëjnë një zgjedhje nëse do të kalojnë në shërbimin taksi normal, apo shërbimin urban brenda rrethit të përcaktuar nga autoriteti që jep licencën për ta. Qeveria do të ndërmarrë projektin për inovacionin dhe transformimin e gjithë sistemit të transportit tonë publik.”- deklaroi shefi i qeverisë.
***
Kuvend, pritet të diskutohet marrëveshja e interkonjeksionit Shqipëri-Kosovë
Kuvendi i Shqipërisë, në seancën e sotme plenare, shqyrton ratifikimin e tre marrëveshjeve me palën italiane në fushën e bujqësisë, si dhe ratifikimin e marrëveshjes ndryshuese mes qeverisë shqiptare dhe bankës gjermane KFW, për financimin e projektit “Linja e transmetimit 400 KV Shqipëri-Kosovë (Tiranë – Prishtinë).
Rendi i ditës i punimeve të Kuvendit parashikon dhe diskutimin e disa ndryshimeve në ligjin “Për sigurimet shoqërore”; miratimin e përbërjes së komisionit hetimor të Kuvendit “Për të kontrolluar zbatimin e legjislacionit në fuqi gjatë procesit të lëvizjeve të burimeve njerëzore të Policisë së Shtetit”.
Në fund të axhendës është parashikuar një interpelancë me ministren e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla, kërkuar nga deputeti i LSI-së, Vangjel Tavo, lidhur me masat e marra për çështjen e mungesës së teksteve shkollore në gjuhën amtare për shkollat e minoritetit.
Batutat në seancën e kuvendit, Paloka dhe Rama ofendojnë njëri-tjetrin – See more at: http://dielli.al/lajme.php?id=39992&k=71#sthash.VdpwEner.dpuf
Po kujt ja thua o xhan. Idioteve qe bejne politike aty e lehin kot? apo atyre qe skan njohur ndonjehere shtet. Jepini, beni shtet e lerini keta te vajtojne
I duhej dhene fund kesaj situate kaotike. te gjithe kemi udhetuar me furgone, pothuaj te gjithe jashte cdo standarti, shoferet pijanece qe udhetojne si te cmendur, pa llogaritur qe demtojne konkurencen e ndershme duke mos paguar shumica prej tyre.
po se keshtu jane mesuar shqiptaret, si per ujin, si per dritat, si per taksat e gjelberimit, ashtu edhe taksixhinjte qe nje pjese te licensuar e nje pjese jo, jane mesuar nje pjese paguajne, nje pjese s’paguajne dhe sherbimet i marrin njelloj. Duhet vene nje situate barazie, se kur kerkojne te drejtat , i harrojne detyrimet.
Rama paska reshkit,tani ai do te merret edhe me furgonat. Ik o Rame e bej kryeministrin se eshte turp per ty dhe ne votuesit e juaj qe ti te merresh me muhabete furgonash. Leri llafet Rame ,por behu burre shteti.
Pse paske dyshime ti goca, apo ke qen afer dhe sta paska rras.
Edhe me furgonat do merret, se ai shpellari jot e ka bo tym derri ne rreze, Shqiperine e shkrete lexo lart edhe zogjte kan marr aratine prej shpellarit tat, pranda Edi Rama do merret edhe me zogjte, prandaj beri moratorium per ndalimin e gjyetise per dy vjet.
Por mos u cudit kur te merret edhe me kurvat, se shpellari jot edhe kurvat i la rrugve, edhe per kurvat do te flasi kryeministri, tju sistemoje , qe te dukeni zonja apo zocka, e keni vete ne dore.
Prandaj leri komentet dhe bej ate qe di me mire te besh, se kryeministri, me rradhe do ti rregulloj te gjitha qe shkaterroi shpellari juaj.
Dafina.Zorr se gjen burra shteti ne Shqiperi.Sic jemi katadisur as mos prit qe te ndodh ajo qe thua ti .Ka rene flama kudo ne keto 23 vjete dhe ajo qe ka me shume rendesi eshte te rregullojme ato qe lidhen direkt me jeten e njerzve .Keshtu eshte realiteti qe K/Ministri te merret dhe me ato qe ne vendet e konsoliduar quhen te rendomta .
