Pas debateve të ashpra dhe një seance maratonë, Kuvendi ka votuar rendin e ditës. Kuvendi votoi me 95 vota pro projektligjin për sigurimin dhe risigurimin. Po ashtu ka miratuar me 97 vota projektligjin “Për sigurimin e depozitave” dhe projektrezoluta “Për punën e ERE-s”, projektvendimi “Për vendin vakant tek AMA” dhe projektvendimi “Për Komisionerin e Shërbimit Civil”. Ndërkohë, nuk është votuar dekreti i Presidentit për ILDKP dhe as “Komisioni për hetimin e trafikut të drogës”, e kërkuar nga opozita. Pas 12 orëve debat, Kuvendi ka rrëzuar edhe dekretin e presidentit Nishani për emërimin e Alaudin Malajt, si anëtar i Gjykatës së Lartë. Për dekretin e presidentit votuan kundër 66 deputetë, 12 votuan pro dhe 5 abstenim. Ndërkohë 57 deputetë nuk morën pjesë në votim.
Kuvend, rrëzohet kërkesa e PD për komision hetimor dhe Alaudin Malaj për në Gjykatën e Lartë
