Kuvendi i Shqipërisë pritet që të kalojë një ditë të nxehtë, pasi në seancës e sotme parlamentare do të hidhet për diskutim reforma Administrativo-Territoriale.
Në seancën e sotme parlamentare është parashikuar të diskutohet projektvendimi “Për disa ndryshime dhe shtesa në vendimin nr. 1/2014 “Për ngritjen e Komisionit të Posaçëm për Reformën Administrativo-Territoriale në Republikën e Shqipërisë”.
Po kështu pjesë e rendit të ditës është edhe projektvendim “Për krijimin e Komisionit Hetimor të Kuvendit për hetimin “Mbi implikimin e Forcave të Armatosura dhe bazave ushtarake në veprimtari kriminale – transportin e lëndëve narkotike”, si dhe vendimi për heqjen e kompetencës së Presidentit për propozimin e kryetarit të ILDPK-së.
Për nismat e propozuara nga mazhoranca opozita pritet të bëjë një oponencë të fortë.