Shteti qe la Sali Rrum -Palla kerkon qe Rama te meret edhe me keto qe nuk na pelqejne .Nuk ka detyra te tjera per te bere .Te merret edhe me kazanet e plehrave qe jane burimi i semundjeve .Te merret me pyjet qe po shfarrosen .Te meret me cdo gje qe eshte jashte llogjikes qytetare .
Me keto qe them nuk presuopozohet te mos meret me luften kunder kriminelve e hajdutve dhe shkelsit e ligjeve .Te merret qe te krijoje shtet .Qe do te thote te hyje dhe ne gjerat qe na duken te rendomta . Eshte marrezi trasporti me fugona qe luan rolin kryesor ne sistemin urban e interurban.Nje sistem i pa licensuar sipas standarteve .Po ja qe keshtu ja donte puna Saliut ti leshonte licencat si te vete punsuar pa e vrare mendjen se keto mjete duhet te plotesojne standarte. Nuk kam pare asnje pike te specializuar te ndjeki e tu beje sherbimet ketyre mjeteve qe levizin cdo dite si pikat e shiut .Ky sherbim funksjonon si ne vendet e Afrikes .Ne 91 ky fenomen me ra ne sy ne Turqi .Parqe me fugona qe kishin per destinacjone qendra pune ku traspotonin fuqine puntore nga nje pike ne tjetren.Fugona qe benin transport mallrash ne interes te qendrave te banuara. Fugona transporti pasagjeresh brenda rajonit te Bashkive apo Prefekturave per ato linja qe nuk justifikohet ekonomikishte perdorimi i Autobuzave. Fugona per grupe te vogla turistesh apo per qellime te ndryshme ne sherbim te institucjoneve ,shkollave ,shoqatave dhe per administraten .Ne vendet e Evropes egzistojne por shume te specifikuar vetem per linjat urbane e aspakte per ato interurbane .
Si do te zgjidhet mbasi jane shume te vetepunsuar.Te grupohen ne shoqata transporti me standarte ku tu percaktohet qarte shtrirja e aktivitetit .Ndoshta shteti te gjeje alternativa qe gradualishte ky shebim te mari nje forme me te pershtacme per kushtet e vendit tone .
Edi populli Te votoj dhe e vetmja force qe Te mban ne pushtet eshte populli Jo Klasa e biznesmenve politikan qe I ke frike po Ben Gabim po tax njerez kur nuk ka ekonomi po mbyll vende pune kur ska Pune po kerkon Te vesh ligje kur ska buke dhe shtet SOCIAL po behesh gati Te Te hedh iliri meta tuc mendoja se je djal I zgjuar ! Klasa e biznesmenve politikan Te shofin si konkurent dhe e mbajne veten me lart se ju dhe ne kohen qe ti do ti prekesh interesat je I mbaruar .! Mos shko larg studio historin gjithe liderit boterore jetegjatesin dhe suksesin e Kane pasur duke u mbeshtet ne baze . Shpresoj ta lexosh po shperdoron besimin e popullit . Regulli 1- po nuk ka buk nuk vendos dot regull Sala po punon vendin e la ne depression qe eshte Nje hap larg luftes civile Kujdes
Me ty jam shume dakort, ke bere nje klizme burimit dhe vazhdimit te sistemit.
Eshte kenaqesi te replikosh me komentues si ju, se edhe kur e shikoni se dicka nuk shkon ne keto vendime, nga qeveria qe vete e zgjodhem, di si te kritikosh, pa i ofenduar aktoret e qeverise, qe se kane edhe ata te lehte.
Te japesh mendime konstruktive edhe kur ato jane kritike e forte ndaj qeverise, eshte nje ndihme per qeverine, qe jane te detyruar ta degjojne zerin tend dhe te atyre qe dine ti vejne pikat mbi I.
Me pelqeu mendesia jote, qe di te kritikosh, nje njeri apo grup njerezish, duke i kritikuar si njeri i kulturuar. Respekt dhe nje bravo te madhe nga une.
O Rama te keqen nena e ke hund derin aty brenda po kerkon te mbjell teror me kallash eme trtol qe shqiprin ta ket ne dor
Rama te bllokoje me pare 2 ministrat e tij Tahiri dhe Haxhinasi qe thane bllokim gjithe furgonave ne vend. Duket se protesta e shofereve te furgonave e paralajmeruar e pruri ne vete qeverine si ne rastin e armeve kimike te Sirise. Kjo eshte taktika e Rames : Hedh nje hap, po pati reagim kthehet pas.